Qeveria kalon pr/ligjin: 13 mijë policë do i nënshtrohen Vettingut
Qeveria ka miratuar sot projektligjin për vetingun e policisë, vlerësimi kalimtar i punonjësve që përfshin policinë, Gardën dhe SHاBA.
Zv. ministri i Brendshëm Julian Hodaj bëri të ditur se ministria e Brendshme nuk do të jetë pjesë e procesit të vlerësimit.
Ai tha pas mbledhjes së qeverisë, ku u miratua projektligji për “Për vlerësimin kalimtar të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për اështjet e Brendshme dhe Ankesat”, i njohur si Vetting-u.
Në fjalën e tij, Hodaj u shpreh se Vettingu nuk është thjesht fshesa e radhës, aty ku ka elementë të prekur nga krimi dhe korrupsioni apo të paaftë. ”Aspekti më i rëndësishëm i kësaj nisme është një tjetër: është promovimi i atyre që janë të ndershëm, të aftë dhe të përkushtuar, është çlirimi i energjive pozitive, sot disi të fjetura, tek pjesa e shëndoshë e institucioneve”,-theksoi Hodaj.
Më tej zv.ministri i Brendshëm, foli për një proces të paanshëm, cilësor e transparent, të shpejtë në kohë dhe me kosto të përballueshme. Në këtë proces, do të nënshtrohen rreth 13,000 punonjës, ku monitorues do të jenë partnerë ndërkombëtarë.
”Partnerët ndërkombëtarë do të kenë rol monitorues dhe këshillues përgjatë gjithë procesit, duke nisur që nga përzgjedhja e anëtarëve të Komisionit të parë të vetingut dhe duke vazhduar këtë rol gjatë procesit të vlerësimit, me qëllim garantimin e cilësisë, zbatimit të njëjtë të standardeve dhe garantimin e transparencës së vetë këtij procesi”,-u shpreh më tej Hodaj.
g.shqip