Qosja e nxjerr Enver Hoxhën të larë?

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
Mustafa-Nano.jpg


Nga Mustafa Nano

Në intervistën që i dha Rudina Xhungës me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë e të fiesta-s që e ka paraprirë e shoqëruar këtë përvjetor të bujshëm, Rexhep Qosja përcolli një pafundësi mesazhesh, e siç e ka zakon tanimë, nuk mungoi të bënte ndonjë provokime e të nënvizonte ndonjë gjë bajagi të diskutueshme. Fjala vjen, ra në sy qëndrimi i tij ndaj regjimit totalitar gati gjysmëshekullor të Enver Hoxhës. ثshtë hera e parë që ai mban një qëndrim kaq të qartë e kaq të painterpretueshëm lidhur me diktaturën komuniste. Sigurisht, ai e ka lënë të nënkuptuar dhe herë të tjera një ‘empathi historike’ të tijën lidhur me regjimin e Enver Hoxhës e me Enver Hoxhën vetë, dhe kështu nuk ka ndonjë befasi në këtë mes; befasia e vetme është që ai flet qartë, që mesazhin e përcjell në rreshta, e jo mes rreshtave; dhe duket se e ka pasur merak ta bëjë këtë gjë.
Ai e fillon me një nënvizim, me të cilin s’mund të mos bihet dakord. “Periudha e komunizmit në Shqipëri është një periudhë që e ka jetuar populli shqiptar, pra është një pjesë e historisë shqiptare. Nuk mund ta heqësh…. Kjo nuk është e mundshme, nuk është e lejueshme, historikisht është e papranueshme”, thotë ai, duke dashur të denoncojë mes të tjerash një si drojë e skrupull të pakuptueshëm të historiografisë shqiptare për t’u ndalur me këtë rast te kjo periudhë, që përbën gjysmën e gjithë periudhës që ne po festojmë. Ka të drejtë, afërmendsh. 50 vitet e komunizmit janë tonat, janë pjesë e historisë sonë, e prandaj as nuk mund të injorohen mbi bazë kriteresh moralë (që marrin formën e pohimeve të tipit “ish-periudhë e zezë” etj), as nuk mund të dekontekstualizohen në mënyrë banale nën presionin e hesapeve të politikës së ditës, që kërkon të relativizojë ndyrësitë e veta, të cilat në ndonjë rast e në ndonjë drejtim janë më të dukshme, më të dëmshme e më të dënueshme.
Dekontekstualizimi, me fjalë të tjera vlerësimi i një ngjarjeje, periudhe a personazhi të së shkuarës mbi bazë metodash, kriteresh, vlerash të ditëve të sotme, është një gjest shumë trashaman. Sikur të bënin kështu të gjithë historiografët e botës, atëherë mbretërit e Europës, carët rusë, Papët e Romës, Napoleoni, Bismarku, deri dhe Churchill-i (që i hidhte Stalinit në tryezë pusulla e copa letrash të shkruara krejt shkujdesshëm, si në një lojë bixhozi, mbi bazën e të cilave paracaktohej aveniri i vendeve të botës) do ishin mbuluar të gjithë veç me bojë të zezë.
Qosja e ka parasysh këtë fakt, teksa flet për Enver Hoxhën e për atë që ai ndërtoi. E prandaj e ka të lehtë të thotë se “kur flasim për Enver Hoxhën dhe komunizmin në Shqipëri duhet të kemi parasysh se kjo nuk ndodhte vetëm në Shqipëri; komunizëm nuk kishte vetëm Shqipëria; vende komuniste ishin bërë Rusia me një varg popujsh të tjerë, republika dhe krahina të tjera; komuniste ishte Spanja, Polonia, اekosllovakia; komuniste ishte dhe është Kina;…. e pra, e pranuan komunizmin popuj të mëdhenj, me tradita të shkëlqyera historike, po kështu e pranoi edhe Shqipëria; ashtu ishte pas luftës botërore, ashtu mendohej”.
