Qindra të vdekur nga tajfuni, frikë për cunam të ri në Azi

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P


Qindra njerëz kanë vdekur dhe mijëra të tjerë konsiderohen të humbur nga tajfuni “Morakot” dhe tërmetet që goditën Azinë. Rrëshqitjet e tokës në Tajvan groposën një fshat të tërë në pjesën jugore të këtij vendi dhe të paktën gjashtë pallate në Kinë. Raporte nga banorët e fshatit Hsiao-lin, thanë se nga rrëshqitjet e tokës deri tani nuk gjenden rreth 600 persona, të cilët konsiderohen të vdekur, por numri nuk është konfirmuar zyrtarisht. Ndërsa në Pengxi, një qytet malor në Kinë, rreth 270 milje nga Shanghai, rrëshqitjet e tokës kanë zënë poshtë gjashtë pallate katërkatëshe. Skuadrat e shpëtimit kanë mundur të nxjerrin nga rrënojat vetëm katër të mbijetuar dhe dy trupa pa jetë, por nuk kanë mundësi të identifikojnë numrin e saktë të së humburve. Rrëshqitjet e tokës e kanë rritur ndjeshëm numrin e viktimave nga një varg tajfunesh, që goditën Azinë gjatë ditëve të fundit. Tajfuni “Morakot” fillimisht vrau 8 njerëz në Kinë të hënën dhe të paktën 36 në Tajvan e Filipine, por tashmë janë me qindra të tjerë të raportuar të humbur. Ndërsa tajfuni “Etau”, që goditi brigjet perëndimore të Japonisë të hënën ka vrarë 34 njerëz. Nuk ishte vetëm tajfuni fatkeqësia natyrore në Azi. Brigjet e kontinentit janë goditur edhe nga dy tërmete të fuqishme. Metereologët vunë alarmin për një cunam të mundshëm në pesë kombe. Një tërmet i fortë prej 7,6 ballësh në Oqeanin Indian, ka tronditur Japoninë Qendrore duke shkaktuar qindra të plagosur, vështirësi në transporte dhe mbylljen e reaktorëve nuklearë. Tronditjet erdhën nga 33 km thellësi 260 km larg veriut të portit “Blair”, dhe ndezën alarmin për cunami për Indinë, Birmaninë, Indonezinë, Tajlandën dhe Bangladeshin. Dy orë më pas alarmi u tërhoq, por popullsia me miliona banorë në këto vende është ende në panik. Më pas Japonia u godit sërish nga një tërmet tjetër prej 6,5 ballësh, duke tronditur gati një të tretën e popullsisë. Në të gjitha vendet e prekura në Azi u desh ndërhyrja e helikopterëve për kërkimin e vazhdueshëm të popullsisë së humbur, por kërkimet u vështirësuan nga shirat e vazhdueshëm. Më shumë se 170,000 njerëz kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike.
*panorama*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top