Rama dhe Bushati i dhurojne Greqise...

Darius

DENY IGNORANCE
Ministri grek i Mbrojtjes: Do zgjerojmë ujërat tona territoriale dhe shfrytëzimin e pasurisë nënujore

GREQI-SHQIPERI-300x169_0.jpg

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos ka bere nje deklarate te forte qe ka ngjallur shume reagime. Ai ka deklaruar se Greqia së shpejti do të zgjerojë hapesiren e ujerave te veta territoriale, ne kuader te njohjes se zonave ekskluzive ekonomike (ZEE).

Sipas mediave greke, Kammenos ka thene se Greqia me njohjen se shpejti te zonave ekonomike ekskluzive (EEZ) do të fillojë të punoje per shfrytezimin e pasurisë nën det, per prodhimin e gazit natyror dhe ndoshta naftës më vonë.

Siç tha ai, “ne jemi në një moment te rendesishem në historinë e kombit, shumë shpejt do të “zgjerojmë” ujërat tona territoriale, njohjen e ZEE, shfrytëzimin e pasurisë nënujore dhe vendi ynë do të hyjë në një epokë të re”.

Me tej, duke dashur te shmange keqkuptimet theksoi se nuk behet fjale per nje zgjerim ne kuptimin fillestar te fjales.

lapsi
 
Ah, mire boll.
Te na i marrin ujrat te shtyjne kufinjet.Pse jo ti shfrytesojne,perderisa gjejne nje ambjent tille.
C"te thuash. Kush e di si nenshkruhen fshehtas keto gjera,e pastaj kur i kap media thjesht zhurem mullinjesh, pasi gjerat jane mbyllur.
 
...... ja pashaportat epiriote....
gr gjithmone "filozofike"..
nga nnera ane bllokon maqedonin per emrin.. nga tjetra na kujton "luften e hapur" .. e ca zenka me kryeministrin tone qe ne na ben krenar me atedhetarine.. por ne fund pas te gjitha ketyre merr ujrat dhe jan aq te kujdesshem sa heq edhe keqkuptimet... nuk flitet per nje <zgjerim fillestar>
 
Une kujtoje se egziston nje vendim i Gjykates Kushtetuese te Shqiperise lidhur me kete ceshtje andaj duke pasur parasysh se vendimet e Gjykates Kushtetuese jane ligje ne fuqi, kujtoje dhe besoje se fuqishem se cdo gje tjeter ne kete drejtim jashte ketij vendimi eshte i paligjshem.

Dua te besoje se edhe Rama dhe Bushati jane ne gjendje ta kuptojne kete gje kaq te thjeshte.
 
‘Deti’, Berisha: Kanë pranuar propozimin e Greqisë, 2 spiunë mes negociatorëve

berisha-deklarate-per-mediat.jpg


Marrëveshja për ndarjen e kufirit detar me Greqinë dhe bisedimet e grupeve negociatore, kanë qenë në qendër të denoncimit të ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë sot jashtë sallës së Kuvendit.

Sipas tij kemi të bëjmë me një akt të madh tradhtie nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, të cilët po falin detin.

“Nga burime absolutisht të dy-trefishta të grupit negociator janë: Pala greke në mënyrën me arrogante dhe prepotente i ka dorëzuar palës shqiptare marrëveshjen duke i thënë merreni se për këtë nuk ka më asnjë koment, kjo është marrëveshja që ramë dakord në Greqi. Në këtë marrëveshje pala greke ka bërë të qartë për palën shqiptare se nuk shqipërojnë ekiti dhe koncesione, ekiti që është një nga kërkesat fondamentale të Kushtetueses është rrëzuar nga qeveria greke”, tha Berisha.

Berisha theksoi në denoncimin e tij se “anëtarë të delegacionit kanë shprehur mosaprovim të plotë për këtë qëndrim, kanë bërë letra, shefave të tyre për brutalitetin dhe imponimin që kërkon pala greke të bëjë”.

Por ai shtoi se ka disa anëtarë që kanë bërë letra, drejtuar shefave Rama dhe Bushati, për të bërë të mundur ruajtjen e marrëveshjes.

“Një i pafytyrë që quhet Skapi dhe agjenti Muçollari arrijnë të falsifikojnë minutat e diskutimeve, të nënshtrojnë për firmë gjërat pasi janë hequr gjërat që janë deklaruar. Kurse nga Rama anëtarët marrin kërcënime për largime nga puna. Palët negociatore e udhëheqin dy persona secili më zi se tjetri, Skapi famoz dhe spiuni Muçollari i njohur se punon në çdo rast kundër Shqipërisë”, nënvizoi Berisha.

Ish-kryeministri gjithashtu shtoi se “në marrëveshjen e grekëve, ishulli Oton merr fuqi të plotë si për ujërat territoriale dhe zonën ekonomike, ai ishull që bëhej gjithë zhurma, pala greke bën të qartë se ishulli ka fuqinë e Korfuzit apo të tjerëve”.


gazeta-Shqip.com)
 
Te flasim ne jam 100% dakort, por te flasi ky doktori i mortjes te vje me plas 7 here pa shkeputje nga toka!

Burimi i lajmeve kush eshte? Asgje konkrete skemi lexuar e as kemi pare....pra tym ne ajer
Nese jane te verteta edhe Edi si Sala do emertohet...tradhetar dhe plehre!
 
Back
Top