Rama, ky klloun që na bëri gazin e botës

Guest2

Antarë i Respektuar
Dje dhe sot, teksa shihja një video të shpërndarë anekënd në rrjet, ku Edi Rama bën rolin e kllounit, duke u prezantuar kavajasve “kriminelin” Elvis Roshi, mu kujtua një zotim që ish aspiranti për kryeministër i bënte të afërmve të tij para zgjedhjeve të vitit 2013.

Në tryeza pas darke, në biseda konfidenciale, ai merrte pozën e një artisti ëndërimtar dhe shpalose përpara dëgjuesve “Shqipërinë fantastike” që kishte në mendje: Një vend që do të bëhej pikë referimi për artistët avangardë, një vend ku mund të eksperimentoheshin rymat më tendencë të kohës, ku do të ekspozoheshin veprat më të çuditshme të botës.

Ai i fliste bashkëbiseduesve gjatë dhe me një zë ëndërrimtar, që i ndërthurur me sëmundjen e tij të pashërueshme për të tërhequr vëmendjen, me çdo çmim, mund ti bënte ata të imagjinonin, një atdhe tjetër, epiqëndër kulturore të një bote që kish hyrë në shekullin e ri.

Nënteksti qe i qartë. Vendit i duhej një kryeministër artist, një njeri që do i shëronte plagët çerekshekullore jo vetëm me rritje ekonomike, por edhe me penel, jo vetëm me shtim investimesh por edhe me ripërtëritje shpirtërore, jo vetëm polici, por edhe me art.

Ky atdhe i ri nuk do të qe më vendi që bota e njihte për vrasjet politike, shernajën e pafundme, drogën, prostitucionin dhe krimin, por një atelie gjigande drejt së cilës mediat perendimore do të kthenin sytë, ashtu sikurse kishin bërë dikur me bojatisjen shumëngjyrëshe të fasadave të rrënuara të Tiranës.

Nuk e di pse mu kujtua ku zhgënjim i fundëm nga ëndrra e “Rilindjes” kur pashë e ripashë me dhjetra herë, atë videon e Edi Ramës që i fton socialistët e rij të Kavajës të anëtarësohen në partinë e tij, duke thirrur në skenë Elvis Roshin

Nuk e di pse mu kujtuan ato fjalë tek e kqyrja të bënte një humor kaps, nëse njeriu që kishte në krah quhej Elvis apo Ervin.

Nuk e di pse bëra nja asocacion neveritës kur e shihja që të përbetohej me sarkazëm se kavajsi i tij, nuk prekej nga ligji i sapomiratuar i dekriminalizimit.

Po, kishte diçka të përbashkët në këto dy histori.

Kishte një aftësi të dallueshme aktrimi. Por ajo nuk ngjante pak me ëndrrën ndjellëse të kandidatit të dikurshëm për kryeministër. Ajo vizatonte më tepër profilin e një kllouni të dalë boje.

Sepse me aftësinë e një kllouni Edi Rama po mundohet ti përballojë të gjitha njollat e zeza të qeverisjes së tij.

Kështu ka vepruar edhe kur Mark Frroku dhe Armando Prenga përfunduan në burg edhe kur Arben Ndoka iku nga parlamenti, me siguri kështu do të sillet edhe kur të dalin emrat e kriminelëve të tij të rij.

Sepse kështu është sjellë gjithmonë.

Edhe teksa parodizon ata katundarë me mjerimin e të cilëve tallet live në TV, teksa u dorëzon çertifikatat e legalizimeve.

Edhe teksa flet me ironi për votat e munguara të atyre aktivistëve që duan të ruajnë ato pak lulishte që po gllabërohen nga klientët e tij.

Edhe teksa i quan si gjuetarë mushkonjash ata që denoncojnë avionët e drogës që ulen në bregdetin shqiptar.

Edhe teksa ironizon mëmësinë e gazetareve që i bëjnë pyetjet e duhura të cilave ai nuk i përgjigjet dot.

