Qytetrimi –edukimi apo shthurje

GLOOM

Catch me if you can...
,,Qytetërimi s`është diçka e lehtë për tu arritur . Ka vetëm dy rrugë për t`ia dale në krye: rruga e kulturës ose ajo e shthurjes “
Oscar Wilde

Të jesh njeri i qytetëruar , një njeri me edukatë , një tip origjinal sot është një gjë të cilën e lakmojmë po thuajse të gjithë . اështja është te botëkuptimi ynë dhe tek metodat me të cilat shoqëria e sotme pretendon të arrijë tek qytetërimi dhe origjinaliteti.
Në emër të këtij qytetërimi sot tek një pjese e rinis kosovare, por edhe tek moshat e tjera mund të hasim forma nga më të çuditshmet , më qesharake , më banale dhe më të neveritshmet të të shprehurit , të veshjes dhe të veprimeve . Kudo mund të hasim në (njerëz ) të rijnë që në çdo mënyrë dëshirojnë të ikin nga vetvetja , që kanë turp nga ajo që janë , që duan ta fshehin origjinën e tyre qoftë kombëtare , fetare ose vendbanimin .
Të rinj me tatuazhe të frikshme , me vath në vetulla, me thonjtë të paprerë janë të mbushura rrugët e Kosovës . Ata mundohen t`I imitojnë idolet e tyre dhe t`i ngjajnë sa më shumë jetës perëndimore e harrojnë se me këtë vetëm se mund t'i ngjajnë njerëzve të egër të Bevianës që nga mania e të qenit sa më origjinal , e të qenit ndryshe nga ç`janë , varin në qafë një kuti konserve të zbrazët.
Një pjesë jo e papërfillshme e vajzave kosovare, në kokë kanë krijuar bindjen se lakuriqësia , moskontrolli i asaj që thonë , thithja e duhanit e vese të tjera si këto të bëjnë të qytetëruar .
Edhe shumë nga të ashtuquajturat yje të estradës kosovare as nuk marrin mundimin të lodhen për tekstin apo muzikën e një kënge . E rëndësishme është që sa më shumë ta vën' në dukje gjoksin e tyre dhe t`I potencojnë sa më tepër prapanicat dhe të bëjnë lëvizje të çmendura e të pakontrolluara që na kujtojnë njërin e sëmurë mbrenda të cilit kishin hyrë djajtë në filmin e profetit Jezus .
Nuk besoj se asnjë njëri me intelekt normal do ta quante kulture të vësh një thes në kokë dhe të dalësh në rrugë siç bënin femrat në Afganistanin e sunduar nga talebanët, por një femër e ndershme nga një prostitute dallohet nga fjalori që përdor nga veprimet që kryen , dhe nga rrobat që vesh.
اdo sy e do të bukurën, çdo gjuhë e do të ëmblën dhe çdo zemër e do të mirën, por çoroditja dhe degjenerimi s`mund të kenë brenda vetes as hijeshi, as ëmbëlsi dhe as mirësi .
Vërtet është tragjike t`i japësh vet së keqes përmasa të një rëndësie të jashtëzakonshme, jo pak nga njerëzit e kohës sonë me vetëdije apo jo e bëjnë këtë. Ata aq shumë janë të zënë duke i ,,edukuar” të tjerët sa nuk i mbetet kohë ta edukojnë vetveten . Ata janë të dashuruar marrëzisht pas ideve të tyre mediokre sa nuk ka vend për idetë e të tjerëve , ata pretendojnë që edhe të tjerët të jetojnë sipas shijes së tyre dhe kur flasin për civilizimin e tyre pa fre fillojnë e bëhen interesant e kur flasin për të tjerët që nuk janë të sojit të tyre fillojnë e këpusin budallallëqe .
Sot nëse nuk je ,,kuller “, ,,reper” , ,,shmeker” dhe po nuk iu përshtate moralit e nuk u bashkove rreth flamurit të tyre do të përballesh me rrebeshe akuzash , etiketimesh e fyerjesh nga më të ndryshmet .
Jeta është e tillë dhe kohërat ndryshojnë , nuk mund të jetosh në absurd por nuk mund të jetosh pa e pranuar absurdin . Në një mbishkrim të gjetur në një papirus shumë të lashtë gjendej ankimi ,,Ah ky brezi i ri “ ! Por unë shpesh pyes veten : ا`është e tërë kjo, qytetërim apo çthurje …?
Agron Jashari – Adoniss
 
Pe: Qytetrimi –edukimi apo shthurje

Per temen me lart,e kam lexuar dje dhe mu duk interesante,skam pare te jete nje teme e tille ne forum,gjithsesi edhe pse eshte cik ne lidhje me psikologjine,mendova se vendosja ne nenforumin e Diskutimeve Shoqerore,do ishte me interesante...Pasi vete si tematike,prek disa gjera baze te familjeve,edukates dhe mbi te gjitha tejetes se perditshme dhe njerezve te thjeshte...Nese moderatoret perkates mendojne se nuk eshte teme per kete nenforum mund ta levizin pa problem...
 
