Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka falënderuar kancelaren Angela Merkel në gjuhën gjermane. “Danke Angela!”.
Ky falënderim i Ramës vjen pas takimit me Merkelin që u zhvillua në kuadër të Konferencës së Donatorëve që do të mbahet më 17 shkurt. “Kam ardhur enkas për Konferencën e Donatorëve. Faleminderit për solidaritetin dhe ndihmën si nga Gjermania, ashtu dhe nga vendet e tjera”, ka thënë Rama gjatë konferencës.