Qipro, dy studente shqiptare fituese të Top Student

Зngjεll

___________
Qipro, dy studente shqiptare fituese të Top Student
Shkruar nga : Elberta Spaho

Arritjet e studentëve shqiptarë në universitet jashtë Shqipërisë

Bursë falas për studimet “Master” për më të mirat e Top Listës


Dy studente shqiptare në Top Listën e të diplomuarve në universitetin e Qipros. Plot 968 studentë nga vende të ndryshme të botës që studiojnë në Eastern Mediterranean University (EMU), po ashtu edhe studentë nga Shqipëria, janë diplomuar këtë vit. Gjatë ceremonisë së diplomimit dy studente nga Shqipëria, Inidi Hafizi dhe Evisi Kopliku, morën çmimin Top Student, duke u shpallur përkatësisht e para dhe e dyta në klasifikimin e kësaj liste. Ky sukses i dy studenteve nga Shqipëria ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve në ceremoni, të cilët kanë duartrokitur këtë moment jo vetëm vlerësimi, por edhe angazhimi të veçantë të dy studenteve shqiptare.

Vlerësimi

Numri i studentëve shqiptarë që vazhdojnë studimet në vende të ndryshme të botës në (Evropë, Amerikë, Azi) rritet nga viti në vit. Supozohet që ky numër të ketë arritur në 30.000 studentë. E sigurisht edhe vlerësimet për studentët shqiptarë nuk janë të pakta. Por për herë të parë dy studentë shqiptare vlerësohen si Top Student në Universitetin e Qipros. Presidenti i Qipros Veriore, Mehmet Ali Telet, i pranishëm , ka përgëzuar studentet dhe ka pozuar për gazetën kryesore të vendit “Gazeta e Qipros”. Arritjet e dy studentëve janë vlerësuar në gazetën e Qipros, e cila i ka kushtuar faqen e parë jo vetëm këtij eventi, por edhe renditjes së vajzave shqiptare, të cilat kanë dëshmuar një përgatitje shumë të lartë në Fakultetin e Ekonomisë e Biznesit, në degën Financë Bankë.

Diplomimi

Në Universitetin e Mesdheut Lindor janë diplomuar deri tani 28.000 studentë nga 68 shtete të ndryshme të botës dhe prej më shumë se një dekade edhe studentë nga vendi ynë. Ky është rasti i parë që dy studentë shqiptarë renditen të parët në Top Listë e studentëve me rezultate më të larta në këtë universitet. Arritjet e Inidi Hafizit dhe Evisi Koplikut kanë tërhequr vëmendjen e shtypit vendas, por edhe të botës akademike dhe shkencore në vend, të cilët menjëherë kanë ofruar mundësi punësimi pranë Universitetit. Për studentet e sapo diplomuara, Inidi Hafizi dhe Evisi Kopliku, nga ky bend i është ofruar gjithashtu edhe bursë falas për të realizuar studimet “Master”.


30 mijë
është numri i studentëve shqiptarë që ndjekin studimet jashtë atdheut (Evropë, Amerikë, Azi). Kjo klasë studentësh duke qenë bartëse e një edukimi bashkëkohor e të një mënyre globale të menduari, konsiderohet me të drejtë si një faktor i integrimit shoqëror.

968
është numri i studentëve që morën pjesë në ceremoninë e diplomimit. Këta janë studentët të cilët studiojnë në Universitetin e Mesdheut Lindor (EMU), universitet në të cilin studiojnë edhe studentë shqiptarë. Janë studentët shqiptarë të vlerësuar për arritjet e tyre.

2
Janë studentet shqiptare të diplomuara këtë vit në Universitetin e Mesdheut Lindor (EMU). Dy studentet nga Shqipëria, Inidi Hafizi dhe Evisi Kopliku morën çmimin Top Student, duke u shpallur përkatësisht e para dhe e dyta në klasifikimin e kësaj liste.


28 mijë
studentë janë diplomuar deri tani në Universitetin e Mesdheut Lindor janë diplomuar deri tani 28.000 studentë nga vende të ndryshme të botës, dhe natyrisht aty studiojnë edhe shumë studentë shqiptare të cilët kanë arritur rezultate të larta në këtë universitet.

