Qyteti Ilir qe u fsheh nga Sllavet.

Lauri

Anunnak
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Vetem disa kilometra larg kufirit, ndermjet Shkodres dhe Ulqinit gjenden rrenojat e nje qyteti thuajse te panjohur, Shasi, nje prej kater qyteteve satelite te Shkodres, ishte se paku per nente shekuj qender ipeshkvnore, me kishen e vet katedrale, me monedhen e vet dhe statutet e veta, nyje e rendesishme urbane dhe tregtare.

Ndersa burimet kishtare kane shenjuar me kalendar te rregullt gjithcka qe ka ndodhur ne kete qytet prej shekullit te 8-te deri ne shekullin e 17-te, ne dijet e tjera, ne histori e arkeologji, heshtja u thye vetem para nje viti.

Kerkimet e para te arkeologjise jugosllave, qe u takojne viteve 1980, zbuluan nje hershmeri me te madhe se ajo qe dihej. Ishte pikerisht trashegimia ilire e kultures se Shasit qe e trembi shkollen arkeologjike te Beogradit dhe gjetjet u kthyen ne nje fond rezervat. Por tani eshte nje kohe tjeter. Mendjet e emancipuara te shkolles malazeze te dijes, shqiptuan perfundimet e para te karakterit te kesaj kulture. Ajo eshte e njejte me kulturen e Komanit, dhe kjo ka rendesi jo vetem per historine e Shasit, por pergjithesisht per historine e rajonit.

Nje vullnet i ri europeist qe kulturen e tjetrit e cmon si deshmitare te kultures se vet, qe njohjen e se shkuares e vlereson si faktor per zbutjen e kuptimit te kufirit, ka hapur librin rezervat te historise se Shasit, faqen bregdetare te Adriatikut, ne gjithe shtrirjen e tij nderkufitare.
zeriyt
 
Last edited by a moderator:
Pe: Qyteti Ilir qe u fsheh nga Sllavet.

Në pjesën verilindore të Ulqinit në një lëndinë mbi Liqenin e Shasit ndodhet qyteti mesjetar i Shasit. Tani është gërmadhë e pabanuar me njerëz. Si i tillë konsiderohet ndër qytetet më atraktive “të vdekura” në bregdetin Adriatik. Sipas pozitës së kësaj kështjelle e cila ishte në afërsi të Liqenit të Shasit në fushën pjellore dhe në rrugën romake Olcinium- Sckodër, me sa duket ka qenë vërtetuar sikur gërmadhë që në kohën e ilirëve. Jo larg qytetit, në fshatin Shas është gjetur amfora antike ovoide e cila ka shërbyer për varrosje, e pak më larg në lokalitetin Gjeret, tek Liqeni i Zogajve edhe gjurmët e vendbanimit primitiv të ilirëve, çka dëshmon se kjo trevë ka qenë e banuar që në periudhat e hershme historike. Shasi për herë të parë në dokumente të shkruara përmendet në shek. IX si qytet ipeshkvnor ( Svacia Civitas) Rrreth vitit 1183 e pushtoi Stefan Nemanja dhe bashkë me qytetet tjera ia bashkangjiti Rashkës. Mongolët e shkatërruan tërësisht më 1242, ndërsa e rindërtoi mbretëresha Helena Anzhuine. Plotësisht u shkretua kur e zaptuan turqit më 1571. Sipas Marin Biccit – 1610 , Shasi ka pasur 365 kishë, që përkon me numrin e ditëve të një motmoti, por sot në këto rrënoja mund të dallohen vetëm tetë kishë nga të cilat dy janë më të mëdhaja: katedralja e Kishës së Shën Gjonit, e ndërtuar me stil gotik dhe Kisha e françeskanëve të Shën Mërisë, të lashta rreth 1300 vjet. Të gjitha kishat në Shas kanë qenë të zbukuruara me dekorime arkitektonike dhe freska, e në disa edhe tani dallohen gjurmët e ngjyrave në mure. Pjesët e mbetura të fortesës gjenden në shkrepa mbi Liqenin e Shasit, kurse paralagjja në vazhdim kah perëndimi. Hyrjen në qytet me sipërfaqe prej 15 hektarë e kanë bërë të mundshëm dy porta. Hulumtimet e para arkeologjike të qytetit të Shasit janë bërë në tetor e nëntor të vitit 1985. Me këtë rast u gjetën rreth pesëdhjetë monedha metalike, nga të cilat një e arit, tri të argjendta, kurse të tjerat janë të bronzta. Tri paratë më të vjetra janë nga periudha bizantine nga fundi i shek. XII deri në mesin e shek. XIII.


