Qeveria shton një tjetër “taksë", nafta pritet të rritet me 5 - 10 lekë për litër

Malsi

Anëtar i Nderuar
Qeveria ka vendosur të shumëfishojë tarifat për dhënien apo përsëritjen e licensave për pikat e shitjes së karburanteve. Në vendimin e marrë më 2 dhjetor, pagesa përcaktohet 5 milionë lekë për Bashkinë e Tiranës dhe 2 milionë lekë për bashkitë e tjera. Tarifat e mëparshme ishin 30 mijë lekë për Bashkinë e Tiranës dhe 20 mijë lekë për bashkitë e tjera. Ky vendim e rrit me 170 herë çmimin e licensës apo të përsëritjes së saj. E gjithë kjo do të përkthehet në barrë për konsumatorët, si një tjetër taksë e fshehur brenda çmimit të karburanteve. Në final, qytetarët shqiptarë do ta paguajnë akoma më shtrenjt karburantin. Për shkak të akcisëz, taksës së qarkullimit dhe karbonit, Shqipëria ka çmimin më të lartë të naftës në rajon. Me “taksën” e re, efekti në çmim pritet të jetë 5 deri në 10 lekë për litët. Licensat për pikat e karburantit me pakicë jepen nga pushteti vendor për një periudhë 5-vjeçare me të drejtë përsëritjeje. Monitor shkruan se pjesës më të madhe të 1200 pikave të tregtimit të karburanteve u ka mbaruar licensa dhe duhet ta rinovojnë atë. 1200 pikat përllogaritet të paguajnë nga 3.5 deri në 4.2 miliardë lekë apo rreth 25- 30 milionë euro për rinovimin e licensave. Kjo kosto pritet të reflektohet te çmimi i karburanteve, si kosto shtesë për konsumatorët. Qeverisë i është kërkuar prej kohësh të ulë taksat që ajo i mbledh përmes çmimit të karburantit. Shtesa e kësaj “takse” shkon diametralisht në krah të kundërt me këto kërkesa.

Lapsi.al
 
Titulli: Qeveria shton një tjetër “taksë", nafta pritet të rritet me 5 - 10 lekë për

i gjori popull thuaj... :(
 
Titulli: Qeveria shton një tjetër “taksë", nafta pritet të rritet me 5 - 10 lekë për

Aspak i gjore por popull budalla kur bejne protesta per partite e per kushtet mbajne sehir...!!!
 
Titulli: Qeveria shton një tjetër “taksë", nafta pritet të rritet me 5 - 10 lekë për

Aspak i gjore por popull budalla kur bejne protesta per partite e per kushtet mbajne sehir...!!!

pse ka ze populli sot??? me sakte ka veshe te" degjoje"popullin?? nuk e din kush duhet te "degjoje" si eshte gjendja ne vend???
 
Titulli: Qeveria shton një tjetër “taksë", nafta pritet të rritet me 5 - 10 lekë për

Jane dele kope o Jana u foli Basha e bene proteste per rikthimin e PD, njehere su ngriten sepse ju rriten cmimin ,skane te hane, skane drita,per veten e tyre jo per politike...Boll luajtem rolin e viktimes duke bere te gjoret!
 
Titulli: Qeveria shton një tjetër “taksë", nafta pritet të rritet me 5 - 10 lekë për

Noi ditë kur t'vendosin taksa edhe për ajrin që frymon.
 
Titulli: Qeveria shton një tjetër “taksë", nafta pritet të rritet me 5 - 10 lekë për

Ju kujtohen fjalet e Hajdutit nje vit e kusur me pare ne forum?

Opozita nuk ka as pse leviz gishtin me te vogel te dores nga vendi, pasi budallai i bere kryeminister, do t'ia hapi vete gropen vetes me politikat e tij ne pushtet! Opozitari me i madh i Edi Rames eshte vete Edi Rama!

Nese para disa muajsh ishe opozita qe i kerkonte shqiptaret te dilnin ne shesh, sot ata shqiptaret e prekur nga pushteti i maskarenjve po vene e marrin vete Lulzim Bashen prej dore e po e nxjerrin ne shesh.

Jo te gjithe socialistet jane aq budallenj qe te ndjekin budallane nga pas deri ne fund, pasi kane aq mend qe te parashikojne fundin e tij.

hajduti
 
Mua me kujtohen . Ti duhet te jesh profet .
 
Titulli: Qeveria shton një tjetër “taksë", nafta pritet të rritet me 5 - 10 lekë për

Mua me thane qe ka disa impiante gazi per makinat, del me lire konsumi

Kshu qe them ti bojkotojme keta gjakpiresat qe bejne tregti nafte, Xenin ne rradhe te pare :D
 
Back
Top