“Qumështi, bakteriet jashtë kontrollit”

Love

βeℓℓe â๓e
  • Ekspertët: “Në Shqipëri po investohet për përpunimin e qumështit, por jo për fazat paraprake. Nuk bëhen analiza të ndotjes mikrotike dhe bakteriale”.

TIRANث - Pas bllokimit në tregun kosovar të një sasie të konsiderueshme qumështi nga Shqipëria, i dyshuar për përmbajtje Alfatoksine, vijnë reagime edhe nga institucionet shqiptare.

timthumb.php

Shefi i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorëve, Altin Goxhaj thotë për ‘Shekulli”-n se “është praktikë e standardeve të BE-së, që sapo ka një sinjalizim për cënim të sigurisë ushqimore, sado i vogël dhe jozyrtar qoftë ai, merren masa bllokimi në të gjithë territorin”, thotë Goxhaj, i cili propozon se, edhe Autoriteti i Kontrollit të Ushqimit në Shqipëri duhej të bllokonte përkohësisht tregtimin e produkteve të dyshuara deri në verifikimin e analizave.

“Po sikur autoritetet në Kosovë të kenë të drejtë? Unë e di, që nëse alarmi është i pavërtetë kjo e dëmton biznesin, por më mirë të dëmtohet biznesi sesa shëndeti i konsumatorëve. Biznesi më pas mund të ndjekë një praktikë gjyqësore dëmshpërblimi”, thotë Goxhaj. Sipas tij, Alfatoksina është ndër substancat më kancerogjene në botë tek ushqimi.

Ndërkohë, sipas kryetarit të Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi, “qumështi në Shqipëri është përgjithësisht një produkt problematik". Sipas tij, “investimet moderne që bëhen janë më shumë në përpunimin e qumështit, se sa në grumbullimin dhe në prodhimin e tij, etapa të cilat janë të fragmentarizuara, thuajse primitive, jashtë kontrollit dhe inspektimit, sidomos nëpër baxho. Ka edhe ferma të rregullta, por këto zënë 20-25% të prodhimit. Ndërsa pjesa tjetër merret drejtpërdrejt nga fshatarët, me shumë probleme për standardet”, analizon Zusi.

"Tek ne, analiza për yndyrën, por jo bakteriale"

“Tek ne janë tepër të rralla analizat që bëhen për qumështin dhe ato bëhen tek industrialistët e mëdhenj. Por shpesh edhe aty bëhen për përqindjen e yndyrës dhe jo për nivelet e ndotjes mikrotike dhe bakteriale. AKU dhe Ministria e Bujqësisë duhet të bëjnë analizën e rriskut të industrisë ushqimore në përgjithësi dhe analizën e rriskut për çdo sektor, siç është në rastin konkret sektori i qumështit dhe më pas masat inspektuese dhe parandaluese”.
Shekulli

Titulli: “Qumështi, bakteriet jashtë kontrollit”

mund te jesh e qarte nqs ky artikull ben fjale per qumeshtin e fresket apo te amballazhuar ?
 
Titulli: “Qumështi, bakteriet jashtë kontrollit”

mund te jesh e qarte nqs ky artikull ben fjale per qumeshtin e fresket apo te amballazhuar ?

Qumeshti i fresket, nqs nuk eshte i pergatitur ne konditat e duhura per amballazhim, mund te kete ne vazhdim keto baktere qe jane bere te famshme ne Evrop.
 
Titulli: “Qumështi, bakteriet jashtë kontrollit”

Merr 1 lope,terhiqja gjoksin dhe zijeni(gjat zierjes ju keshilloj ti rrini aty se ne 99.9% te rasteve derdhet) qumeshtin. Pastaj bejeni syltjash per mengjes me 1 pik vaj ulliri. (se na qorton zzinna me i hedh gjalp,Lol)
 
Mos e bej kaq tragjike, se nuk ndodh kaq shpesh.:P
Plus, zgjidh tenxhere te madhe per te zjerre.

Sa per syltjashin, mund ti vesh gjalp, se ka shije me te mire se sa vaji yllirit, ne pasta/embelsira.
E gjalpi i ngrene ne sasi te vogla, nuk ben dem (eshte 100 x me i mire se margarina).

Por mqs e permende, me mjeljen e lopes, eshte mire perhere qe qumeshtin e fshatit ta zjejme, sepse lopet mbajne semundje te ndryshme qe kalojne tek njerzit.
Qumeshti ne kuti, eshte i kontrolluar, i sterilizuar nepermjet zjerjes e UHT, edhe mund te konsumohet sic eshte. (por me keto lajme qe po dalin dita dites, se di sa mund ti besosh me....)
 
Titulli: “Qumështi, bakteriet jashtë kontrollit”

epo ne Shqiptaret e kemi blere/prodhuar qumeshtin e fresket gjithe jeten, e ziejme dhe s'ka pas prb,

K'to shantazhe i ben vete qeveria per arsye te Korrupsionit qe te ndalojne edhe k'te lloj tregtie qe ka ngele per vendasit e shkrete, turp t'ju vije se e lane bujqesine, blegtorine dhe agrikulturen pas dore , per arsyet e tyre qe nuk fryhen noj here.

Nuk ka si prodhimi i vendit por k'to duan ti ndalojne te gjitha, dhe te sjellin kompanite e tyre ne fuqi me te cilat korruptojne, keq per vendin tone dhe per njerezit qe merren me biznesse te tille,
 
Titulli: “Qumështi, bakteriet jashtë kontrollit”

Mos e bej kaq tragjike, se nuk ndodh kaq shpesh.:P
Plus, zgjidh tenxhere te madhe per te zjerre.

Sa per syltjashin, mund ti vesh gjalp, se ka shije me te mire se sa vaji yllirit, ne pasta/embelsira.
E gjalpi i ngrene ne sasi te vogla, nuk ben dem (eshte 100 x me i mire se margarina).

Por mqs e permende, me mjeljen e lopes, eshte mire perhere qe qumeshtin e fshatit ta zjejme, sepse lopet mbajne semundje te ndryshme qe kalojne tek njerzit.
Qumeshti ne kuti, eshte i kontrolluar, i sterilizuar nepermjet zjerjes e UHT, edhe mund te konsumohet sic eshte. (por me keto lajme qe po dalin dita dites, se di sa mund ti besosh me....)

Une gjithmone e ziej pra qumeshtin e amballazhuar , s'ju besoj k'tyre te c'mendurve qe kush nuk punon aty. Preferoj qumeshtin e fshatit s'ka si ai , ky i amballazhuari s'ka as shije as arome, vec nga halli e blejme.
 
Back
Top