Rama dhe gomari i Nastradinit

Burrel1924

Anëtar i Respektuar
OPINION
Rama dhe gomari i Nastradinit

19-02-2010 / Nga Luan Pirraci

Edvin Rama doli nga tryeza e Presidentit ashtu siç hyri, si njeri i rrugës dhe jo i institucioneve; pra jo me mendtë e Topit, por të Takut, duke deklaruar para kamerave se, po nuk u hapën kutitë do të vazhdojë protesat në rrugë deri në rrëzimin nga pushteti të kësaj qeverie. Kjo sjellje e çuditshme politike e kreut të PS-së më kujton një anekdotë të Nastradinit, të titulluar: “Sa heq unë nga ky gomar”, në të cilën përshkruhet se si njëherë, Nastradini e çoi gomarin në pazar dhe ia dha një ndërmjetësi. Një blerës duke dashur të përcaktonte moshën e gomarit, i ra në mend t’i shikonte dhëmbët. Por gomari i kafshoi dorën. Blerësi u largua duke sharë. Erdhi një blerës tjetër, ai donte t’i ngrinte gomarit bishtin, por ai e goditi me shqelma në pulpë. Duke çaluar e mallkuar u largua edhe blerësi i dytë. Erdhi tek Nastradini ndërmjetësi dhe i thotë: “Nastradin efendi, askush nuk do që ta blejë gomarin tënd: kush i del përpara ai i fut dhëmbët, kush i afrohet nga pas ai e godet me shqelma”. Dhe Nastradini i përgjigjet: “Po unë nuk e solla këtu për ta shitur, por për ta parë, që ata të besojnë se ç’heq unë nga ky gomar!”.
Kësisoj, kryeministri Berisha e pranoi tryezën e Presidentit jo se priste ndonjë ofertë të re nga Rama, po për t’i krijuar mundësi edhe kreut të shtetit që ta njihte mirë huqet e kreut të Partisë Socialiste apo t’i tregonte atij se ç’po hiqte nga ky politikan i papërgjegjshëm për momentin historik që po kalon Shqipëria.
Por ndryshe nga gomari i Nastradinit, kryetari Rama ka dalë me dëshirën e vetë në pazarin e politikës shqiptare, duke u treguar “dhëmbët” atyre që ka përpara dhe “shqelmat” atyre që ka pas. Dhe nga para janë institucionet demokratike, vendase apo të huaja, kurse nga pas deputetët e Partisë Socialiste, kryesisht ata të LMN-së. Kësisoj Rama vazhdon të prish imazhin e politikës shqiptare dhe t’u shkatojë mjaft probleme qytetarëve të këtij vendi, pa i bërë pikë përshtypje. Ishte kjo arsyeja që qysh në ditët e para të karierës së tij politike në krye të Partisë Socialiste, ai u cilësua nga eurodeputetja Doris Pack, si “çilimiu” i politikës shqiptare, jo thjeshtë për shkak të moshës dhe eksperiencës së pakët, por kryesisht për shkak të mendësive uzurpuese. Megjithatë qëndrimi i kohëve të fundit, pas zgjedhjeve të përgjithëshme të 28 qershorit 2009, tregon se veprimet e tij politike nuk lidhen dhe aq me papjekurinë politike se sa me ligësinë njerëzore. Ndërkombëtarët, por edhe shqiptarët po binden, ditë pas dite, për një gjë të tillë, teksa shohin që ai nuk do t’ia dijë fare për interest e popullit dhe të vendit, të cilat në këto moment lidhen me funksionimin normal të Parlamentit dhe institucioneve të tjera të shtetit për t’iu përgjigjur kërkesave të Brukselit, lidhur me liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Në një rast të tillë, “politika nuk është gjë tjetër veçse pulsi i përbashkët që rreh”, do të thoshte Uendell Filips. Pra, me pak fjalë, kur vihen në lojë interesat e përgjithëshme të vendit, shuhen kufijtë e interesave individuale midis mazhorancës dhe opozitës, qoftë edhe në rast se njëra palë është cunguar pjesërisht në ushtrimin e të drejtave të saj politike. Por rasti i ankesave dhe protestave të Edvin Ramës është thjeshtë një spekullim absurd me të drejtat, që burojnë për këdo në një vend demokratik. Ai në mënyrë fare të pakutimtë i kërkon kryeministrit Berisha të “hap kutitë”, ndërkohë që një kërkesë e tillë mund t’i drejtohet gjykatave, megjithëse edhe për këto institucione gjithëçka është mbyllur ligjërisht dhe në kohën e duhur. Kësisoj Edvin Rama po kërkon një gjë të pamundur, me qëllim që të mos ketë zgjidhje tjetër përveçse zgjidhjeve që diktojnë situatat destabilizuese e të amullta. Një gjë të tillë Rama dhe bashkëluftëtarët e tij pa status deputeti por me kërcënime kiameti e kanë artikuluar drejtpërdrejtë gjatë mitingjeve të ndryshme, duke rikujtuar ’97-ën apo rrëzimin me forcë të qeverisë dhe pushtetit demokratik. Rikthimi tek skemat e vjetra të ardhjes në pushtet do të thotë rikthim tek ideologjia komuniste dhe revolucioni me dhunë, ndërkohë që ekzistojnë të gjithë mjetet dhe mundësitë demokratike për të plotësuar një ambicje të tillë politike. Në demokraci nuk ka rrugë tjetër për të marrë pushtetin, përveçse asaj me zgjedhje të lira e të ndershme. Fatkeqsisht Rama e humbi këtë shans në zgjedhjet e përgjithëshme të 28 qershorit 2009, për shkak se qytetarët shqiptarë, me vullnet tërësisht të lirë, zgjodhën alteranativën e vazhdimit të ndryshimit që qeveria “Berisha” realizoi gjatë viteve 2005-2009.
