Rama i përgjigjet Ivanovit: Pa shqiptarët, nuk ka Maqedoni

Guest2

Antarë i Respektuar
4683E63AE2315C5B657EFF834BF4BD6C.jpg

Kryeministri shqiptar Edi Rama përmes një statusi në rrjetin social “Twitter” ka reaguar kundër qëndrimit të Presidentit maqedonas që nuk mandatoi qeverinë Zaev me pretendimin se platforma e partive shqiptare është përgatitur nga një vend tjetër.

“Zoti Ivanov, gjuha shqipe s’është e armikut po e një populli shtetformues në Maqedoni. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur President!”, shkruan Rama në “Twitter”.

Ivanov doli para mediave në një konferencë për shtyp rreth orës 16:30, ku bëri publik vendimin e tij. “As Kushtetuta dhe as vetëdija ime nuk më lejojnë që të jap mandatimin për dikë që minon pavarësinë dhe sovranitetin e Maqedonisë.

Sa të jem unë President i Maqedonisë nuk do t’i jap mandat askujt që angazhohet, ose që në program të tij ka rrënimin e pavarësisë dhe sovranitetin e Maqedonisë”, tha ai.

Zoti Ivanov, gjuha shqipe s'është e armikut po e një populli shtetformues në Maqedoni. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur President!
Portalb
 
Ik more trung se s'je gje pos nje pordhalaq me breke te shqyera :cekic::cekic:

Ik forco Shqiperine nga brenda e pastaj do shofesh se si do respektohen edhe shqipet ne vendet tjera :hi:
 
Vendimi i Ivanov, Bushati: Rrugë e gabuar, kurs i gabuar

bushato-640x384.gif


“Rrugë e gabuar, kurs i gabuar”. Me këto fjalë e ka komentuar ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati vendimin e presidentit maqedonas Ivanov, kundër platformës së partive shqiptare.

“Shqiptarët e Maqedonisë janë popullësi shtetformuese dhe në këtë kontekst, frika për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë, më të barabartë, më solide, në përputhje me respektimin e vlerave europiane mbi të cilat qëndron Maqedonia si shtet është një rrugë e gabuar dhe një kurs i gabuar”, ka thënë Bushati.

Nga Athina, ku ndodhet për një vizitë zyrtare, Bushati ka deklaruar se shqiptarët historikisht kanë qenë një faktor shtetformues në Maqedoni.

“Ne kemi qenë të përfshirë në mënyrë principale sa i takon gjithë ecurisë së shtetndërtimit demokratik të Maqedonisë, që nga njohja si shtet i pavarur dhe deri tek mbajtja hapur e çdo kanali komunikimi me faktorin politik, sidomos me faktorin politik shqiptar për të nxitur një kohezion më të madh, që në të vërtetë ka si rezultat një Maqedoni multietnike që orientohet drejt vlerave euro-atlantike”, ka thënë Nishani.

g.shqip
 
Back
Top