Qyteti ne fund te botes!

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Që Rusia ka pretendimet e saj për Polin e Veriut, këtë e kanë kuptuar të gjithë, kur një ekspeditë e Moskës vendosi në fundin e oqeanit flamurin rus,
por pakkush e di që qyteti rus më në afërsi me Polin e Veriut ndodhet nën sovranitetin norvegjez, në arkipelagun e ishujve Svalbard,në një shkretëtirë të akullt, mbuluar nga akulli e dëbora.Më në veri të Svalbardit nuk ka më territore dhe vende të banuara. Ky vend është 8 herë më i madh se ishujt Kanarie, por në të jetojnë vetëm 2000 vetë. Këto ishuj janë edhe porta
hyrëse për në detin Arktik, që këtë vit shënoi një rekord shumëshqetësues: nuk ishte regjistruar kurrë më parë një shkrirje kaq e madh e akujve. Rusët e ndërtuan Barencburgun në vitin 1932 për të nxjerrë qymyr në një tokë të akullt, ku pemët rriten vetëm në vazo. Në fshat nuk ka ujë të pijshëm. Për ta marrë duhet të kalosh Gronfjodenin, fjordin e gjelbër dhe të mbërrish në disa
male të akullta që ndriçohen nga dielli edhe në mesnatë. Barencburgu mbetet në errësirë të plotë që nga 26 tetori deri në 15 shkurt, çdo vit. Ai u ndërtua
për të pritur 3 mijë banorë, por sot në të nuk jetojnë më shumë se 700 vetë. 800, sipas atyre që janë më optimistë. Nëpër rrugë nuk arrin të takosh askënd. Ata pak banorë që mund të gjesh jetojnë nën tokë, sepse punojnë
në minierë. Duket si një fshat fantazmë, në një pikë të pamundur të perëndimit post-sovjetik,me shtëpi të akullta prej druri të bardhë dhe një pishinë të madhe me ujë të kripur. Barencburgu ishte një "park" me temë propagandën staliniste që u transformua me kalimin e viteve në një
vend të patriotizmit rus. Qyteti është antiteza e mbipopullimit. Në të ndodhet vetëm një hotel me 5 kate, ku jeton një person i vetëm. Dhoma dyshe kushton
360 korona, rreth 45 euro, paksa e shtrenjtë nëse do të mendosh që nga rubinetet e dhomës del vetëm ujë i ftohtë dhe i pisët. Në Barencburg ka vetëm një lokal në hotel, që mbyllet në orën 7 të darkës. Në këto anë,
qeniet njerëzore janë shumë të rralla dhe në të vetmin spital të qytetit, ku punojnë vetëm 2 infermiere dhe katër mjekë, nuk dihet se çfarë janë listat e pritjes. Drejtori, një 25-vjeçar, ka mbërritur nga Moska me tremujore. Ai rrëfen me krenari se si ka mundur të strukturojë gjithçka në spitalin e këtij qytetifantazmë. Brenda tij mbretëron rregulli, por mungojnë pacientët.
"Kemi vetëm një të shtruar, me të cilin po merremi të gjithë". Po nga se vuan pacienti? "Nga depresioni". Nga qymyri, te nafta Banorët e Barencburgut flasin
rusisht dhe kanë ardhur aty nga qytete si Donetck apo Lugansk, pellgje minerare të Rusisë dhe Ukrainës. Mesatarisht minatorët kalojnë në Barencburg nga dy në dhjetë vjet. Nadja është 32 vjeçe dhe dy vitet e fundit i ka kaluar
në këtë qytet. Ka zgjedhur të jetojë në mesin e Arktikut dhe thotë se fiton dyfishin e shifrës që fitonte në qytetin e saj: 1000 dollarë në muaj. Kur të kthehet në shtëpi, do të jetë e pasur. "Jemi të shtrënguar që të vëmë
para mënjanë, sepse edhe po të duam nuk dimë se ku t‘i shpenzojmë", thotë ajo. Anton është 13 vjeç dhe jeton në Barencburg që prej 5 vjetësh. "Më pëlqen ky vend. Jetojmë në mes të natyrës", ai është një nga 9 adoleshentët që frekuentojnë shkollën e qytetit. Në këtë vend nuk ka asnjë lindje.
