[h=1]“Qytetari dixhital”, ish-kryeministri Berisha mund të shkojë në burg[/h] Policia e Shtetit mund të kallëzojë penalisht ish-kryeministrin Sali Berisha. Shkak për ndërmarrjen e këtij hapi, janë bërë denoncimet e shumta nga Berisha, të cilat sipas policisë janë të rreme.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, postimet e këtij lloji tentojnë të ndërtojnë një fushatë të mirëfilltë që ka qëllim të denigrojnë dhe pengojnë punën e tyre.
“Policia e Shtetit konstaton me keqardhje se shtetasi Sali Berisha ka prodhuar dhe postuar në rrjete sociale në vazhdimësi shpifje të panumërta ndaj kësaj organizate ligj zbatuese.
E gjendur nën presionin e pandërprerë të një lumi shpifjesh nga ana e këtij shtetasi, Policia e Shtetit bën me dije se do të reagojë me kallëzime penale, duke kërkuar zbardhjen shpejt dhe deri në fund të këtyre shpifjeve, nga Prokuroria.
Publikimet e këtij lloji tentojnë të ndërtojnë një fushatë të mirëfilltë linçimi publik, që ka qëllim të denigrojnë, delegjitimojnë, dekurajojnë dhe pengojnë punën e trupës së Policisë së Shtetit në shërbim të Kushtetutës, ligjit e qytetarëve.
Policia e Shtetit do ta adresojë në rrugë ligjore këtë tentativë të papranueshme dhe do të mirëpresë hetimet që do të provojnë bazën e çdo akuze nga ana e z.Berisha.
Kjo është e rëndësishme jo vetëm në respekt të opinionit publik, por dhe për vetë Policinë e Shtetit”, thuhet në deklaratën zyrtare.
Gazeta Shqip