Publikuar: 0:05 / 3.12.2013
Kryetari i Trupit Koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, Zoran Stankovic, ka thënë se Qeveria serbe dëshiron që sa më parë të vazhdojë dialogun me shqiptarët e Luginës së Preshevës. Por ai ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk do të mund të përdorin flamurin e Shqipërisë, por atë të pakicave kombëtare që do të dallonte nga ai kombëtar.
Stankovic ka thënë se Qeveria e Serbisë në një afat sa më të shpejtë do t’i përgjigjet kushteve të parashtruara të përfaqësuesve shqiptar të Luginës për të vazhduar bisedimet.
Liderët shqiptar të Preshevës dhe Bujanocit, thonë se dialogu nuk do të vazhdohet deri sa të përmbushen kërkesat e tyre, në mesin e të cilave bie edhe përdorimi i papengueshëm i gjuhës shqipe dhe flamurit kombëtar.
“Thelbësore është se kushtëzimi askujt asgjë të mirë nuk i ka sjellë, kështu që nuk do t’i sjell as shqiptarëve. Qeveria e Serbisë dëshiron që të vazhdojë bisedimet dhe përmes bisedimeve të zgjidhim këto çështje”, ka thënë Stankovic për B92, transmeton Titulli.
Rreth dhënies së të drejtës së përdorimit të flamurit Shqiptar, Stankovic ka thënë se nuk kanë të drejtë të shfrytëzojnë flamurin e Shqipërisë, mirëpo gjithsesi kanë të drejtë që të shfrytëzojnë flamurin e pakicës kombëtare.
“Ata munden ta shfrytëzojnë flamurin e pakicës kombëtare ashtu qysh këtë çështje edhe e rregullojnë konventat ndërkombëtare, mirëpo ky flamur në ndonjë pjesë të saj duhet të dallojë nga flamuri i shtetit Shqiptar”, ka shtuar Stankovic.
Ai ka theksuar se shqiptarëve nga jugu i kanë propozuar që me ndihmën e ekspertëve nga Shqipëria dhe nga Fakulteti i Drejtësisë në Nish të pajtohen për pamjen e flamurit të pakicës kombëtare shqiptare, transmeton titulli.
Stankovic ka shtuar se në dialogun me përfaqësuesit e shqiptarëve gjithmonë marrin pjesë përfaqësuesit e OSBE-së, të cilët janë garantues të këtyre bisedimeve. /Telegrafi/