Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Qirinjtë aromatikë më të dëmshëm sesa cigarja

Thithja e tymit të qirinjve aromatikë, të cilët zakonisht ndizen në ambiente me ajrim të dobët si në banjë, shton rrezikun nga astma, ekzemat dhe problemet tjera me lëkurë, ka bërë me dije një studim i Universitetit të South Carolina.

Studiuesit kanë pohuar se ndezja e qirinjve aromatikë në ambiente me ajrim të dobët dhe përbërja e të cilëve bazohet në dyllin e parafinës, ka ndikim akoma më të madh se pirja pasive e duhanit.
“Përbërësit organikë të avullueshëm dhe kemikalet kancerogjene si touleni dhe benzeni nga qiriri shkaktojnë me siguri të plotë astmën, ndërsa i bëjnë dëm gjithë organizmit tonë”,- ka deklaruar udhëheqësi i studimit, dr. Amid Hamidi.

Sipas studimit më të fundit, qirinjtë aromatikë të shtrenjta dhe përbërje të mirë nuk pa ndonjë problem për shëndetin tonë, por shumica e qirinjve të importuar dhe të lirë, të cilët janë bazuar në dyllin e parafinës, nënprodukt i rafinimit të naftës mund të shkaktojnë dëm serioz tek njerëzit.

Këshilla për ndezje të sigurt të qirinjve:

- Zgjidhni qirinjtë me bazë nga dylli i bletëve ose soja.
- Qirinjtë e zakonshëm, për shembull ata pa aromë përmbajnë më pak tym dhe grimca të dëmshme.
- Qirinjtë me dyllë të fortë janë alternativë më e mirë e varianteve me xhel.
- Zgjidhni qirinj me fitil më të vogël e më të hollë, sepse prodhojnë më pak tym.
- Qirinjtë t’i ndizni në ambient me ajrim.

B:gjuha shqipe
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Qirinjtë aromatikë më të dëmshëm sesa cigarja

Prandaj kam preferuar qofte nje lule te fresket une per te mos thene nje buqete te tere perkunder aromatizuesve te cilitdo lloj qofshin :D
 
Titulli: Qirinjtë aromatikë më të dëmshëm sesa cigarja

un e kam mendu te kundert!!
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back