Qeveri duhet të ketë, qoftë edhe pa mandat të Ivanovit

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Shumica parlamentare duhet të formojë qeverinë e re edhe pa mandat nga kryetari i shtetit Gjorgje Ivanov, vlerëson një pjesë e ekspertëve juridik. Sipas profesorit Bekim Kadriu, kreu i shtetit nuk ka shumë hapësirë për manovrime të tjera politike.
“Nëse kryetari i shtetit vendos mos e jep mandatin megjithatë Kuvendi përsëri do të ketë kompetencë që të bëjë zgjedhje të qeverisë dhe do ta zgjedhë qeverinë pa mandatin e Ivanovit. Do ta përsëris një qëndrim, ne nuk mund të jemi peng i shkeljes së Kushtetutës nga Ivanovi por edhe nga ana e kushdo qoftë tjetër”, deklaroi për Alsat-M, Bekim Kadriu.

Për profesorin Temellko Ristevski Presidenti i shtetit Gjorgje Ivanov me mos-dorëzimin e mandatit bënë shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe përveç që do të mbajë përgjegjësi politike, duhet të mbajë edhe përgjegjësi penale.

“Kryetari i shtetit patjetër të jep mandatin, në të kundërt ai është në kundërshtim me dëshirën e shumicës së qytetarëve. Ai nuk është përmbi qytetarëve, ai është individ dhe duhet të respektojë dëshirën e shumicës parlamentare. Nëse këtë nuk e bënë, ai bënë shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe duhet të mbajë përgjegjësi politike por edhe përgjegjësi penale”, tha profesori Temellko Ristevski.

Kadriu dhe Ristevski vlerësojnë se skenat e përgjakshme të 27 prillit nuk do të përsëriten në rast që shumica parlamentare formon qeverinë e re pa mandat nga kryetari i shtetit. Ata thanë se sot rrethanat janë ndryshuar dhe se vizita e fundit e zëvendës-ndihmësit të sekretarit shtetëror të SHBA-ve Hoyt Yee dhe zbutja e qëndrimit të Ivanovit në lidhje me mandatin, janë sinjale pozitive se kriza shkon drejt zgjidhjes paqësore.
screenshot-18_1494532643-2461170.png
http://www.gazetaexpress.com
 
Back
Top