Për këtë arsye është e çuditshme të marrësh vesh se gjatë dy viteve të fundit ka pasur tre aborte me dëshirë. Ideja është se këta ishuj nuk janë për t‘u banuar nga njerëzit. Në gjuhën e vikingëve Svalbard do të thotë "breg i
ftohtë". Barencburgu ndërkohë ia detyron emrin e tij një marinari holandez, që nuk vuri kurrë këmbë në atë vend, Willem Barenc. Ai e vuri re bregun e
Svalbardit në vitin 1596, ndërsa kërkonte kalimin e famshëm veriperëndimor mes Atlantikut dhe Paqësorit. اuditërisht, rusët i dhanë qytetit emrin e holandezit edhe pse ngulin këmbë se të parët që e panë ishullin ishin gjuetarët
rusë t ë b a l e - nave. Për shekuj me radhë, anglezët,danezët,norvegjezët janë përplasur me njëritjetrin për ishullin,për balenat e tij dhe për hegjemoninë
në gjithë këtë zonë. Pas zbulimit të disa zonave një kontratë me qymyr në fund të viteve 800, edhe amerikanët nisën që të interesoheshin për këtë vend.
Në traktatin e Svalbardit të vitit 1920 njihet sovraniteti i kufizuar i Norvegjisë mbi territor, por ky vend u lejoi shfrytëzimin e minierave kompanive të vendeve
të huaja. Sot disa shtete kanë pretendime për territoret në Arktik dhe gjuetia është spostuar nga ajo e balenave dhe e qymyrit, tek ajo e gazit dhe naftës. Duke u ndodhur jashtë kësaj lufte për pushtet, minatorët rusë me dhëmbë të artë nuk duken shumë të interesuar për të shkuarën e një qyteti në të cilin e dinë që do të qëndrojnë vetëm për pak vjet. Ata jetojnë në enklavën e fundit ruse të ishullit. Në epokën e artit dhe të minierave të qymyrit, optimizmi sovjetik kishte krijuar qytete të tjera të vogla të largëta, të cilat më vonë u braktisën. Tashmë ata janë shndërruar në fshatra fantazmë, "gëlltitur" nga akulli. Frikë nga e ardhmja Po çfarë mendojnë vetë banorët e Barencburgut? A do të pësojë edhe lokaliteti i tyre të njëjtin fat si qytetet e tjera. Këtu nuk pritet të ndodhë ndonjë braktisje e madhe dhe përfundimtare, sepse Moska ka premtuar që do ta mbajë gjallë. Në verë vijnë disa turistë, që sikur e gjallërojnë jetën në vend. Nëse temperaturat do të vazhdojnë të rriten, nuk përjashtohet një shtim i numrit të tyre dhe ndoshta kjo zonë mund të kthehet në një pikë të frekuentuar turistike. Vit pas viti në këto zona bora nis të shkrijë gjithnjë e më parë. Në vitin 2007, qershori e gjeti vendin pa dëborë, çka përbën vërtet një fakt të rrallë. اelësi i të ardhmes së qytetit mund të jetë pikërisht gara e saponisur e zotërimit të Polit të Veriut. Rusia nuk do të
dojë ta humbasë Barencburgun, edhe pse në këtë qytet të gjitha prodhimet e nëntokës janë më të pakta se ato në tokën norvegjeze. Miniera është zemra e vërtetë e qytetit, zemra ku jeton pjesa më e madhe e banorëve të tij. Frika
e tyre e madhe është ajo nga shpërthimet e zjarreve, si ai i vitit 1997, që shkatërroi minierën dhe mori jetën e 24 minatorëve. Nga nëntoka qymyri nxirret me turne prej 6 orësh. Më pas, qymyri merr rrugën drejt Murmarskut
dhe Rostovit, për të shkuar në Portugali, Spanjë e më larg. Barencburgun është tërësisht i shkëputur nga pjesa tjetër e botës dhe e ishullit. Mes tij dhe