Dhe kjo histori përsëritet.

Sepse me sa duket Edi Rama ka vendosur ta qeverisë Shqipërinë, si një klloun që jep shfaqe live në TV.

Po ndërkohë skandalet vazhdojnë të ndodhin.

Trafikantët e drogës largohen në drejtim të paditur.

Policia fsheh gjurmët e aleatëve politikë të shumëkërkuar në perëndim.

Gazetarët e huaj kanë filluar të shtojnë reportazhet dhe investigimet për trafikun e armëve dhe të drogës.

E kur ndonjëri prej tyre tenton ta pyesë për atë që po ndodh, kryeministri nervozohet dhe skërmit dhëmbët.

Sepse hendeku mes asaj që propogandoi dhe asaj prodhoi është katastrofik.

Shqipëria fantastike që kërkonte të shiste si vitrinë, sot është vendi i krimit, hashashit dhe bandave që po mbysin faqet e shtypit perendimor.

Rilindja e ëndrrave u shndërrua shumë shpejt në ripërsëritjen e batakut. Aq as dhe vetë Rama nuk mund ta përballojë këtë zhgënjim.

Ndoshta prandaj, nga mosballafaqimi me këtë dështim ai ka vendosur të sillet si klloun. Ashtu si tek ajo videoja me të dashurin e tij kavajas, që gjithkush duhet ta rishikojë dhe njëherë. Nga Andi Bushati.
(lapsi.al)
 
Titulli: Rama, ky klloun që na bëri gazin e botës

Aaaaa Andi qenka shkrimtori i gjithe kesaj, ta kisha dit sdo kisha lodh veten deri ne fund.
Se Andi eshte kshu tipi i labirintheve, te fut ne nje dere e sdi ku te te nxjerri....mire qe dime rrugen vet :p

Te fala Andi!
 
Titulli: Rama, ky klloun që na bëri gazin e botës

Me qe e lodhe, lexove te pa verteta, te pelqyen?
 
Titulli: Rama, ky klloun që na bëri gazin e botës

Me qe e lodhe, lexove te pa verteta, te pelqyen?

Mund te kish shkruar edhe me shume vertetesi....ne prokupohemi cfare mendon bota.

e di si eshte kjo pune ti Amar....si puna e nje familje patriakale (kemi plot ne)
e kur njeri nga femijet (djem) ndahet , prinderit e perjetojne keq ,
Por jo sepse u nda femija ekonomikisht e do jete i pavarur, por sepse cdo thone bota??? cdo thone komshinjt? cdo mendoj fisi?
ja ajo shtriga qe ka per grua e ka fajin...ajo i fut mend te keqija djalit...lol

Kshu e kjo puna e Andit o Amar, preokupohet a na u nxi surrati ne bote...perpos se po ndodhin cudira cdo dite te zotit.
Cdo vend i botes ka probleme me drogen , prostitucionin, e kontrabanden...por ketu peshku eshte qelbur nga koka.

e ja kshu....
 
Titulli: Rama, ky klloun që na bëri gazin e botës

Nuk besoj se kur permend boten e ka me boten,por me shkakun kryesore qe na nxjerr ne bote.Pra e ka me shkakun jo me pasojen.Permend boten(komshiun) ta beje sa me te kuptueshem shkrimin.
 
Titulli: Rama, ky klloun që na bëri gazin e botës

Nuk me ben pershtypje qe Rama nuk mban pergjegjesi per nje perdhunues, te cilin e ka vendosur Kryetar Bashkie, pasi ata qe e njohin Ramen e kuptojne qe ai eshte vetvetja, ai te tille njerez mban rreth e rrotull tij.

Me e forta jane keto qe justifikojne Roshin me shoke, jane te parat qe bejne sikur jane per te drejtat e femrave ne tema te tjera.

Hipokrizi e paster!

hajduti
 
Back
Top