Pe: Qytetrimi –edukimi apo shthurje

Akoma me keto shkrime banale, o njerez ajo qe per ju duket apo eshte e shemtuar per mua eshte e bukur dhe anasjelltas, c'jane keto paragjykime aman

Rinia gjithmone e gjen vendin e vet, cdo gje ka nje fillimi nje ecje (para 100 vitesh te zhvishesh ne plazh ishte tabu po sot) vazhdimesi lere qe koha te bej punen e vet lere qe njerzit te vishen sikur duan se bota prandaj eshte e bukur se eshte e larmishme apo ne shypecat jemi mesuar nxori njera shalet jashte o burra te gjithe flasin ......
 
Ne koncept Diku diku kur e lexova dhe une ashtu e kuptova,por nese thellohesh cik me shume besoj se autori ka dashur te preke disa plaga te shoqerise edhe pse ka zgjedhur menyren indirekte...Mund te me thuash cben nje 15 vjece me mini e me taka 12 cm??...Me shume prek rinine qe behet kopje e disa gjerave,vertet qe gjithsecili di se cben por ama mos pretendo te dije se cben nje adoleshent...Ti me duket lexove vec pjesen qe kap veshjet dhe kritikat qe sjell,nuk prek vec veshjen e femrave por edhe te meshkujve...Mos e shih me syrin e paragjykimit,por me syrin e rregullsise dhe manine e rinise per te kopjuar...
 
Pe: Qytetrimi –edukimi apo shthurje

Me fal cfare eshte veshja? eshte nje industri e madhe zhvillimi mode, para o njerez, vetem e vetem sepse bejne nje model, une preferoj njerzit qe vishen si tu vije per mbare, atyre mjafton qe te kene gjethen e fikut, per te tjera jam dakort. Se cfare ben nje 12 vjecare me taka eshte mania e imitimit ate e kane edhe vajzat tre vjece apo 5 vjece qe imitojne mamat e tyre ky eshte argument psikologjie i gjate, gjithsesi, ideja eshte se ka shume islam ne trevat shqiptare qe duan me shkrimet e tyre te imponojne nje sjellje ndryshe nga qe evolucioni shoqerore percjell ne psikollogjine shoqerore .....
 
Pe: Qytetrimi –edukimi apo shthurje

Se ku e pe Islamin dhe imponimin ktu ti Diku se di...:p...
 
Diku diku,nuk e pashe materialin ne konceptin e fese islame as te rinise Kosovare per te cilen flet autori...Une e pashe ne konceptin e rinise,qofte ajo Shqiptare apo Kosovare,qofte islame apo e krishtere...Se kuptoj ca hynte feja ne kete mes??...Tani nese ti e sheh me ate koncept,ok mendimi yt shume bukur,por ama nuk permendet asnjevend gjera te tilla,aq me shume te ishte e tille si teme do e hapja ne nenforumin perkates te fese...
Rinine e perbejne te gjitha fete,e secila fe ka njerez,rini te veten me probleme me shume mua me shqeteson si eshte rinia se sa cfare feje i perket ajo rini??...Rinine sot,e ke vertet me individuale,me te zhvilluar ne shume drejtime,por ama mos te mohojme eshte edhe cik e shthurur...Me kete sdua te hedh ''hije te zeze'' mbi rinine,por nese per ty nuk eshte shthutje(vellai 20 vjec perdhunoi motren 17 vjece) e raste te tjera sa te duash...Tani ti do thuash jane njerez me probleme mendore,rini eshte ama...Ose nese per ty ste duket shthurje ku femra shan me nje fjalor qe as nje mashkull sdo guxonte te arrinte deri aty nuk i thua shthurje e humbje te vlerave??...Keta gjera besoj se preku materiali,gjithsesi materialin se kam shkruar une,e kam theksuar e kam lexuar dhe me ka pelqyer,ndaj e solla thjesht per te ditur mendimet e te gjitheve...
 