Faktikisht Berisha dhe mazhoranca i kanë ofruar gjithëçka kanë në dorë Edvin Ramës, deri tek ngritja e një komisioni parlamentar për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, ku shumicën ta ketë opozita, me qëllim që deputetët socialist të zënë vendet e tyre në Parlament. Të njëjtën gjë po i këshillojnë kreut të Partisë Socialiste edhe përfaqësuesit e ndryshëm të komunitetit ndërkombëtar, të cilët i kanë cilësuar zgjedhjet e 28 qershorit 2009 “si më të mirat që Shqiëpria ka zhvilluar ndonjëherë në vitet e tranzicionit”. Dikush mund të na kujtojë këtu thënien filozofike se, “e mira s’ka fund dhe e vërteta s’ka mbarim”, por bazuar në realitetin shqiptar, zgjedhjet e fundit parlamentare në vendin tonë përfaqësojnë një zhvillim mbreslënës në kuadrin e reformave integruese drejt Bashkimit Europian. Një gjë të tillë e pohoi edhe vetë Rama në mbyllje të procesit të votimit, gjë të cilën e sigluan të 20 mijë komisionerët e tij në mbyllje të procesit të numërimit. Po kështu Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dhe Kolegji Zgjedhor, pasi verififikuan nga pikpamja ligjore ankesat e subjekteve politike i morën vendimet e tyre në unitet të plotë, pavarësisht bindjeve partiake që mund të ketë patur gjithësecili prej tyre. Dhe të gjithë këto që përmendëm pak më lart, me pak fjalë quhen institucione demokratike, disa kombëtare dhe të tjerat ndërkombëtare, të cilat duhen dëgjuar e respektuar nga çdo politikan normal. Por një politikan që nuk respekton interest e popullit dhe vendit të vet, kurrësesi nuk mund të respektojë institucionet. Për këtë arsye, Rama ka krijuar konceptin e “popullit të majtë”, me qëllim që në vend të politikës të bëjë demagogji. Historia na mëson, se populli nuk mund të ndahet në të majtë dhe në të djathtë, siç ndahen partitë dhe inidvidët. Një popull i ndarë është një popull i tradhëtuar në interesat dhe idealet e tij kombëtare. “Në politikë është e nevojshme të tradhëtosh ose vendin, ose elektoratin tënd, Unë parapëlqej të tradhëtojë elektoratin”, thotë Sharl de Gol.
Mosrespektimi nga një politikan i lartë i institucioneve demokratike, kombëtare apo ndërkombëtare qofshin ato, është shënjë aventurizmi dhe papërgjegjshmërie. Dikush mund të thotë që edhe protesat janë një instrument demokratik për realizimin e të drejtave. Dakord, por ky instrument mund të përdoret në një situatë kur mungojnë institucionet e duhura demokratike apo kur ato nuk janë të mendje, siç i thonë, lidhur me një çështje të caktuar. Por në rastin konkret nuk kemi të bëjmë as me njerën dhe as me tjetrën alternativë. Problemi është se Edvin Ramës nuk i interesojnë zgjidhjet demokratike që ofrojnë këto institucione, të cilat konvergojnë tek respektimi Kushtetutës së Shqipërisë dhe projektrezoluta e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, të cilat kërkojnë që deputetë e opozitës të ndërpresin bojktoin dhe të zënë vendet e tyre në Parlament. Karriget e Parlamentit shqiptar kanë afro 6 muaj që presin deputetët e opozitës, me qëllim që së bashku me deputetët e mazhorancës të marrin vendimet e duhura për të përshpejtuar procesin e liberalizimit të vizave dhe anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Nga ana tjetër karriget e Parlamentit janë për deputetët e opozitës mundësi reale për të bërë detyrën që atyre u takon jo vetëm në raport me popullin dhe atdheun, por edhe në raport me detyrimet që kanë ndaj forcës së tyre politike. ثshtë thënë më se një herë që, kreu i Partisë Socialiste Edvin Rama, duke preferuar veprime jashtëparlamentare, por dëmton në mënyrë të pariparueshme misionin e opozitës në një sistem demokratik. Përveç të tjerash ajo i krijon mundësi qeverisë që të justifikohet para opinionit publik për gabimet që ajo natyrshëm mund të bëjë, duke ia faturuar ato mungesës së bashkëpunimit me opozitën apo mosluajtjes së rolit të saj mbikqyrës e kontrollues. “Asnjë qeveri nuk mund të jetë e sigurt pa një opozitë të fortë”, thotë Benxhamin Dizraeli.
 
Back
Top