Rama: Incidentet e bëjnë më të çmuar fitoren tonë

Love

βeℓℓe â๓e
43021.jpg

TIRANث- Kryesocialisti Rama rreth orës 22:50 në një konferencë për shtyp menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit, deklaroi se Partia Socialiste e ka të fituar kryeqytetin, ndërsa sipas tij, fitorja më e bukur do jetë ajo e gjithë Shqipërisë.

“Mirënjohje të gjithë atyre që na besuan dhe votuan nuk do zhgënjej asnjë. Edhe ata që s’na votuan për ne janë të barabartë dhe do t’ju shërbejmë për ti treguar se rruga jonë është e vetja rrugë. Fitorja jonë në Tiranë është e qartë, mbetet të shihet vetëm thellësia e rezultatit. E bukur do të jetë fitorja në të gjithë vendin”, tha Rama.

Kryetari i PS deklaroi se në cdo cep të vendit ka pasur kërcënime të qytetarëve, parregullsi e incidente, por sic tha ai, këto e bëjnë më të çmuar fitore.
“Domosdoshmëri që puna e bërë deri tani nën një presion të shëmtuar të vazhdojë me ngulm me pasion të hekurt. Beteja vazhdon dhe është e qartë. Ne kemi detyrim në cdo cep të Shqipërisë të nxjerrim nga kutitë shprehjen e vullnetit të popullit sovran pa lejuar që rrugës ajo të cënohet apo deformohet. Presionet, kërcënimet, përpjeke të gjithanshme për të ushtruar të gjithë trysninë e pushtetit mbi shqiptarët që nuk ua kishin borxh oborrit të Saliut e Ilirit ishin prezente”, shtoi Rama.

Ai deklaroi se zgjedhjet ishin më të bukurat në ekran, por më të shëmtuarat në realitet, duke iu referuar parregullsive. Lideri i opozitës shtoi se “Media ka dëshmuar disa detaje anë e mbanë vendit, mjafton votimi i të burgosurve nëpër kryeqytet për të dhënë një pamje të faktit, se jo vetëm ishte një turp por edhe se kundërshtarët ishin të vetëdijshëm për humbjen dhe të papërgjegjshëm për të garantuar procesin si përgjegjësit e vetëm për garantimin e tij, këto nuk e cënojnë por e bëjnë më të çmuar fitoren tonë”, theksoi Rama.

Sipas Ramës “Ne jemi në këmbë në të gjithë Shqipërinë për të mbrojtur cdo votë, për ta numëruar ashtu sic qytetari e ka përcaktuar”.
Burimi: BalkanWeb
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 1 20.0%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 1 20.0%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 2 40.0%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 1 20.0%
Back
Top