Pe: Qytetrimi –edukimi apo shthurje

Se ku e pe Islamin dhe imponimin ktu ti Diku se di...:p...

Kjo eshte e bukur se ne cdo shkrim gjithsecili nga ne shikon ate qe ka deshire te shikoje dhe e shikon ne menyre indirekte, une ne shkrimin siper ne menyre indirekte nuhata ide te nje "sekti" radikal fetare, ose mund te jete dicka tjeter, dmth njerez qe shikojne me ekstremizem dhe konservatorizem ecjen e shoqerise ne nje kah apo ne nje tjeter....
 
Pe: Qytetrimi –edukimi apo shthurje

Gloom, cte ka gjetur sot ty??
Ke filluar qe ne pike te sabahut shkrime kunder "emancipimit" te femres.. LOL LOL LOL
 
Ke te drejte, mbi kendveshtimet, madje do thoja qe kjo eshte gje e mire, pasi e dike qe ajo fe(qe nuhate) te fton per moral te mire :p... Tani qe po e mendoj me mire, me vjen te them: Sa mire shkon Feja me llogjiken e shendoshe....:D:D edhe pse une artikullin e kam pare sikur e ka shpjeguar dhe Gloom...
 
Pe: Qytetrimi –edukimi apo shthurje

Diku diku,nuk e pashe materialin ne konceptin e fese islame as te rinise Kosovare per te cilen flet autori...Une e pashe ne konceptin e rinise,qofte ajo Shqiptare apo Kosovare,qofte islame apo e krishtere...Se kuptoj ca hynte feja ne kete mes??...Tani nese ti e sheh me ate koncept,ok mendimi yt shume bukur,por ama nuk permendet asnjevend gjera te tilla,aq me shume te ishte e tille si teme do e hapja ne nenforumin perkates te fese...
Rinine e perbejne te gjitha fete,e secila fe ka njerez,rini te veten me probleme me shume mua me shqeteson si eshte rinia se sa cfare feje i perket ajo rini??...Rinine sot,e ke vertet me individuale,me te zhvilluar ne shume drejtime,por ama mos te mohojme eshte edhe cik e shthurur...Me kete sdua te hedh ''hije te zeze'' mbi rinine,por nese per ty nuk eshte shthutje(vellai 20 vjec perdhunoi motren 17 vjece) e raste te tjera sa te duash...Tani ti do thuash jane njerez me probleme mendore,rini eshte ama...Ose nese per ty ste duket shthurje ku femra shan me nje fjalor qe as nje mashkull sdo guxonte te arrinte deri aty nuk i thua shthurje e humbje te vlerave??...Keta gjera besoj se preku materiali,gjithsesi materialin se kam shkruar une,e kam theksuar e kam lexuar dhe me ka pelqyer,ndaj e solla thjesht per te ditur mendimet e te gjitheve...

Cfare eshte nihilizmi? humbja e vlerave por kush jane vlerat? mos valle akoma do rrime te kapur pas ideve dhe praktikave te mesjetes, apo do rrime akoma te kapur sipas mesimeve qe na jepte kisha etj....jo nuk eshte e vertet. Atehere cfare eshte e vertet? mendoj qe njerzit kane kuptuar me se mire se historia e njerzimit ka pesuar ndryshime vlerash dhe keto kurre nuk kane qene absolute apo jo? ne dime shume mire kohen klasike se cfare na mesoj ajo per moralin, ne dime shume mire per mesjeten e erret dime shume mire per kohen e komunave apo per rilindjen apo per kuder riformen pra cdo koha i ka dhene nje vlere tjeter nje norme te caktuar ne shoqeri, nuk mund te thuash nese nje femer nxjerr nje kofshe jashte eshte amorale, e din pse? amoral jam une qe paragjykoj, pse kush me jep te drejten te gjykoj per nje veprim qe nuk cenon asnjeri, bota ka gjera te tmerrshme brenda dhe te bukura keshtuqe do kete perdhunime ...etj
 
Pe: Qytetrimi –edukimi apo shthurje

Kjo eshte e bukur se ne cdo shkrim gjithsecili nga ne shikon ate qe ka deshire te shikoje dhe e shikon ne menyre indirekte, une ne shkrimin siper ne menyre indirekte nuhata ide te nje "sekti" radikal fetare, ose mund te jete dicka tjeter, dmth njerez qe shikojne me ekstremizem dhe konservatorizem ecjen e shoqerise ne nje kah apo ne nje tjeter....

diku diku..gjuha vete atje ku dhemb, dhembi :p :p
 
Pe: Qytetrimi –edukimi apo shthurje

Gloom, cte ka gjetur sot ty??
Ke filluar qe ne pike te sabahut shkrime kunder "emancipimit" te femres.. LOL LOL LOL

Emancipim=Civilizim Gje qe skam qene kurre kundra...
Shthurje= Degjenerim Gje te cilen e denoj...
 
