Rama i quan “zogjtë e korbave”, opozita braktis Kuvendin

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Rama i quan “zogjtë e korbave”, opozita braktis Kuvendin

Rama-basha-768x512.jpg


Kryeministri Rama ka reaguar menjëherë pas deklaratës së krydemokratit, duke thënë se qeveria ka hequr abuzuesit e ndihmës ekonomike, duke shmangur nga kjo skemë pronarët e vilave dhe të makinave të shtrenjta.

Në momentin që ai po fliste nga foltorja, situta është tensionuar disi, pasi kreu i opozitës Basha me deputetët e PD-së i është afruar, duke i kërkuar llogari për gjuhën e përdorur, duke i quajtur “zogjtë e korbave”.

“Ky është pikëzimi i skemës së miratuar nga Berisha, ne kemi hequr, televizorin, bulierin etj. Me atë vendim qeverie, është kaluar në proces ratifikimi me Bankën Botërore për reformën ekonomike, – tha Rama. – Pavarësisht nga të gjitha reformat që ju i tentuat e s’i bëtë kurrë, kjo është një reformë që nisi në 2014, duke u pilotuar në tre qarqe, Elbasan, Tiranë, e Durrës, ku rezultuan 19.700 deklarime të rreme, subjekte abuzive që merrnin ndihmën ekonomike nga ju e që nuk meritonin ta kishin. Kanë kaluar dy vjet nga ky proces dhe jemi në fazën e shtrirjes së të njëjtës ekëmë në gjithë vendin. Nëse ju doni të protestoni, për Fluturimin nga Prrenjasi, që deri në 2018 është pronar i një vile, vazhdoni të protestoni; për Josifin nga Fieri, që ka në pronësi tre makina modele të fundit, vijoni protestoni. Këto janë disa nga mijëra raste të verifikuara nga ne”.

Sipas Ramës, vetëm në Vlorë janë konstatuar nga Bashkia 700 deklarime të rreme. “Dhënia e ndihmës ekonomike ka qenë prioritet i kësaj qeverie, ju jepnit 38 mln dollarë për ndihmën ekonomike, ne japim 40 milionë. 70% e aplikantëve të projektuar nga kjo skemë, janë në moshën 24-44 vjeç, të gjithë të aftë për punë”.

(gazeta-Shqip.com)
 
hahahahahaha cua paska gjete kete shprehje kaq "mizore".
 
Back
Top