Qyteti-mesjetar-i-Shasi.10.jpg
Nga koha e qeverisë së Nemanjës janë dy copa parash – bizantin e serb; monedhat e shumta nga qytetet fqinje i takojnë çerekut të fundit të shek. XIV, ndërsa nga tri monedha metalike janë të Tivarit, të Kotorrit dhe të qytetit të panjohur. Zbulimet më të vjetra nga qyteti i Shasit i takojnë periudhës parahistorike. Periudha antike nuk është vërtetuar në Shas. Disa copëzime helenike të qeramikës që janë gjetur në pjesën lindore të Shasit tregojnë se është e mundshme që në atë pjesë të tij të gjendet një shtresë helenike. Qyteti mesjetar u formua në kohën e hershme të periudhës bizantine, kurse zgjati në kontinuitet deri me paraqitjen e turqve, respektivisht përafërsisht deri me pushtimin e Shkodrës ose edhe më vonë.

Mjaft të pasur janë zbulimet e vorbëisve, edhe pse nuk janë të përfaqësuara të gjitha epokat. Më së shumti janë gjetur enë shtëpiake. Copëzat e shekullit VI janë të pakta , por me siguri besohet se ato i takojnë rrafshit ilir nga koha e Marvikisë dhe Iraklisë. Vorbësia sllave është e përfaqësuar në të gjitha shtresat nga shek. VII deri në shek. XI. Gati e gjithë vorbësia shtëpiake e shekullit të hershëm mesjetar i takon rrafshit kulturor serb, por kah fundi i jetës së Shasit vërehet prezenca e enëve të importuara, me siguri me origjinë venedikase. Zbulimet e stolive nuk janë të pranishme vetëm si separate në varreza, por edhe në shtresa. Në stoli bizantine bëjnë pjesë qaforet me margaritar xhami, vathtë e thjeshtë, unazat , tri pulla korale e disa katramëza. Gjatë gërmimit janë gjetur edhe shumë sende tjera nga hekuri, midis të cilëve pjesë nga pajime shtëpiake: (veriga, pyka, çivi, brava e të ngjashme) pastaj pjesë të arm Në vitin 1985 Akademia e Shkencave të Serbisë me nguti nderpreu hulumtimet, kur vërejten se kan tëbëjnë me nji qytet të lashtë shqiptarë.Sipas prof. Aleksander Qilikov në muzeun etnografik të Ulqinit ruhen 100objekte nga qyteti i Shasit.

Përveq Shasit në periudhen veneciane rreth Liqenit të Shkodres ishin edhe qytet : Trishti, Danja dhe Sarda.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


main.php


Shasi-qyteti-ilir-i-365-kishave_Ulqin_Ana-Malit.7.jpg


Shasi-qyteti-ilir-i-365-kishave_Ulqin_Ana-Malit.2.jpg

Shasi-qyteti-ilir-i-365-kishave_Ulqin_Ana-Malit.jpg


67441889_0b0e7f1a7c.jpg
 

Attachments

  • Qyteti-mesjetar-i-Shasi.10.jpg
    Qyteti-mesjetar-i-Shasi.10.jpg
    186 KB · Shikime: 0
  • Shasi-qyteti-ilir-i-365-kishave_Ulqin_Ana-Malit.7.jpg
    Shasi-qyteti-ilir-i-365-kishave_Ulqin_Ana-Malit.7.jpg
    268.7 KB · Shikime: 0
  • Shasi-qyteti-ilir-i-365-kishave_Ulqin_Ana-Malit.2.jpg
    Shasi-qyteti-ilir-i-365-kishave_Ulqin_Ana-Malit.2.jpg
    263 KB · Shikime: 0
  • Shasi-qyteti-ilir-i-365-kishave_Ulqin_Ana-Malit.jpg
    Shasi-qyteti-ilir-i-365-kishave_Ulqin_Ana-Malit.jpg
    207.7 KB · Shikime: 0
  • 67441889_0b0e7f1a7c.jpg
    67441889_0b0e7f1a7c.jpg
    59.8 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Back
Top