Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Qeveria, Thaçi pranon kushtet e Pacollit

eGo0sTyle

System Engineer
thac-pacolli-300x195.jpg


PRISHTINE- Hashim Thaçi ka pranuar kushtet e Behgjet Pacollit. Atij do t’i jepen dy ministri dhe tetë poste të zëvendësministrave. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Behgjet Pacolli, përfaqësues i Koalicioni për Kosovë të Re, janë pajtuar për rindarje të posteve në Qeveri.
Ata janë pajtuar që AKR të udhëheqë Ministrinë për Diasporë, e cila pritet të themelohet së shpejti. Kjo parti do të marrë edhe një ministri tjetër, por në marrëveshje nuk thuhet se cila do të jetë ajo as kur do t’i ndahet AKR’së.
Gjithashtu AKR do të ketë tetë zëvendësministra. “Të dyja palët kanë harmonizuar pikat e përbashkëta programore për mandatin qeverisës dhe kanë përcaktuar përgjegjësitë e secilit subjekt si dhe anëtar të qeverisë. Gjatë takimit është arritur pajtueshmëri që të themelohet Ministria për Diasporë, e cila do të udhëhiqet nga përfaqësuesi i KKR’së dhe që brenda një afati të nevojshëm kohor KKR do të drejtojë edhe një ministri”, thuhet në komunikatën e PDK’së.
Partnerët e koalicionit janë pajtuar që të bashkëpunojnë në zbatimin e programit qeveritar dhe politikave të përbashkëta programore.
Ibrahim Makolli, nënpresident i AKR’së, ka interpretuar marrëveshjen mes palëve.
“Zoti Pacolli do të jetë zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë, sipas pikave që i ka paraqitur te kryeministri Thaçi. Ai do të punojë për politikën e jashtme, prurjen e investimeve. Për momentin Koalicioni për Kosovë të Re do ta udhëheqë Ministrinë e re të Diasporës, që do të krijohet shumë shpejt. Ndërkaq një ministri tjetër që do ta udhëheqë po ashtu KKR e që është aktualisht duke u drejtuar nga PDK, është lënë për një periudhë të mëvonshme”, ka thënë Makolli për Express.
 

Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top