Rama, ky zog me ngjyra i kapur e qe perfiton nga mafia

AnGeLiC

VIP
V.I.P
Në Shqipëri fitoi pa votën e shumicës së popullit. Rama, ky zog me ngjyra i kapur e që përfiton nga mafia
auto_piktori1498553346.jpg

Socialistët e shefit të qeverisë, Edi Rama kanë fituar zgjedhjet parlamentare- me pak mbështetje. Pjesëmarrja në zgjedhje ra në një rekord historik prej vetëm 45 përqind. Vetëm një e katërta e popullsisë e mbështet Ramën

Nga Rudolf Gruber, Luzerner Zeitung

Kur ai hyri në politikë, Edi Rama konsiderohej si zogu me ngjyra, që premtonte një të ardhme të begatë për Shqipërinë. Por thuajse njëzet vjet më pas- në poste të ndryshme, piktori dhe aktivisti është mpleksur me sistemin e shtetit mafioz dhe ka gjetur kënaqësi në pushtetin politik.

Gjithsesi, deri më tani nuk është treguar ndonjë reformator i madh. Tani shqiptarët i kanë dhënë 53-vjeçarit Rama një mandat të dytë: Partia e tij Socialiste arriti shumicën absolute të dielën dhe mund të qeverisë e vetme në katër vitet e ardhshme.

Sfidanti i zgjuar, 43-vjeçari Lulzim Basha i Partisë Demokratike, ishte larg pritshmërive të tij. Qëllimi kryesor i Ramës është që të udhëheqë shtetin bregdetar drejt BE në katër vitet e ardhshme. Ai kërkon të nisë negociatat me BE përpara vitit 2020.

Shqipëria, që i ka nisur negociatat që në vitin 2014, konsiderohet prej kohësh një vend i pashpresë në shtetet e reformës. Rama arriti megjithatë të nisë disa reforma në fushën ekonomike dhe financiare.

Por Shqipëria nuk po shpëton nga reputacioni si vendi më i korruptuar në Evropë.

Madje e kundërta. Zor të ketë një vend tjetër ku lidhjet mes politikës dhe krimit të organizuar janë kaq të ndërthurura sa në Shqipëri.

E tëra kasta politike përfiton nga mafia. Prandaj ishte një komedi kur gjatë fushatës, të gjitha partitë akuzonin njëra-tjetrën për lidhje me trafikun e drogës dhe kontrabandën.

Reformat në shtet dhe drejtësi janë thuajse iluzion në këto rrethana, prandaj edhe zelli i Ramës ishte i kufizuar. Në vitin 2013 ai u shpalli luftë kultivuesve të kanabisit, por katër vite më vonë, biznesi i drogës ka lulëzuar si kurrë më parë.

Sipas raportit të fundit të OKB për drogën, Shqipëria është furnizuesi kryesor i kanabisit në Europë. Nën qeverisjen e Ramës, biznesi i drogërave ilegale u rrit në 2.6 përqind të prodhimit ekonomik kombëtar.

Megjithatë ka disa aksione policore, të cilat shërbejnë më së shumti për të qetësuar Komisionin Europian. Jo rrallë dështon suksesi ndaj zyrtarëve të korruptuar, të cilët mbulohen nga politikanët e korruptuar.

Nuk është habi që shqiptarët, që jetojnë me një pagë mesatare prej 350 eurosh në muaj, kanë frustrimet e tyre, siç tregohet në zgjedhjet e fundit. Pjesëmarrja në votime ra në një rekord të ulët prej 45 për qind, pavarësisht zgjatjes së kohës së votimit.

Edhe Rama gëzon pak simpati në linja partiake: Duke pasur parasysh ushtrinë e atyre që nuk votuan, ai e bazon shumicën e tij absolute për fat të keq tek vetëm një e katërta e elektoratit.syri net
 

Attachments

  • auto_piktori1498553346.jpg
    auto_piktori1498553346.jpg
    50.2 KB · Shikime: 0
Me pelqeu fillimi i artikullit.
Sapo lexova 'sfidanti i zgjuar' e lashe fare :)
No Coment Herr Gruber!
 
Asnje lajm mbi kerkesen e Fleckenstein per tu hapur negociatat....ncuq te gjithe merren me fitoren madheshtore te Rames dhe as me deshtimin e Bashes jo...lol
Pale kur bejne politike amfibat lol
 
Asnje lajm mbi kerkesen e Fleckenstein per tu hapur negociatat....ncuq te gjithe merren me fitoren madheshtore te Rames dhe as me deshtimin e Bashes jo...lol
Pale kur bejne politike amfibat lol

Ti si e majte nuk duhet te ankohesh qe merren vetem me fitoren e rames :)
Per sa kohe vetem akuzojne ramen dhe nuk bejne asnje analize humbje, askush nuk merr pergjegjesi, ja vene gjithmone fajin popullit, rizgjedhin te ngrijne e te shkrijne salulin ti je ne rregull.
Kjo do te thote qe nuk kane ndermend kurre te vijne ne pushtet.
Leri te shfryhen, te shajne, te lavderojne salulin.
Ti duhet te shqetesosesh kur ata te fillojne e te analizojne humbjen dhe te marrin pergjegjesite e saj duke bere nje katarsis qe nga rrenjet.
Me sa po duket as qe kane ndermend ta bejne nje gje te tille.
Madje madje, bile bile kur thone e ka fajin rama qe humben zgjedhjet ti thuaji - po po ashtu eshte :)
 
Ti si e majte nuk duhet te ankohesh qe merren vetem me fitoren e rames :)
Per sa kohe vetem akuzojne ramen dhe nuk bejne asnje analize humbje, askush nuk merr pergjegjesi, ja vene gjithmone fajin popullit, rizgjedhin te ngrijne e te shkrijne salulin ti je ne rregull.
Kjo do te thote qe nuk kane ndermend kurre te vijne ne pushtet.
Leri te shfryhen, te shajne, te lavderojne salulin.
Ti duhet te shqetesosesh kur ata te fillojne e te analizojne humbjen dhe te marrin pergjegjesite e saj duke bere nje katarsis qe nga rrenjet.
Me sa po duket as qe kane ndermend ta bejne nje gje te tille.
Madje madje, bile bile kur thone e ka fajin rama qe humben zgjedhjet ti thuaji - po po ashtu eshte :)

Ne fakt une se kam problem te behem edhe e djathte , edhe replubikane nese ata do kishin nje platforme qe mua si "dele" te me jepte besim.
Sdua te perseritem me por edhe ai qe proklamonte qeteso e dashuri doli nga udha lol

Une nje gje kerkova...askush sme dha nje pergjigje
Luli cfare beri ne 4 vite kryetar bashkie ...nje veper te tij kerkova.....
Lev me vjen keq per nje gje qe ne 2015 ia dhashe voten halimit per respekt per figuren e tij....por ai lali eri qe te gjithe u tallen, u tall ai rendshem me ne.

Eja shikoje Tiranen.....aty ku skish vene dore aakush qe ne kohen e xhaxhit, ai beri rruge.
Epo mosmirnjohja eshte semundja me e lig!
 
Back
Top