Deri këtu jemi ok. Ecim më tej. Për Qosjen, nuk është vetëm kjo që e ‘shfajëson’ Enver Hoxhën. ثshtë dhe ndonjë bëmë pozitive e atij regjimi. E në këtë pikë jemi ok, gjithashtu. E prandaj, ai nuk ka pse të heqë shumë për të bërë një listë (të gjitha regjimet, sado represive të jenë, bëjnë dhe vepra të mira; madje, ca vepra të mira mund t’i bëjnë vetëm regjimet represive). Në këtë kuptim, një listë bëmash të tilla mund të bëhet që ç’ke me të. Por lista e Qosjes është disi e stisur (“regjimi i Enver Hoxhës i nxori shqiptarët nga varfëria”, thotë ai, dhe nuk kuptohet pse ia ka qejfi t’i shohë gjërat me kokë poshtë. E vërteta është se regjimi Enver Hoxhës i la shqiptarët në mes të një varfërie biblike). Po kështu, ai bën dhe ndonjë nënvizim tjetër lidhur me Shqipërinë dinjitoze në planin ndërkombëtar, dhe nuk kuptohet pse lë mënjanë koston e izolimit total, me të cilin u gatua dhe u pagua ky dinjitet, që për më tepër ishte i rrejshëm e nuk i lipsej kujt.
Por, siç thashë, një listë bëmash pozitive të regjimit mund të bëhet, dhe në këtë listë mund të përfshihen shkurajimi i identiteteve e i ndarjeve tribale e rajonale, dhe rrjedhimisht inkurajimi i kompaktësisë kombëtare, alfabetizimi i shoqërisë shqiptare, dhe më pas arsimimi i saj (do arritje janë të pakërkuara prej regjimit, por kjo s’mund të thuhet për alfabetizimin e arsimimin; dhe Qosja ka të drejtë që e përmend), krijimi i një klime të shtendosur në marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve me fe të ndryshme, gjë që çoi në mijëra martesa mes myslimanësh e të krishterësh (metoda ish-brutale, ndoshta dhe qëllimi, por vetë arritja rezultoi e mrekullueshme) etj.
Të gjitha këto, e të tjera, mund të thuhen me logjikën e kontekstualizimit të ngjarjeve e periudhave të shkuara të historisë. Madje, përpjekjeve për t’mos e parë vetëm zi e sterrë regjimin komunist, u bëhet krah, përveç logjikës së kontekstualizimit, dhe një alibi e fortë: Regjimi mizor i Enver Hoxhës u ngrit në Shqipëri, e jo në Britaninë e Madhe. Kjo don të thotë se shqiptarët jo vetëm e kanë pësuar atë regjim, por edhe e kanë inkurajuar, e kanë mbështetur dhe e kanë merituar. Siç meritojmë Sali Berishën në vitin 2012. Qosja, dhe pak të tjerë këtejpari, nuk kanë reshtur gjatë dy dekadave të fundit me kritikat e denoncimet në adresë të marrokut që na ka vënë të gjithëve përfund, por nuk do bënte keq që ta çonte në mendje herë pas here një alibi të fortë të të gjithë horrave që kanë sunduar këtë vend: “Shqiptarët kanë qenë ata që kanë qenë e janë këta që janë; shqiptarët nuk janë britanikë e skandinavë; shqiptarët dinë të kenë simpati veç për horra e harbutë, dhe nuk dinë të mbështesin e çojnë në krye njerëz të fisëm; shqiptarët janë të prapambetur si askush tjetër në kontinentin e vjetër”.
Duket sikur Qosja e mban në mendje këtë gjë, kur është puna të flasë për Enver Hoxhën, dhe e harron kur është puna të flasë për Ahmet Zogun e Sali Berishën. Ky është një gabim prej publicisti, që nuk i falet një historiani e studiuesi; gabime të tilla le të na i lërë neve që shkruajmë opinione ditë për ditë, neve pra që jemi nën presionin e ngjarjeve dhe të emocioneve të ditës.
