Qeveria hap portalin antikorrupsion, Rama: Denonconi!

Stopkorrupsionit.al, ky është portali më i ri i lancuar nga Qveria përmes të cilit synohet lehtësimi raportimit nga qytetarët të çdo afere korruptive që ata ndeshen në marrjen e shërbimeve.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Bled اuçi koordinatori kombëtar i antikorrupsionit tha se “lufta ndaj korrupsionit është një betejë e përhershme dhe nuk duhet të dekurajohemi".

Gjatë prezantimit të portalit اuçi tregoi se momentalisht janë 22 faqe denoncimesh nëpër ministri, por ky portal unfikon mbledhjen e infomacionit dhe synon brënda 30 ditëve dhënien përgjigje cdo ankese.

اeljen e portalit Kryeministri Edi Rama e cilësoi si një sfidë e përbashkët mes Qeverisë dhe qytetarëve në llogoren e përbashkët antikorrupsion.

“Ka ardhur koha që të kurojmë imazhin e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit. Shqipëria nuk është atdheu i korrupsionit, por që kjo të kthehet në një të vërtetë të dëshiruar ne duhet të luftojmë së bashku. Duhet ta çlirojmë imazhin e vendit me zgjidhjen e problemit dhe jo me makijazh”, theksoi Kryeministri në fjalën e tij.

Rama tha se kushdo që gjendet përballë korrupsionit në cilindo formë dhe nivel, ka në dispozicion një platformë lufte të përbashkët me qeverinë e drejtuar prej tij. “Kushdo që gjendet përballë një situatë korrupsioni, ka në dispozicioni një armë që ne e ftojmë që ta përdorë. Kemi hapur një front të gjerë reformash dhe ne funksion të çdo sektori kemi çelur kantiere të mëdha transformimi rrënjësor. Nëse ka një veçori të përbashkët të gjithë të këtyre kantiereve, që kanë të bëjnë me riorganizimin dhe mirëqeverisjen e territorit, rritjes së cilësisë së kujdesit shëndetësor, arsimit, bujqësisë, kulturës , turizmit e të tjerë, është lufta kundër korrupsioni. Do modernizojmë shtetin dhe do e bëjmë Shqipërinë një shtet funksional”,-tha shefi i qeverisë. Për të ndryshuar situatën në vend, Kryeministria tha se qeveria po ecën në dy binarë paralel, siç janë lufta kundër korrupsionit dhe ndryshimi i sektorëve. Të gjitha këto po bëhen sipas tij për të rritur shërbimin ndaj qytetarëve.

“Do ecim në dy binarë paralele. Njëra anë është që të transformojmë sektorët, e të vihen në funksion të qytetarëve dhe nga ana tjetër të ndërtojmë një aleancë të gjerë më qytetarët, për tu përballur me korrupsionin.
اdo kush duhet të marrë përsipër pjesën e tij, duke refuzuar atë që i del përballë apo që merr ryshfet, apo përfshihet në një marrëveshje të paligjshme në përfitimin e diçkaje. Besimi i qytetarëve tek shtetit është i rrënuar sepse sistemi që merret me denoncimet, është copë-copë. Kanë munguar instrumentet dhe shumë nga ankesat e denoncimet bien në vesh të shurdhër, duke rënë në një gropë të madhe të mbushur me shkresa. Kjo platformë e kapërcen burokracinë dhe ka përgjegjës të drejtpërdrejtë dhe nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë së tyre
. Denoncimi nuk shkon në një dorë të vetme sepse ankesat do shkojnë në katër drejtime të ndryshme, që janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe përgjegjësia për ta trajtuar denoncimin shkon në nivelin më të lartë, zyra e kryeministrit, ministrit të linjës, salla operacionale dhe zyra e anti-korrupsionit”, sqaroi Rama.

Por që e gjithë kjo platformë të funksionojë, duhet bashkëpunimi i qytetarëve. Kryeministri premtoi se problemet e tyre do marrin reagim brenda 30 ditëve ose nëse denoncimet janë të hapura, zgjidhja do të jetë e menjëhershme. Gjithashtu ai premtoi ruajtjen e anonimatit, për ato raste ku qytetarët nuk duan të identifikohen.
“Ne u sigurojmë qytetarëve anonimatin në rastet e denoncimeve. Së bashku duhet të krijojmë një trysni sociale ndaj korrupsionit, e cila mund të krijohet vetme nëse qeveria dhe qytetarët bëhen një në këtë betejë. Kjo është një rrugë e re dhe e sigurt, për të luftuar korrupsionin.
Arsyeja se përse një pjesë e ministrave dolën njëri pas tjetrit ishte për t’iu thënë qytetarëve se nëse keni në dorë një aparat telefoni celular, nga sot keni në dorë një armë për ta luftuar konkretisht korrupsionin së bashku me ne.Nëse ju nuk do ta përdorni këtë armë dhe nëse do mjaftoheni duke u ankuar në mënyrë të përgjithshme apo duke ushqyer perceptimin e korrupsionit, nuk kemi shanse që të marrim rezultate të shpejta.
Aleanca kundër korrupsionit është aleanca jonë e përbashkët. Qytetarë na vini në provë vullnetin dhe efikasitetin tonë për të luftuar përkrah jush dhe individualisht dhe për të mos qenë vetëm as ju e as ne në betejë. Korrupsioni nuk është një mallkim nga Zoti. Mjafton që të na tregoni fytyrën emrin dhe vendin e korrupsionit dhe pjesën tjetër na e lini neve që t’ia zbardhim fytyrën Shqipërisë”, ishte apeli që Kryeministri u bëri qytetarëve.
/ Top Channel
 
Titulli: Qeveria hap portalin antikorrupsion, Rama: Denonconi!

1zqeqs3.jpg
105bim8.jpg
2z9h6hi.jpg
2ch7woo.jpg
 

Attachments

  • 1zqeqs3.jpg
    1zqeqs3.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
  • 105bim8.jpg
    105bim8.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
  • 2z9h6hi.jpg
    2z9h6hi.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
  • 2ch7woo.jpg
    2ch7woo.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
  • 1zqeqs3.jpg
    1zqeqs3.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
  • 105bim8.jpg
    105bim8.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
  • 2z9h6hi.jpg
    2z9h6hi.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
  • 2ch7woo.jpg
    2ch7woo.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top