qendrës norvegjeze nuk ekziston ndonjë rrugë që do të lidhte banorët e të dyja zonave. Dallimi mes tyre është i madh. Në zonën norvegjeze, minatorët për të njëjtën punë fitojnë dhjetë fish më shumë se ata të zonës ruse, ndërkohë që funksionarët nuk qëndrojnë për një periudhë kohore jo më të gjatë se gjashtë vjet. Por ndërsa pjesa ruse është një zonë e braktisur, ajo norvegjeze është krejtësisht e ndryshme. ثshtë një zonë e lirë tregtare me
dyqane, hotele dhe madje dhe pak jetë nate. ثshtë një vend i preferuar nga çiftet për të kryer muajin e mjaltit. Karakteristika e ushqimit të lokaleve është pjata me bazë mishin e balenave apo fokave. Mes Oslos dhe Moskës
Bashkëjetesa mes norvegjezëve dhe rusëve shihet ndryshe në të dyja anët e ishulli. Sipas një banori të Barencburgut, ata nuk janë as rusë e as norvegjezë, por polarë. Në këtë qytet, flamuri norvegjez valëvitet kudo: në shtëpi, apo edhe në anije, ndërkohë që në zonën norvegjeze nuk ka asnjë shenjë të prezencës ruse. Raportet mes dy komuniteteve janë të mira
dhe kjo duket edhe në aspektin sportiv. Përfaqësues nga të dyja qytetet luajnë futboll herë pas here, por norvegjezët janë ata që fitojnë gjithmonë. Norvegjezët nga ana e tyre përpiqen që t‘i ndihmojnë rusët me ilaçe dhe veshje të ngrohta në dimër, duke qenë se qeveria ruse nuk e bën një gjë të tillë. Që prej disa kohësh rusët mund të vizitojnë pjesën norvegjeze të ishullit. Në këto gjerësi gjeografike, Lufta e Ftohtë mund të konsiderohej një luftë e akullt. Mikail, një punëtor që ndodhet në Barencburg prej vitesh, kujton kohën e periudhës së Bashkimit Sovjetik, kur në zonën norvegjeze mund të hyje
vetëm nëse do të ishe i shoqëruar nga një agjent i KGB-së. Nga ana tjetër, në arkipelagun e Svalbardit ka pasur më shumë rusë, se sa norvegjezë. Ndër të tjera, zona ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së shkencëtarëve dhe kërkuesve të Akademisë së Shkencave Ruse. Arkeologë, gjeologë, etereologë dhe studiues të zonave akullnajore vijnë herë pas here për
kërkime. Sot, në qendrën lokale të akademisë ndodhen 10 shkencëtarë. Për të hyrë në studion e njërit prej tyre, që ka një jetë të tërë që merret me akujt, studio që është njëherazi edhe dhomë gjumi, duhet të heqësh këpucët e të ecësh në një dysheme me lagështirë. Muret janë mbuluar me copa gazetash të prera, ku ndodhen artikuj për ekspeditat e ndërmarra nga profesori. Në
të parën ai zbuloi sasinë e akullit që mbulonte gjithë territorin e ishullit.
Profesori e adhuron këtë vend të bardhë, sepse, sipas tij, në këtë arkipelag ndodhen të gjitha llojet e akujve. Në verilindje gjendet edhe tipi antarktik. Profesori ka 42 vjet që merret me studimin e tyre, shumë kohë më parë se të
bëhej fjalë për ndryshimet klimatike dhe shkrirjen e shpejtë të akujve në zonat polare. "Nuk ka asnjë dyshim që akujt po shkrijnë nga viti në vit më shumë", thotë studiuesi, që megjithatë nuk duket shumë i alarmuar. "Ndryshimi klimatik botëror është një jë, ndërsa i i një zone të caktuar një tjetër gjë", thotë shkencëtari, që nuk është aspak pesimist. Vendi që ai ka zgjedhur për të jetuar dhe studiuar është një pikë kyçe për të studiuar dhe për të kuptuar ndryshimin e klimës në planetin tonë. Sipas
shkencëtarit, nuk është ende vonë, por ndryshimet e mëdha kanë filluar.


SHQIP
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top