Pe: Qytetrimi –edukimi apo shthurje

Cfare eshte nihilizmi? humbja e vlerave por kush jane vlerat? mos valle akoma do rrime te kapur pas ideve dhe praktikave te mesjetes, apo do rrime akoma te kapur sipas mesimeve qe na jepte kisha etj....jo nuk eshte e vertet. Atehere cfare eshte e vertet? mendoj qe njerzit kane kuptuar me se mire se historia e njerzimit ka pesuar ndryshime vlerash dhe keto kurre nuk kane qene absolute apo jo? ne dime shume mire kohen klasike se cfare na mesoj ajo per moralin, ne dime shume mire per mesjeten e erret dime shume mire per kohen e komunave apo per rilindjen apo per kuder riformen pra cdo koha i ka dhene nje vlere tjeter nje norme te caktuar ne shoqeri, nuk mund te thuash nese nje femer nxjerr nje kofshe jashte eshte amorale, e din pse? amoral jam une qe paragjykoj, pse kush me jep te drejten te gjykoj per nje veprim qe nuk cenon asnjeri, bota ka gjera te tmerrshme brenda dhe te bukura keshtuqe do kete perdhunime ...etj

Diku spo te thote kush paragjykim,me duket se ke kap temen,pasi po flet per disa vlera morale...Je futur ne nje pyll me ferra qe nuk besoj se ka lidhje me temen,pasi spo ben ligjin e njerezve,por rinise...Nejse une e shpjegova njehere temen si e kuptoja dhe cfare po thoshte autori...
 
Pe: Qytetrimi –edukimi apo shthurje

Emancipim=Civilizim Gje qe skam qene kurre kundra...
Shthurje= Degjenerim Gje te cilen e denoj...

Emancipim me "Emancipim" sikur ndryshojne ca.. :kafe:
 
Titulli: Qytetrimi –edukimi apo shthurje

Qyetetrimi, hap mundesite per gjerat qe te jane "ndaluara" deri ne moshen qe ke qen nen kontroll. Por kjo nuk dmthn qe nuk ndodh dhe ne zonat e fshatrave, qe vajzat te veshinin minin me takat 14 cm, ose djemt me tatoo dhe veth ne vetull apo ne buze.
Degjenerimi quhet kur fillon jeta e cregullt, me pije, duhan e droge, mardhenje seksuale te shumta me partner te shumt.
Nuk mund te quani te degjeneruar nje tip qe ka nje tatuazh ose veth, por eshte ne hesap te vete ( vete ne shkolle/ meson// punon), ose nje te re e cila vesh fund mini dhe ka jete te regullt ( meson/punon/ ka lidhje stabile).
Rinia, aq kohe sa nuk ka nje baze te forte dhe shembuj per te "kopjuar", ndryshojne si fryne era. Tani, me lirine qe ofron Tv dhe Interneti, eshte aq me kollaj te shikosh "moden" e fundit ne cdo fushe.
Nuk them qe eshte rruga e mbare, apo me e mira kjo, por nuk dua ti fus tere te rinjte ne nje thes te degjenerimit. Secila mosh ka budalleqet e veta, rendesi ka te qendrojne ne limit, mos behen gabime qe te vene shenja mbi jeten e me tejshme.
 
Titulli: Qytetrimi –edukimi apo shthurje

Dhe çuditerisht ajo shoqeri qe materiali e quan ''cthurje apo degjenerim'' jane te gjithe me shkolle dhe te arsimuar.
Te gjithe te rinjte sot i ke te arsimuar, te pakten flas per shoqerine shqiptare ku shkolla eshte bere objektivi i tyre ,pavarsisht sesa i perkushtohen shkolles!

