Rama: Këta që duan “kokën” time, ja futën kokën mes këmbëve popullit

[h=1]Rama: Këta që duan “kokën” time, ja futën kokën mes këmbëve popullit[/h]
aa.png
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën në konferencën e tij për mediat, duke thënë se ata që sot po kërkojnë “kokën” e tij në shesh, janë ata që dikur ja futën popullit, kokën mes këmbëve të keqqeverisjes.

“Shqipëria që unë dua dhe për të cilën kam besimin e kam bashke më PS mbështetjen e këtij populli nuk është kjo që kemi. Se po të ishte kjo unë nuk do të bëjë këtë detyrë. Kjo Shqipëri që kemi, jo nuk është ajo që kishim, por nuk krahasohet dot në asnjë zonë të territorit të Shqipërisë që kishim. Në kohën kur këta që sot kërkojnë kokën time ia futën këtij populli kokën në mes të këmbëve të keqqeverisjes së tyre”, tha Rama.

Shefi i qeverisë theksoi se kjo e sotmja është “ditë e keqe për demokracinë shqiptare”.

“ثshtë e dëmshme kjo zgjidhje destruktive e opozitës për të hequr dorë për mandatet e popullit. Kjo është një goditje që mund të rezultojë fatale për çeljen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian këtë vit. S’jam aspak i qetë që opozita jonë sot është kthyer në shqetësim serioz për aleatët strategjikë SHBA dhe BE”, deklaroi ai.

Sipas Ramës, kjo “ opozitë e ka lënë prej kohësh tashmë Shqipërinë pa një sfidant të besueshëm përballë qeverisë”.

“Një opozitë e dobët, që për program ka mënyrat si futen sendet në parlament për të gjuajtur qeverinë dhe për argument ka sharjet pa kufij nuk të energjizon, por të tërheq në batakun ku llokoçitet vet dhe të bën si vetja. Opozitën nuk e zgjedhim, por e pranojmë pa kushte dhe përpiqemi ti krijojmë kushtet ku mund të shprehet sa më qartë”, deklaroi kreu i ekzekutivit.

 
[h=1]“Mandatet”, Rama: Opozita konsumoi një akt të panjohur në vendet me zgjedhje[/h] Kryeministri Edi Rama në një konferencë të paralajmëruar për mediat disa orë pas protestës së opozitës para Parlamentit dhe djegies së mandateve të deputetëve, tha se ata kanë konsumuar një akt të paprecedentë në historinë e një shteti demokratik.

“Po synojnë përçarjen e zgjedhjeve duke nxitur urrejtjen, dhunën, rrëmujën, ndaj duhet të përpiqemi të reflektojmë sa më thellë. Duke nisur nga vetja secili, e secila prej nesh pastaj duke para rreth e rrotull, e përballë nesh që të kuptohemi sa më mirë. Opozita ka konsumuar një kat të panjohur të vendeve me zgjedhje, që nga demokracitë perëndimore, deri te regjimet hibride”, tha Rama.

Sipas tij ky është “një akt i paparë por jo krejt i pashpjegueshëm për ne këtu në Shqipëri”.

“Jam zgjedhur kryeministër dy herë, herën e parë pas një koalicioni pas 8 viteve në opozitës, Herën e dytë në një palë zgjedhje në një qeveri të përbashkët me opozitën, ku i dhamë të gjithë portofolet që kërkoi. Plus kryetarin e KQZ dhe gjithçka tjetër kërkuan. Kishim një synim të vetëm, moskontestimi i rezultateve të zgjedhjeve nga humbësi dhe mospërbaltja e Shqipërisë. Herën e parë zgjedhjet nuk u kontestuan, faji iu la popullit që iu dha 1 milion shupalaka. Herën e dytë zgjedhjet u kontestuan por paqja zgjati sa ëndrra e një nate vere pasi në vjeshtë filloi avazi i përbaltjes së Shqipërisë që sot ka arritur një kulm të ri”, theksoi shefi i qeverisë.
 
Ky ka kemboret me koke e koken ne vend te kemboreve poshte perfundimisht... :D :D
 
Me vote..vetem me vote

Vdekte po e leshoi pushtetin ne tavoline lulzimes e plehrave te tjera. Haram vota
 
Vdekte thote. ahahahahahhahahaha.
Ytt komunisteeee :P
 
Ashtu jam ....po si skam i force te madhe ti shuaja te tere....nga i pari te i funit
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top