polisi_tajrush
Struga zemra Ilirides
اka po përgatitet për Strugën dhe cilat janë skenaret e radhës të Qeverisë aktuale, këto janë pyetjet e përsëritura të qytetarëve shqiptarë të Strugës, të cilët janë të revoltuar dhe kundërshtojnë hapur planin qeveritar për ndërtimin e shkollës së mesme për nxënësit shqiptarë në fshatin Veleshtë
Projekti i fundit qeveritar për ndërtimin e shkollës së mesme në Veleshtë të Strugës, për të cilën u ndanë me urgjencë një milion euro nga buxheti qeveritar, është një nga planet e fshehta qeveritare të pritura nga partia maqedonase në pushtet. Struganët theksojnë se me këtë plan qeveria synon që të realizojë qëllimet përfundimtare që Strugën ta kthejë në kufijt e vjetër, duke i hequr komunën e Veleshtës.
“Po duken qartë qëllimet e tij dhe strategjitë sekrete që kohë më parë ishin shpalosur edhe në fushatat e fundit zgjedhore se Struga do të kthehet në kufijt e vjetër”, theksojnë për agjencinë INA, struganë e veleshtarë, duke mos e mbështetur planin e ndërtimit të shkollës së mesme në Veleshtë, por duke kërkuar që një shkollë e tillë të ndërtohet në Strugë. Por kundër këtij skenari janë deklaruar të gjithë këshilltarët dhe përfaqësuesit komunal shqiptarë, por sipas tyre, ky skenarë është një marrëveshje politike mes krerëve të lartë politik të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së.
Këshilli nismëtar për bllokimin e këtij projekti ka tubuar të gjithë banorët shqiptarë të Veleshtës, por edhe të Strugës, të cilët janë të tmerruar që me këtë vendim qeveritar të çohen nxënësit shqiptarë të mësojnë në shkolla rurale të mesme dhe jo aty në qendër të qytetit të Strugës. Bashkësia lokale e Veleshtës ka dalur hapur kundër këtij projekti, duke refuzuar ndërtimin e shkollës. Por në të njëjtin zë janë edhe këshilltarët komunal si nga PDSH-ja, ashtu edhe nga BDI.
Xheladin Kica, këshilltar i PDSH-së ka theksuar se plani është destruktiv për ndërtimin e kësaj shkolle të mesme në zonë rurale, gjegjësisht në fshatin e tyre dhe jo siç shpjegon ai të ndërtohet shkollë apo të arrihet zgjidhje për një objekt në qytetin e Strugës. “Këtë plan e kemi hedhur poshtë kategorikisht, sepse Qeveria në bashkëpunim me komunën kanë rënë në ujdi për këtë plan të dëmshëm për shqiptarët, duke i çuar nxënësit shqiptarë të mësojnë shkollë të mesme në zona rurale. Raste të tilla nuk ka askund. Pse nuk shkojnë maqedonasit le të ndërtojnë me miliona euro shkolla në fshatrat e tyre, nuk jemi kundër. Por dihet se kjo ka qëllime që nxënësit shqiptarë të largohen nga shkollat aktuale amë në qytet”, thekson Xheladin Kica.
I të njëjtit mendim është edhe këshilltari i BDI-së, Pëllumb Qyra, i cili thekson se ai mbështet çdo kërkesë dhe qëndrim të banorëve shqiptarë, sepse ai është i zgjedhuri i tyre. “Unë jam me vlerësimin e përgjithshëm që del nga qytetarët e mi dhe nuk heqi dorë nga ato kërkesa. Mbetemi për ta shqyrtu situatën”, ka theksuar Qyra, i cili është pjesë e grupit të iniciativës qytetare për të kundërshtuar projektin. Derisa po vazhdojnë këto debate, Qeveria ka ndarë mjetet, por edhe është shpallur një kompani fituese e tenderit, por sipas banorëve të Veleshtës asnjëherë nuk do të lejohet ndërtimi i kësaj shkolle. (INA)