Dikush per emer ,dikush per fame ,dikush se i hyn ne pune ,pak rendesi ka kjo ,e rendesishme eshte qe kemi te bejme me nje shoqeri te arsimuar.Shume pak ke neper rruge qe rin kot e behen parazit i te tjerve.
E preka kte pjesen e shkolles ,per te treguar se nuk mund te quajme ''shoqeri te degjeneruar'' nje shoqeri te arsimuar.Materiali me duket pak fyes per kte pjese te shoqerise.Askush nuk ka te drejten te gjykoj jeten e tjetrit ,mbi te gjitha kur me ate lloj jete ai/ajo nuk e cenon tjetrin, thjesht ka vendosur te ndjek nje mode te caktuar sipas stilit qe i pershtatet.
Dakort veshja deri diku duhet pershtatur ,por nese une shikoj nje femer te veshur me minifund ,dekolte dhe taka ,e ulur ne nje lokal me shoqerine e vet ,skam asnje te drejte ta gjykoj,shume mire ben ndihet rehat dhe kaq.Asaj spo i shikoj ne dore nje pistolet apo nje thike ,apo droge ,thjesht ka ven ne pah nje pjese te modes.Ndryshe do ta gjykoja nese e shihja neper koridoret e shkolles .
Te njejten gje mund te thoja dhe per meshkujt ,shikoj nje djale me tatuazh me veth ne hunde apo vetull ,skam asnje te drejte qe une ti them '' je pjese e nje shoqerie te degjeneruar'' ,ai ka bere zgjedhjen e tij dhe fundja mua sme cenon asnje lloj interesi.
Nuk e di por materiali me duket pak provincial .Jemi ne nje shekull ku gjithsecili vepron si te doje,mjafton mos te cenoj tjetrin .
 
Pe: Titulli: Qytetrimi –edukimi apo shthurje

Dhe çuditerisht ajo shoqeri qe materiali e quan ''cthurje apo degjenerim'' jane te gjithe me shkolle dhe te arsimuar.
Te gjithe te rinjte sot i ke te arsimuar, te pakten flas per shoqerine shqiptare ku shkolla eshte bere objektivi i tyre ,pavarsisht sesa i perkushtohen shkolles!

Ida, kulturen edhe miresjelljen nuk e merr vetem nga shkolla. Nqs shoqeria eshte e apasionuar pas gjerave qe me perpara quheshin tabu edhe ne emer te civilizimit po hedhim tej normat edhe kulturen tone atehere na rrofte qe kane shkolle. Me ngjason me elitat pariziene te kohes se Luigjit te XIV ku e kemi lexuar neper librat e bashkekohesve sa te "civilizuar" ishin.
Tema prek nje plag te shoqerise qe po shtohet fale publicitetit te mediave edhe botes virtuale (Facebook etj etj).
Brenda nje shoqerie ka moral edhe norma qe jane te pashkruar..me duket e gabuar qe ne emer te demokracise apo liberalizmit apo ndonje emer tjeter te bejme si indiferent ndaj sjelljeve cikez demode te nje pjese te popullit.
Nuk po them te paragjykoj, por edhe te behem indiferent nuk e shikoj si opcion.
Po behemi nje shoqeri si kjo e SHBA, e cila deri ne vitet 50-60 ka qene shume e kapur pas familjes edhe fetare. Tani gati 50% e cifteve po ckurorzohen etj etj..
Tema eshte e gjate edhe ka shume vend per te shkruar po jam ne pune edhe cikez pertoj vete :p :p :p
 
Titulli: Qytetrimi –edukimi apo shthurje

Probleme te natyres se tille, apo te them shfaqje te tilla ne shoqerine Kosovare ka, por kam pershtypjen se keta gazetaret, analistet, publicistet e sotem meq punen e gazetarise e bejne per buke goje them se e ka egazagjeru pak si teper, madje ca tema i ka prek kot.

Megjithate, megjithate teme e diksutimit duhet te jete niveli dhe kualiteti i arsimimit i cili them kushtimisht ka pesuar nje plasaritje te madhe, per te mos thene degradim, keto dy dekadat e fundit. Gjithashtu me duhet ta pranoje se familja, si qelize ndertuese e shoqerise, ka pesuar nje krisje e cila po su sanua, ne hapat qe po shkon, munde te shenderrohet ne plasaritje me pasoja.

Familja dhe arsimimi, per mua jane baze e ndertimit te nje shoqerie te shendoshe, dhe meq shprehe shqetesime ne kete drejtim them se duhet te punojme shume ne kete drejtim pasi qe dicka nuk po funksionon.
 