68 shtete
të ndryshme të botës dhe prej më shumë se një dekade edhe studentë nga vendi ynë, kanë studentë të tyre në Universitetin e Mesdheut Lindor (EMU). Ky është rasti i parë që dy studentë shqiptarë renditen të parët në Top Listë dhe fitojnë bursë falas për studimet “Master” .

28%
e studentëve shqiptarë nëpër botë dëshirojnë të kthehen në atdhe për të punuar qoftë edhe për pak vite pas diplomimit të tyre. Kjo ndodh për shkak të disa faktorëve frenues siç është mungesa e informacionit për çfarë në të vërtetë i ofron tregu i punës në Shqipëri.


Qipro, dy studente shqiptare fituese të Top Student

Dy studentet shqiptare në Eastern Mediterranean University (EMU) të shpallura si dy më të mirat e Top Listës kanë tërhequr padyshim edhe vëmendjen e medias. Inidi Hafizi dhe Evisi Kopliku morën çmimin Top Student, duke u shpallur përkatësisht e para dhe e dyta në klasifikimin e kësaj liste. Së bashku më Presidentin e Qipros Veriore, Mehmet Ali Telet, të pranishëm në këtë eveniment, ata kanë pozuar për gazetën kryesore të vendit “Gazeta e Qipros”. Gazeta i ka kushtuar faqen e parë jo vetëm këtij eventi, por edhe renditjes së vajzave shqiptare , të cilat në Fakultetin e Ekonomisë e biznesit, dega Finance Bankë, kanë dëshmuar një përgatitje shumë të lartë.


Studentët shqiptarë në vende të ndryshme të botës

Supozohet që tashmë numri i studentëve shqiptarë që ndjekin studimet jashtë atdheut (Evropë, Amerikë, Azi) të ketë arritur në 30.000 individë. Shumë prej tyre i janë drejtuar universiteteve më të njohura të botës për t’u përgatitur profesionalisht, si në Amerikë, Spanjë, Francë, Angli, Gjermani, Itali, Rumani, Turqi, Greqi, Arabi, Kinë, Japoni, Rusi. Kjo klasë studentësh duke qenë bartëse e një studimi bashkëkohor e të një mënyre globale të menduari, konsiderohet me të drejtë si një ndër faktorët më shpresëdhënës për gjallërimin dhe shndërrimin e ekonomisë shqiptare në një ekonomi të qëndrueshme e të aftë për konkurrencë globale. Gjithashtu vlerat perëndimore e evropiane që këta studentë përvetësojnë gjatë viteve të studimit do të përbënin një bazë më se të shëndoshë për zhvillimin institucional si dhe integrimin e Shqipërisë në strukturat evropiane e perëndimore. Sidoqoftë disa faktorë frenojnë nxitjen e kthimit të tyre, mungesa kontakteve të qëndrueshme me firma e institucione shtetërore, mungesa e informacionit për çfarë në të vërtetë i ofron tregu i punës në Shqipëri, bëjnë që vetëm rreth 28 % i tyre të dëshirojnë të kthehen në atdhe për të punuar qoftë edhe për pak vite pas diplomimit të tyre.

Tirana observer
 
Titulli: Qipro, dy studente shqiptare fituese të Top Student

Hallall, ketyre edhe faleminderit ty qe e ndave kete info me neve.
 
Titulli: Qipro, dy studente shqiptare fituese të Top Student

Te behet vertet qejfi kur lexon lajme te tilla . Bravo i qofte ketyre dy gocave.
Mos u merzitni ju cuna se gocat dolen me te mira :p
 
Titulli: Qipro, dy studente shqiptare fituese të Top Student

njeri ishte mashkull me sa pashe une ne lajme,

ky artikulli i ka bere femna qe te dy.
 
Titulli: Qipro, dy studente shqiptare fituese të Top Student

Bravo bravo ..
 
Titulli: Qipro, dy studente shqiptare fituese të Top Student

Зngjεll;143962 said:
Te behet vertet qejfi kur lexon lajme te tilla . Bravo i qofte ketyre dy gocave.
Mos u merzitni ju cuna se gocat dolen me te mira :p


Jo Jo Perkundazi Ishalla Na Bi Ndoi Grru E Till :p:p Hhahahahha
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top