Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Qytetarët e Shqipërisë “pushuan” më së shumti në hotelet e Kosovës

1726499534979.png
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e hotelerisë për muajin korrik 2024. Nga këto të dhëna është treguar se në Kosovë gjatë korrikut ka pasur më pak vizitorë të huaj sesa në kohën e njëjtë të vitit të kaluar. Dallimi mes korrikut të këtij viti dhe korrikut të vitit të kaluar është për 18 për qind më pak vizitorë të huaj.
KOSOVË- Kosovën e kanë vizituar më pak shtetas të huaj në korrik 2024 sesa një vit më parë. Në total gjatë korrikut ishin 38 126 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Shqipëria, Gjermania dhe Turqia.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e hotelerisë për muajin korrik 2024. Nga këto të dhëna është treguar se në Kosovë gjatë korrikut ka pasur më pak vizitorë të huaj sesa në kohën e njëjtë të vitit të kaluar. Dallimi mes korrikut të këtij viti dhe korrikut të vitit të kaluar është për 18 për qind më pak vizitorë të huaj.

“Sa u përket vizitorëve të huaj krahasuar me periudhën paraprake (Korrik 2023) ka ulje të vizitorëve për 18.1%”.


ASK ka treguar se edhe ata qytetarë që vijnë në Kosovë, nuk janë nga shtete shumë të largëta, pasi që numri më i madh është nga Shqipëria dhe Gjermania.

“Në total 38 126 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Shqipëria, Gjermania, Turqia, Zvicra”.

Shifrat tregojnë se nëpër hotelet e Kosovës gjatë korrikut të këtij viti kanë qëndruar 57 mijë qytetarë, deri sa vitin e kaluar në kohën e njëjtë ishin mbi 71 mijë.

“Në Korrik 2024, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në hotele ishte 57 447, prej tyre 33.6%, ishin vendorë dhe 66.3% ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin Korrik të vitit 2023 (sa ishin 71 341 vizitorë) kishte ulje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 19.5%”.

Kurse, sipas ASK-së, numri i net-qëndrimeve ishte 133 663, prej tyre 35.2% nga vendorët dhe 64.7% nga të huajt.

“Numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm në hotele e ka regjioni i Pejës me 8 864 vizitorë dhe më 26 477 net-qëndrimi”.
Monitor
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back