Titulli: Pe: Titulli: Qytetrimi –edukimi apo shthurje

Ida, kulturen edhe miresjelljen nuk e merr vetem nga shkolla. Nqs shoqeria eshte e apasionuar pas gjerave qe me perpara quheshin tabu edhe ne emer te civilizimit po hedhim tej normat edhe kulturen tone atehere na rrofte qe kane shkolle. Me ngjason me elitat pariziene te kohes se Luigjit te XIV ku e kemi lexuar neper librat e bashkekohesve sa te "civilizuar" ishin.
Tema prek nje plag te shoqerise qe po shtohet fale publicitetit te mediave edhe botes virtuale (Facebook etj etj).
Brenda nje shoqerie ka moral edhe norma qe jane te pashkruar..me duket e gabuar qe ne emer te demokracise apo liberalizmit apo ndonje emer tjeter te bejme si indiferent ndaj sjelljeve cikez demode te nje pjese te popullit.
Nuk po them te paragjykoj, por edhe te behem indiferent nuk e shikoj si opcion.
Po behemi nje shoqeri si kjo e SHBA, e cila deri ne vitet 50-60 ka qene shume e kapur pas familjes edhe fetare. Tani gati 50% e cifteve po ckurorzohen etj etj..
Tema eshte e gjate edhe ka shume vend per te shkruar po jam ne pune edhe cikez pertoj vete :p :p :p

Flow tek materiali me siper une nuk lexova ne asnje vend qe te thote se kjo shoqeri e degjeneruar perben krim madje nuk pash as nje lloj elementi te krimit ,as vrasje as viktime as prostitucion .Por vura re nje material paragjykues dhe ofendues deri diku (kush jemi ne te gjykojme dhe te ofendojme te tjeret per shkak te modes qe ai ndjek )
Dakort jam '' cdo shoqeri ka norma dhe parime '' por kto norma nuk jane te shkruara madje nuk jane as ligj .Cdo kush e vendos vet nese do respektoj vet apo jo parimet/normat e ksaj shoqerie.Mua sme duket krim qe te shikoj nje djale me tatuazh dhe me veth ne hunde duke pire per qefin e tij ne lokal me shoqerine ,krim me duket kur nje djale pa tatuazh apo veth vret dike per hakmarje apo per shkaqe te tjera.

ps.Nejse vazhdo punen njehere :D se ajo ka rendesi ,pa kto ktu jane ka kohe plote dhe per te diskutuar :D po me vjen me gazetaret qe per te bere pak publicitet emrit te tyre ,shkruajne gjera paragjykuese.
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Qytetrimi –edukimi apo shthurje

Flow tek materiali me siper une nuk lexova ne asnje vend qe te thote se kjo shoqeri e degjeneruar perben krim madje nuk pash as nje lloj elementi te krimit ,as vrasje as viktime as prostitucion .

Se pse e fute ne kete mes kete fjalen krim se kuptova :p
Spo thote njeri qe ai qe ka tatuazh apo vesh minifunds eshte me pak i moralshem apo njeri me pak i drejte se sa ata qe nuk vishen kshu. Apo kane tendenca kriminale LOL
Thjeshte mendoj qe kemi filluar si shoqeri te marrim modele, njerez pa karakter dhe kulture (aktor, kengetar, showman, modele etj etj).. Kuptohet qe spo i fus te gjithe ne nje thes..por po flas pergjithesishte.
Ne emer te demokracise po behemi shume indiferent ndaj probleme shoqerore qe po shfaqen..

ps: Shkrimi as qe e diskutoj qe eshte i hiperbolizuar, thjeshte dua te parashtroj mesazhin qe percjell e jo fllusken e sapunit qe ka shkruar autori :p
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Qytetrimi –edukimi apo shthurje

Flow thash krim ,se une vet si person do gjykoja e denoja dicka qe perben krim (ne kte kontekst e kisha ) Krimi ne te rast lidhet me raste kur ka viktima ,mardh sexuale nen moshe ,me prostitucion ,me pedofili etj etj ..nje shoqeri apo komunitet qe i ka keto elemente ne forme te dukshme atehere do ta quaja shthurje e shoqerise dhe kriminalitet i theksuar .Por shthurje sdo quaja nje adoleshent qe gezon se ka bere nje tatuazh ,gjynah ta gjykoj :p
Fundja ai me lejen e familjes e ka bere ,dhe ne fund te fundit eshte familja qe do ta gjykoj ,por jo une qe e shikoj ne rruge.Se dhe ta gjykoja ,atij sdo ti hynte ne pune .
 
