Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Qeveria e Maqedonisë së Veriut flet për hapjen e kufijve

vendkalim-kufitar-2-800x445-1-696x387.jpg
Advertisment
Qeveria e Maqedonisë së Veriut po shqyrton masat edhe për hapjen e kufijve, por sipas vlerësimeve të para ende është herët për të ndërmarrë një vendim të tillë.


Ky vlerësim vjen nga ministria e shëndetësisë, pasi që sot Serbia si vend fqinj hapi pikat kufitare me Maqedoninë e Veriut.

“Ende është herët për hapjen e kufijve te ne. Konsideroj se duhet të kalojë edhe një periudhë ku do të implementojmë masat tona të lehtësimit. Nevojitet qasje e koordinuar me të gjitha vendet që të bëhet strategji e përbashkët e hapjen së kufijve”, theksoi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse autoritetet parashohin hapjen e kufijve tanë, pasi që të gjithë fqinjët paralajmëruan një hap të tillë.

Filipçe ka thënë se në takimin në Athinë kanë biseduar për më shumë qasje të hapjes së kufijve.

“Atë që e kemi folur në Athinë ka qenë së pari të diskutohet mundësia kufijtë të kalohen pa teste, duk pasur parasysh se ajo ka logjikë kur bëhet fjalë për grupe te vogla, por e humb kuptimin kur bëhet fjalë për kalim masiv të kufijve, veçmas nga vende të cilat kanë pasur rrezik ndryshe nga sëmundja”, ka thënë Filipçe.



Më tej është rishikuar kalimi i kufijve të lehtësohet dhe të pengohet formimi i kolonave të gjata të qytetarëve në vendkalimet kufitare.

“Nga ana greke poashtu ende presim përgjigje të mundësohet mjekim falas të cilitdo qytetar të këtyre gjashtë vendeve fqinje në vendin ku do të hasen, nëse preken nga koronavirusi”, tha Filipçe.

Serbia ka paralajmëruar hapjen e kufijve më 1 qershor ku për qytetarët tanë nuk do të nevojitet test për kovidin, derisa Greqia ka paralajmëruar se do të hapë kufijtë e saj për vendet fqinje nga 1 korriku, poashtu pa testim të detyrueshëm.(INA)
 

Attachments

  • vendkalim-kufitar-2-800x445-1-696x387.jpg
    vendkalim-kufitar-2-800x445-1-696x387.jpg
    54.6 KB · Shikime: 0
  • vendkalim-kufitar-2-800x445-1-696x387.jpg
    vendkalim-kufitar-2-800x445-1-696x387.jpg
    54.6 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back