Rama kundër gjykatësve. Basha konfirmon mbështetjen për vettingun

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Rama kundër gjykatësve. Basha konfirmon mbështetjen për vettingun
Lulzim-Basha.jpg



Padia në Gjykatën Kushtetuese e Unionit dhe Shoqatës së Gjyqtarëve kundër ligjit të vettingut, këtë herë nuk ka gjetur mbështetjen e opozitës. Lulzim Basha u shkëput për pak nga fushata elektorale në Korçë dhe në një prononcim për Top Channel nuk la vend për interpretim kur përkrahu pa rezerva vettingun.

“Nuk e njoh natyrën e padisë, konfirmoj mbështetjen totale të PD për vettingun, për pastrimin e drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar e sidomos nga ata me lidhje kriminale. Jemi ne që prej 3 vitesh e gjysmë kemi kërkuar vettingun me qëllim largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, me qëllim shëndoshjen e sistemit me gjyqtarë e prokurorë që nuk mbrojnë krimin dhe korrupsionin, por u shërbejnë qytetarëve”, deklaroi Basha.

Një nga kërkesat e gjyqtarëve është shpallja antikushtetuese e një shprehjeje në ligj, që lidhet me kontrollin e figurës, duke përfshirë në verifikim për lidhje me njerëzit e drejtësisë edhe persona të dyshuar për lidhje me krimin e organizuar pa një vendim të formës së prerë.

اka sipas tyre mund të çojë në vendime abuzive të komisionit të vettingut. Por sipas kryeministrit, abuzuesit gjenden në radhët e njerëzve të drejtësisë.

“Tani shkojnë atje dhe thonë, ‘vettingu dakord, por jo për krimin e organizuar’. Atëherë për çfarë? Se vettingu këto ka, pasuritë dhe lidhjet me krimin. Ke apo s’ke lidhje me krimin, këtë do bëjnë komisionet e vettingut. Këta thonë se këtë s’duhet ta bëni sepse është shkelje e të drejtave të njeriut. ثshtë shkelje e të drejtave të njeriut kur ti si gjykatës ulesh e ha drekë me kriminelë që duhet t’i gjykosh”, tha Rama.

Zbatimi i ligjit të vettingut ishte një nga pikat e marrëveshjes Rama-Basha më 18 maj dhe kur Parlamenti të votojë me tre të pestat ngritjen e komisioneve të vettingut, ajo do të jetë dita kur kjo pikë e marrëveshjes të përmbushet plotësisht.


(gazeta-Shqip.com) / Top Channel
 
Kujt po i bejne gropen keta te dy jam kurioze ta di..kujtttt?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top