Qeveria e Serbisë beson se Lista Serbe do ta parandalojë formimin e Ushtrisë së Kosov

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Kryeministri në largim i Serbisë, Aleksandar Vuçiq së bashku me disa ministra ka zhvilluar një takim me zyrtarë të Listës Serbe në prag të zgjedhjeve të 11 qershorit në Kosovë.

Pas takimit, që të gjithë u shfaqën të bindur se vetëm Lista Serbe mund ta ndalojë formimin e Ushtrisë së Kosovës, dhe tu sigurojë serbëve një jetë më të mirë.


“Deputetët e Listës Serbe mund ta parandalojnë formimin e Ushtrisë së Ksoovës. Kur ju dëgjoni kandidat për kryeminitër si Haradinaj i cili dëshiron të vijë deri në Nish, atëherë duhet që serbët të mos t’i lejojnë këto deklrata dhe formimin e Ushtrisë”, tha pas takimit Aleksandar Vulin ministër i punës dhe mirëqenies sociale, transmeton lajmi.net

Vulin është shprehur i bindur se vetëm me Listën Serbe në Kuvend zëri i serbëve do të mund të dëgjohej.

Ai ka bërë të ditur se Qeveria e Serbisë në mënyrë unanime do ta përkrah këtë subjekt për zgjedhjet e 11 qershorit.

Kurse, Salvko Simiq ka thënë se ata do synojnë që serbëve në Kosovë tu krijohen kushte më të mira dhe stabilitet.

“Njerëzit duhet ta shohin seriozitetin dhe legjitimitetin e njerëzve në Listën Serbe”, tha Simiq. auto_qeveria-1-640x3581495384477.jpghttp://zeri.info
 

Attachments

  • auto_qeveria-1-640x3581495384477.jpg
    auto_qeveria-1-640x3581495384477.jpg
    62.5 KB · Shikime: 0
Back
Top