Rama: BE ka nevojë për Shqipërinë.

Në konferencën për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE e zhvilluar sot është diskutuar reformën në ligjin për arsimin. Kryeministri Edi Rama ka theksuar se procesi i i përafrimit të ligjit me BE dhe përforcimit të tij nuk është thjesht një proces përngjasimi, por zbatimi të normave të BE në një realitet të cilin do ta transportojmë. Reforma në Ligjin e Arsimit të Lartë është një proces kryeministri ka theksuar se është gjithëpërfshirës, mbi të cilin po diskutohet. Rama ka theksuar edhe një herë se BE ka nevojë për Shqipërinë po aq sa ka nevojë edhe Shqipëria për BE-në.

“Po bëjmë një punë për të përfshirë të gjithë në proces, për të përfshirë përfaqësuesit e atij që njihet si arsim shtetëror, dhe atij privat, eksperte, profesor shqiptar që punojnë në Evropë e SHBA, pasi duam që ky ligj të jetë jo vetëm një tekst modernizues por dhe gjithëpërfshirës. I kishim vendosur vetes qëllim që ky ligj ti kalonte parlamentit në këtë seksion, e pamë të udhës ti japim vetes kohë pasi drafti ka ngjallur interes. Periudha e verës do shfrytëzohet për një ligj, i cili nuk do jetë vetëm një instrument”-tha Rama.

Ndërsa zv. ambasadori i BE, Rumbold është shprehur se statusi nuk është fundi i reformave dhe Shqipëria ka aspiratë për tu anëtarësuar. Sipas tij Bashkimi Evropian është i angazhuar që Shqipëria të anëtarësohet.

Në takim ishin të pranishëm edhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha si edhe Ministri i Drejtësisë Nasip Naço.

Resrepublica.al
 
Titulli: Rama: BE ka nevojë për Shqipërinë.

Po patjeter qe po. Kush nuk e linte hapur deren per hajdutin?!
 
Shenjtërimi i kishës së re, patriarkët bashkohen në Tiranë

TIRANE- Ditën e diel, do të kryhet në Tiranë shenjtërimi i Kishës së re Katedrale, “Ngjallja e Krishtit”, një ngjarje e madhe fetare, ku do të marrin pjesë shumë nga krerët e ortodoksisë botërore.
2iwajc0.jpg
Shenjtërimi i Kishës së re Katedrale do të kryhet nga Tërëshenjtëria e tij - Patriarku Ekumenik Bartholomeu i parë, me pjesëmarrjen e Fortlumturive të tyre, Patriarku i Jeruzalemit, i Serbisë, i Rumanisë, Kryepeshkopi i Qipros, i Athinës, Varshavës si dhe kryepeshkopi Anastas. Do të bashkëmeshojnë edhe përfaqësuesit e Patriarkanave të Antiokisë, të Moskës, Bullgarisë dhe Gjeorgjisë.

Sipas Kishës Ortodokse shqiptare, ngjarja e shenjtërimit të Kishës përbën një bekim të veçantë jo vetëm për ortodoksët e Shqipërisë, por për të gjithë vendin dhe një dëshmi shumë të rëndësishme të ortodoksisë në mbarë Kryepeshkopi i Qipros, i Athinës, Varshavës si dhe kryepeshkopi Anastas. Do të bashkëmeshojnë edhe përfaqësuesit e Patriarkanave të Antiokisë, të Moskës, Bullgarisë dhe Gjeorgjisë.

Sipas Kishës Ortodokse shqiptare, ngjarja e shenjtërimit të Kishës përbën një bekim të veçantë jo vetëm për ortodoksët e Shqipërisë, por për të gjithë vendin dhe një dëshmi shumë të rëndësishme të ortodoksisë në mbarë botën.

(e.m/News24/BalkanWeb)
 
Back
Top