Gabimi tjetër i Qosjes është se nuk merr në konsideratë anën tjetër të medaljes së kontekstualizimit, i cili po, është e vërtetë, të ndihmon të japësh gjykime të matura e objektive mbi ngjarje, periudha e personazhe të historisë, por – ky është rreziku – edhe të çon drejt vlerësimeve të rrumbullakosura e idilike në çdo rrethanë. Dhe kështu bëhet dashje pa dashje relativizimi, për pasojë justifikimi, i çdo mëkati e zullumi, duke nxjerrë të larë para historisë çdo regjim kriminal. Terrori i pasluftës? – pyet Qosja. Po ky terror u pa dhe në vende të tjera – përgjigjet. “Tito ka pushkatuar aktorë dhe aktore në Beograd, intelektualë dhe shkrimtarë shumë të njohur. Disave u janë gjetur varret, ndërsa disave nuk u janë gjetur asnjëherë. Dhe numri i të pushkatuarve në përpjesëtim me numrin e popullsisë së Jugosllavisë është shumë më i madh sesa në Shqipëri. Tito në vitin 1948 ndërtoi kampin e përqendrimit në Goliotok dhe atje dërgoheshin njerëzit që deklaroheshin për Stalinin, që ishin për politikën e Stalinit, me mijëra luftëtarë ish-partizanë. Atje kushtet ishin të tilla sa njerëzit kërcenin prej shkëmbinjve dhe thyenin kokën sa u dilte truri mbi shkëmbinj. Atje, njerëzit ia ngulnin vetes gozhdët në kokë. Të mos flasim pastaj për terrorin në Bashkimin Sovjetik dhe në vendet e tjera komuniste. Apo në Rumani, ku dhuna në Shqipëri nuk ka pasur ato përpjesëtime siç kanë qenë në këto vende”, thotë ai saktësisht në intervistën e Xhungës.
Dy gjëra. Së pari, krahasimet që bën Qosja kanë nevojë të verifikohen. ثshtë hera e parë që dikush nxjerr në një dritë më kriminale regjimin e Titos përballë atij të Enver Hoxhës, dhe gjasat janë që ky pohim i Qosjes të ngrihet në hava. Së dyti, qasja e metodika kontekstualiste duhet të na shërbejnë për të parë gjërat ashtu si janë, e jo për të mbyllur sytë përballë ca sjelljeve të markës enveriste, që i ikin “normës dhe kontekstit” të komunizmit europian. Enver Hoxha zhduku (në mos, e bëri të ikte nga sytë këmbët, e të humbte pa nam e nishan) gjithë elitën intelektuale e kulturore, që ish formuar para se ai të merrte në dorë fatet e vendit. Enver Hoxha ndërtoi mijëra bunkerë (në cilin vend tjetër ka ndodhur ky fakt?). Regjimi ateist i Enver Hoxhës nuk u mjaftua me ndalimin e praktikimit të besimit fetar, por shkoi deri te shndërrimi i Kishës së Madhe të Shkodrës (me moshë mbi njëqindvjeçare, e prandaj me vlera historike, kulturore, arkitekturore, urbanistike etj) në një pallat sporti. Enver Hoxha e izoloi vendin deri në kufij butaforikë. Etj., etj.
Janë gjëra që nuk kanë ndodhur në Europë, e në këtë kuptim janë ‘tekst’ që nuk mund të fshihen pas ‘kontekstit’. E nëse Qosja bën sikur nuk i shquan dot teprime të tilla të stilit enverist, rrezikon të mos bëhet i besueshëm në rastin kur flet për krimet e Ahmet Zogut. Apo dhe për krimet e Sali Berishës, të cilat ai arrin t’i shquajë mirë. Dhe shyqyr që e bën këtë në rrethanat kur elita e shoqërisë shqiptare e ka mbyllur gojën përballë ndyrësive të regjimit më të fundit në Shqipëri; madje, edhe më keq: është bërë njësh me këtë regjim.


Shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top