Rama çel fushatën elektorale nga Tirana: Paga minimale do të jetë të paktën…

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

Rama çel fushatën elektorale nga Tirana: Paga minimale do të jetë të paktën…​

-640-0-6435885caf9c7.jpg

Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes në Kryesinë e PS, ka çelur fushatën në sheshin para Bashkisë së Tiranës, përpara deputetëve të tij.


Rama bëri një përmbledhje të mandateve që ka fituar, si edhe arritjet që ka realizuar gjatë këtyre viteve, por nuk la pas as krahasimet me kundërshtarët.

Rama u ndal edhe tek premtimet, dhe nuk la pa përmendur rritjen e pagave mesatare 900 euro, në fillim të vitit 2024.



Kreu i qeverisë u ndal edhe tek paga minimale, ku theksoi se ajo do të jetë të paktën 60 mijë lekë.
 
Sa i bie 60 mijë lek nē euro?

Përndryshe ju i qoni durt për Edin, ky jua qon kamt. Si çdo politikan tjetër

Ja u qon kamt e juaja normal.
 
Do te doja ti thoshja nja dy fjale ktij Kryeministrit shqiptar:
Premtimet per rritje rrogash dhe pensionesh, eshte nje histori e vjeter sa bota dhe kudo e propaganduar, prandaj deri ketu nuk ju jap faj!
Pyes kshu kot per nji mikun tim qe jeton ne Albanien dhe jo per vete :p :
- Nga do te gjenerohen te ardhurat (shqip-leket/llovet/xhixhat) per ngritje pagash qe ju permendi?
- A mendoni qe ekonomia jone e shthurur e perballon kte ngritje pagash, apo meqenese ALB duke qene jashte sistemit te BCE-se ka te drejten te shtype/stampoje kartmonedha pa hesap dhe praktikisht duke e mbushur tregun monetar shqiptar me kartmonedha te kota te cilat jane te zhvleftesuara ne Ekonomine Reale?
- A krijon kjo ngritje (hipotetike) pagash e Sektorit Shteteror, nje disnivel dhe pabarazi sociale ne kufijt e konfliktit social dhe te perbuzjes /refuzimit total te Sektorit Privat qe eshte edhe "punedhenesi me i madh- par exellence" ne nje shoqeri postkomuniste apo te Ekonomise se Lire?
- A nuk mendoni qe ka ardhur koha dhe jane pjekur kushtet social - kulturore per te vendosur disa standarte evropiane dhe demokratike dhe sidomos efikase ne Legjislacionin shqiptar, per politikat monetare dhe fiskale ne prag te zgjedhjeve, duke pasur parasysh "suis generis" (pra duke mbajtur parasysh origjinalitetin dhe vecantine e popullit shqiptar- jashtezakonisht te influencuar nga politikat mashtruese te dites dhe jo largpamese, apo te adhurimit dhe identifikimit/personofikimit tek Lideri/Uni/Njeshi/Individi/ )?
Me shkoqur dhe katunarshe:
A nuk mendoni qe ngritja e pagave dhe pensioneve duhet te ndalohet me ligj 6 apo 4 muaj perpara, ne prag te cdo lloj zgjedhje/votime ,qofshin ato te nivelit lokal (Bashkiak/Administrativ) apo Politik/Parlamentar????
- Pyetja e fundit: Vertet mendoni se problemi i Administrates Publike shqiptare ka nje performance te ulet dhe mediokre sepse ka "pagat e ulta" dhe nuk ka lidhje me :
- Sistemin Arsimor dhe Kulturor te ksaj administrate?
- Me kontrollin periodik dhe rigoroz shteteror dhe ne menyre Vertikale (pra nga Lart-Poshte) te institucioneve shteterore si hallke e zinxhirit te mbarvajtjes dhe funksionimit te kesaj administrate shteterore qe perfiton nga ky benefit i politikes se juaj fiskale dhe monetare?
- A mendoni vertet qe kjo rritje pagash e Sektorit Shteteror (investim monetar dhe politik) , do ti jape fund Burokracise Shteterore/ Ryshfetit-Korrupsionit/ gjitheperfshires te ksaj AP (Admin. Publ.) te konsoliduar ne vite dhe te modeluar si me top plasteline nga te gjitha Forcat Politike Shqiptare qe kane ardhur dhe shkuar ne pushtet keto 32 vjet per interesat e tyre?
(Katunarshe: Kush na garanton neve si popull qe kjo AP e perkrahur dhe e stimuluar politikisht dhe finaciarisht nga ju si PS, do te jete po aq efeciente dhe produktive dhe profesionale edhe ne momentin kur ju te PS-se te mos jeni me ne pushtet, por ky pushtet te kete tranzituar ne menyre logjike dhe natyrale tek forcat opozitare? Shqip dhe trashe ke baba:
- A garantoni ju nje AP me kte manover finaciare drejtuar ktij subjekti , nje AP eficiente dhe te pavarur dhe sidomos profesionale dhe imune ndaj infiltrimeve te simpatizanteve partiake medioker dhe pa shkolle ? Kaq ke Baba!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top