Titulli: Qytetrimi –edukimi apo shthurje

Dhe çuditerisht ajo shoqeri qe materiali e quan ''cthurje apo degjenerim'' jane te gjithe me shkolle dhe te arsimuar.
Te gjithe te rinjte sot i ke te arsimuar, te pakten flas per shoqerine shqiptare ku shkolla eshte bere objektivi i tyre ,pavarsisht sesa i perkushtohen shkolles!

Dikush per emer ,dikush per fame ,dikush se i hyn ne pune ,pak rendesi ka kjo ,e rendesishme eshte qe kemi te bejme me nje shoqeri te arsimuar.Shume pak ke neper rruge qe rin kot e behen parazit i te tjerve.
E preka kte pjesen e shkolles ,per te treguar se nuk mund te quajme ''shoqeri te degjeneruar'' nje shoqeri te arsimuar.

Ne fakt ka shume rendesi arsimi dhe menyra si e kryen, sepse njera eshte te vesh ne shkolle sa per te vajtur, por mendja jote vetem aty nuk eshte, nuk meson dhe si pasoj nuk fiton asgje nga koha e humbur nen muret e klases. Mua me duket humbje kohe nje "shkolle" e bere ne kete menyre, nqs ske deshire te mesosh, shko puno, mos tund deren kot.
 
Titulli: Qytetrimi –edukimi apo shthurje

uauu sipas ketij artikulli i bie te jemi te gjithe te shthurur
 
Titulli: Qytetrimi –edukimi apo shthurje

Ne fakt ka shume rendesi arsimi dhe menyra si e kryen, sepse njera eshte te vesh ne shkolle sa per te vajtur, por mendja jote vetem aty nuk eshte, nuk meson dhe si pasoj nuk fiton asgje nga koha e humbur nen muret e klases. Mua me duket humbje kohe nje "shkolle" e bere ne kete menyre, nqs ske deshire te mesosh, shko puno, mos tund deren kot.

Zizi kjo lloj kategorie studentesh qe thua ti ,jane me shumice.Mbarojne universitetin dhe i ke te gjithe te punesuar neper institucione shteterore .Por une nuk do ti ''injoroja '' kta lloj student .Praktika e punes i ka bere qe jo vetem te krijojne njohuri mbi punen e tyre (mqs kur kane qen student nuk lexonin) por u ka dhen nje shtyse qe te bejne kualifikime te tjera duke ndjekur nje master apo dicka tjeter.
Doja te thoja se dhe kta student qe vijne ''kot'' ne shkolle ,dicka pervetesojne pavarsisht se nuk jane te vemendshem ndaj kohes se lexioneve apo seminareve .
Madje nje petagog mbaj mend thoshte : ''kopjoni,edhe kopjimi eshte nje menyre te mesuari '' ...ne rastin konkret dhe nje prind i thot femijes : '' vazhdoje shkollen dhe pse nuk do te mesosh,dicka do pervetsosh gjate atyre viteve'' ...
 
Po ata qe ven vetem ne provime dhe kopjojne a, b , c e, d, a , d, e... Nuk shkelin ne seminar, ose kurs, me cfare mbesin?~!
Mbase nuk do shkenctar nga shkolla, as me zanatin e mesuar, se praktika eshte "mamaja" mesimit, por ama te ve bazen dhe shkollla. Nqs si kushton rendesi kur e ka kohen e duhur, me tej eshte veshtire te rikuperohet.

Me thua, qe te gjithe jane te punesuar neper institucionet shteterore. Sa prej tyre kane mbaruar tamam ate dege, per te cilen punojne?
 
Zizi te gjithe pa perjashtim ,neper institucione te ndryshme (Hipotek,Permbarim Gjyqsor,Aluizni etj) ,madje kto ditet e fundit degjova se X person ka hapur dhe nje zyre avokatie (e do na ftonte ne festen e inagurimit)
Te gjithe kto qe te permenda jane raste te atyre ''qe vinin kot ne shkolle ''
 
Pe: Titulli: Qytetrimi –edukimi apo shthurje

Zizi te gjithe pa perjashtim ,neper institucione te ndryshme (Hipotek,Permbarim Gjyqsor,Aluizni etj) ,madje kto ditet e fundit degjova se X person ka hapur dhe nje zyre avokatie (e do na ftonte ne festen e inagurimit)
Te gjithe kto qe te permenda jane raste te atyre ''qe vinin kot ne shkolle ''

Ida, ashtu eshte kualiteti i pozicionit te punes qe plotesohet me keta individ te "arsimuar"...
Po te jap nje shembull, nje shoku im kishte bere nje vit ne SHBA kerkime ne fushen e tij. Erdhi njehere ne nje seminar ne Shqiperi ku parashtroheshin ecurit, botimet e doktoreve tane.
I shkreti i iku truri me ato shkrimet/botimet qe benin keta profesorat tane ne Shqiperi. Kshu qe Ida per mendimin tim ai argumenti jot nuk qendron shume :p
 
Titulli: Qytetrimi –edukimi apo shthurje

اdo sy e do të bukurën, çdo gjuhë e do të ëmblën dhe çdo zemër e do të mirën, por çoroditja dhe degjenerimi s`mund të kenë brenda vetes as hijeshi, as ëmbëlsi dhe as mirësi .

