Rama-Bashës: Bankat në duart e krimit? Shpërthim imagjinate. Sistem transparent

Rama-Bashës: Bankat në duart e krimit? Shpërthim imagjinate. Sistem transparent

rama.png



Kryeministri Edi Rama i ftuar në konferencën “Bankat dhe rritja ekonomike” u shpreh optimist për rritjen ekonomike në vitin 2018 që sipas tij do të jetë katërfishi i asaj në vitin 2013, ndërsa vlerësoi me tone të larta sistemin bankar që sipas tij është një sistem mjaft transparent dhe i formalizuar.

Rama i është përgjigjur akuzave të një dite më parë të kreut të PD-së, Lulzim Basha se buxheti i 2018 duhet të hetohet nga FBI për “pastrim të parave të drogës” përmes sistemit bankar. Sipas Ramës këto deklarata janë shfrenim imagjinate dhe sinjale dëmtuese për konsumatorin dhe opinionin në tërësi.

“Dëgjova që projektbuxheti 2018 duhet të hetohet nga strukturat ligjzbatuese si FBI, projekt i cili dëshmon që buxheti dhe përmes sistemit bankar, programi ynë për rindërtim është tanimë në duart e krimit. Tani ju të gjithë këtu jeni në duart e krimit. ثshtë të qeshësh dhe të qash, sepse këto janë sinjale që dëmtojnë konsumatorin dhe opinionin në tërësi. Nga kjo konferencë dua tu them të gjithë atyre që janë të detyruar të dëgjojnë të tilla shpërthime të imagjinatës që të qeshin dhe jo të qajnë, të qeshin dhe të shkojnë përpara sepse realiteti ekonomik që pasqyrohet më së miri në çehren e sistemit bankar është optimist “, tha Rama.


(gazeta-Shqip.com)
 
Nje gje sdo e kuptoj kurre!!!! Keta politikane a punojne per nje qellim te perbashket SHQIPERINE apo vetem per karrige?
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top