Qeveria heq reciprocitetin ndaj Serbisë, Hoti: Presim që edhe pala serbe të heq pengesat

Mbledhja-e-Qeverise-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg











Qeveria Kosovës në mbledhjen e sotme ka shfuqizuar vendimet përmes së cilave është vendosur masa e reciprocitetit me Serbinë.
Kryeministri Avdullah Hoti, pas mbledhjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës, në një konferencë për media ka thënë se i kanë hequr të gjitha pengesat me Serbinë, për të rifilluar procesin e dialogut.

Hoti tha se të njëjtën gjë e pret dhe nga Serbia, që dialogu të filloj ndërmjet dy vendeve.
“Dje kemi miratuar programin e qeverisë. Kemi miratuar programin e organizimit të qeverisë në përputhje me besimin e deputetëve të Kuvendit. Kemi hequr pengesat për procesin e dialogut, zotim ky që e kemi dhënë përpara partnerëve tanë. Tani presim që edhe pala serbe të heq pengesat që të filloj dialogu me Serbinë”, ka thënë Hoti.
Hoti tha se janë të gatshëm që të ulen në tavolinë për dialogun Kosovë-Serbi, mirëpo siç tha ai dialogun do ta udhëheq Qeveria e jo Presidenca.
“Jemi të gatshëm të ulemi në tavolinën e dialogut. Kryeministri në bazë të kompetenvace kushtetueses e udhëheq dialogun. Edhe nëse unë dua nuk mund t’i transmetoj kompetencat e mia tek presidenti. Qeveria udhëheq dialogun dhe raporton tek Kuvendi”, ka thënë ndër të tjera Hoti.
Qeveria sot ka shfuqizuar vendimin e datës 20 mars 2020, të qeverisë së kaluar Kurti për zbatimin gradual të reciprocitetit me Serbinë dhe vendimin e datës 30 maj 2020, për plotësim ndryshimin e vendimit të parë për këtë masë.
Kundër këtij vendimi kanë votuar përfaqësuesit e AAK-së në Qeveri. /Telegrafi/
 

Attachments

  • Mbledhja-e-Qeverise-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg
    Mbledhja-e-Qeverise-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg
    54 KB · Shikime: 0
  • Mbledhja-e-Qeverise-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg
    Mbledhja-e-Qeverise-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg
    54 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top