Vecova kete nga artikulli per arsyjen se cfare shikoj une si te bukur, nuk e shikon dikush tjeter. Cfare shikoj une si te embel, nje tjeter e shikon si te kripur. Personalisht nuk me pelqejne artikujt qe flasin per nje grup njerezish sikur ata perfaqsojne nje pjese te madhe te asaj shoqerie. Ky eshte nje nga ata artikuj... POR, ky artikull eshte i shkruar me shume sinqeritet, keshtu qe merr plus nga ana ime. Eshte si nje "me-duhet-vemendja-juaj" tip artikulli, per ti dhene nje "shuplake" rinise se sotme qe te "zgjohet" nga enderra e jetes se nje personi tjeter, dhe te jetoje jeten e tij... duke i dhene rendesi jetes, te ardhmes se tij, te kete respekt, edukate, dhe dashuri per veten, dhe njerezit qe e rrethojne.
 
Pe: Qytetrimi –edukimi apo shthurje

Gjithkush ka te drejt te jetoj si ai vete e mendon dhe e gjykon brenda normalitetit,.
Duke qene qe vete normaliteti eshte relativ atehere dalim ne perfundimin qe e drejta ime mbaron ku cenon tjetrin,.
KEtu kemi te bejme me dy koncepte:
A-Te ligjit te detyrushem..(te mos shkojm kundra kushtetues e then thjeshte..)
B-dhe normaliteti i ligjit moral dhe social qe ka gjithesecili brenda-per brenda vetes.(etikes se tij njerzore..)

Perfundimi per mua:
Askushe ska te drejt te me diktoj,.si do veproj,sillem..vishem..flas,.etj etj.kur une nuk cenoj ne forme te denushme anen fizike apo ate psikollogjike te drejt per drejt tek tjetri.
Nje adoleshente nuk do sillet si nje 50 vjecar,,..ai do vishet..do flasi me nje fjalor here here shabllon..do vej pising,..do vishet ne forma te cudishme per NE,.por krejt normal per ate..etj etj..
Dhe tek e fundit,.po nuk i vuri nje 20 vjecar/re,,pirsing,.e po nuk tentoj te lundroj ne lirshmerin e fanzis se tij/saj..kush do e bej Hoxhallaret apo prifterinjet,..apo 40 vjecaret..apo familjaret apo une ,..se me qe jam tek te 30 po e fus dhe veten..:p:p..
Pra Adoleshenti,.Do beje cike jeten e shthurur..ne kuptimin pozotiv,,(jete nate,,eksperienca seksuale,ama gjithcka te kontrolluar qe ai mos te demtohet.dhe te dij si te mbrohet.)
E gjitha ajo qe duhet kuptuar nga rinia eshte qe varacionet e argetimit mos te behen te demshme per jeten e tyre.,..dhe qe paralel me kete studimi njohja me boten per rreth don kujdes,,she kjo gje duhet ndihmuar dhe nga prinderit,,duke i kshilluar besuar dhe duke u dhen besim..dhe duke mos i paragjykuar

Personalishte e adhuroj lirshmerin dhe snobizmin e brezit te ri,..adrenalina e tyre per te qen ndryshe,,per te qene vetvetja dhe per te jetuar jeten ashtu sic ata e duan ,dhe jo sic ua dikton njeri apo tijetri,,apo sic , shkruajn citatet e pluherosura neper vitet dhe shekujt qe ne thelb me shume se sa shtypjen e lirshmeris njerzore..nuk kane asgje
JETO PER VET,.JETO PER ATE QE SHPIRTI TE THOTE BEJE,.MOS E VRI MENDJEN CA THOTE TJETRI/RA..
Dhe po e mbyll me nje pytje retorike te thjeshte:

PERSE AJO QE THOTE DIKUSH TJETER QENKA ME ZGJUAR SE SA AJO QE THEM UNE..?!

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top