Lajme
Gazeta Express
06/03/2020 15:46
Qeveria e Kosovës vendosi që nga sot të hiqen vizat për pasaportat diplomatike me Republikën Islamike të Pakistanit.
Me propozim të Republikës Islamike të Pakistanit, Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e së premtes ka marrë vendim që të votojë për heqjen reciproket të vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike.
Në mbledhjen e Qeverisë, ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se heqja e vizave, do të kontribuonte në mënyrë të drejtpërdrejt për marrëdhëniet me Republikën Islamike të Pakistanit.
”MPJD, propozon të marrëveshjes për heqjen reciproke të vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike me Republikën e Pakistanit. Kjo nismë është me kërkesë të Qeverisë së Republikës së Pakistanit. Ky vendim do të kontribuonte në mënyrë të drejtpërdrejt për marrëdhëniet me shtetin mik të Pakistanit. Për heqjen reciproke të vizave për mbajtësit e pasaportave zyrtare dhe diplomatike me Republikën Islamike të Pakistanit”, ka deklaruar Konjufca.
Ky propozim u vota nga të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar pa asnjë kundërshtim.