Qeveria e Gjermanisë humb betejën për UFO’t!

Aver

.
V.I.P
edhe-kjo-ndodh-ldquo-zonja-e-hekurt-rdquo-e-humb-nj-euml-betej-euml-ligjore-hd.jpg


Qeveria e Gjermanisë e udhëhequr nga kancelarja, Angela Merkel, do të detyrohet të publikojë dokumente sekrete për hetimet që ka kryer ky shtet në lidhje me ekzistimin mundshëm të jashtëtokësorëve në Tokë. Kështu vendosi një gjykatë në bazë të kërkesës së shtetasit gjerman, Frank Reitemeyer.

Fillimisht, një raport të tillë së pari e zbuloi organizata gjermane “Exopolitics”, e cila merret me hulumtimin e UFO-ve, ndërsa Reitemeyer vendosi të ngrejë një padi kundër Bundestagut gjerman, transmeton Telegrafi.

"Unë dua të di faktet. Më pengon fakti se pse në Francë, Angli apo SHBA, qytetarët mund të shohin dokumentet në lidhje me UFO-t, ndërsa në Gjermani nuk janë të informuar për këtë gjë", tha Reitmeyer në gjykatë, e cila vendosi që ai ka të drejtë t’i sheh disa dokumente të paklasifikuara gjermane në lidhje me hetimet që i ka kryer shtetit gjerman për ekzistimin e UFO-ve.

Ndërsa Bundestagu, njoftoi se “do të apelojë vendimin në një gjykatë më të lartë”, e cila ka bërë që të dyshojnë se shteti gjerman është duke fshehur diçka në lidhje me UFO-t.


gazetaexpress.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top