Qetësohuni shqiptarë dhe ju djemtë e Zvicrës, fitoni kundër Serbisë. Kaq

Enver Robelli

ndeshja1-300x214.jpg
Qetësohuni burra e gra se kjo është vetëm një lojë!

Lojë me top!

Nuk është patriotizëm të gjuani me gurë!

Nuk i dhuroni dashuri as Shqipërisë, as Kosovës, as Maqedonisë shqiptare, as Luginës së Preshevës me sjellje prej huligani!

Nesër 22 lojtarë të dy ekipeve të ndryshme do të vrapojnë pas një topi!

Le të fitojnë ata që luajnë më mirë!

Duam të fitojë Shqipëria!

Rrugët e jetës dhe rrugët e zemrës janë të paparashikueshme!

Berat Gjimshiti luan për Shqipërinë, por e dashura e tij qenka serbe!

Ta gjuajmë me gurë? Kush e bën këtë është primitiv!

Për Serbinë luan Miralem Sulejmani. Nuk është shqiptar. ثshtë goran. Ka lindur në Beograd, por familja e tij vjen nga rrethina e Prizrenit. Ai luan në një ekip zviceran. Në rrethana të tjera Miralem Sulejmani do të luante për Shqipërinë. Apo për Kosovën. Tash luan për kombëtaren serbe. Dhe për një ekip futbolli në Bernë të Zvicrës.

Qetësohuni burra e gra shqiptarë, tregoni një grimë kulturë e mençuri.

Nuk ka as gjak serb, as gjak shqiptar. Ka veç gjak që është lëng i jetës pa të cilin s’mund të jetojmë.

Mendoni pak të gjithë: nuk ka armiqësi të përjetshme mes dy popujve!

Po, e vërteta e dhimbshme është kjo: shqiptarët e serbët i ndan një pellg gjaku. 100 vjet luftëra dhe krime. Sa i përket krimeve serbët janë në epërsi – dhe për këtë epërsi janë dënuar nga bota perëndimore.

78 ditë sulme ajrore nga NATO.

Më shumë se 78 përbuzje nga bota perëndimore.

Më kujtohet një gazetar serb në fund të viteve 90-të. Pati shkruar një shkrim në gazetën zvicerane «Tages Anzeiger»: tregonte si kishte shkuar për pushime në Marok dhe duke ecur në një fshat tradicional një grup turistësh nga Holanda e kishin pyetur: «Nga jeni?» Kur ky ishte përgjigjur se vinte nga Serbia, holandezët e kishin shikuar si atraksion turistik. Nuk ishte atraksion i mirë turistik ky serb.
Nuk ka armiqësi të përjetshme, këtë do t’ua konfirmonin po të ishin gjallë edhe Azem Bejta, edhe Isa Boletini, edhe shumë shqiptarë të Kosovës që në 100 vitet e fundit janë marrë me politikë dhe nga pak me luftë.

Nuk ka armiqësi të përjetshme – dhe për t’u bindur lexoni librin e Aleksa Bogosavleviqit «O Arnautuima», lexojeni Dimitrije Tucoviqin dhe Kosta Novakoviqin, lexojeni Bogdan Bogdanoviqin dhe Danilo Kishin, lexojeni Latinka Peroviqin dhe dëgjoni këngën e Rade Sherbexhisë për Bekim Fehmiun.
E di që për diçka të tillë fansat e futbollit nuk kanë kohë sonte, as nesër, kur bëhen gati për përleshjen e ashtuquajtur biblike në fushën e blertë. Por, së paku mendoni pak se jo të gjithë serbët na kanë urryer dhe jo të gjithë serbët duhet t’i urrejmë për shkak të atyre që kryen krime të llahtarshme ndaj popullit tonë.

S’kemi qenë përherë armiq. Gjatë sundimit osman shpesh kemi luftuar bashkë kundër pushtuesve osmanë. Mbreti serb ka dekoruar bujq shqiptarë pasi kishin ruajtur me fanatizëm manastiret serbe.
Që Skënderbeu, heroi ynë kombëtar, kishte raporte më të mira me serbë se me turq as që mund të dyshohet. Ta mallkojmë për këtë?

Ta mallkojmë Fadil Vokrrin që luajti për «Partizanin» e Beogradit?

Apo Xhevat Prekazin?

Lexojeni pak librin e Petrit Imamit mbi serbët dhe shqiptarët nëpër shekuj!

Bilall Rrustemi prej Dukagjini dikur thoshte se nuk dëshironte të ishte as kajmekam i Gjakovës, as bajraktar i Rekës apo Malësisë, por rojtar i manastirit. Bilalli e kishte shoqëruar igumenin serb në të gjitha udhëtimet: «Nga Nishi në Beograd, nga Sofja në Edrenë, nga Selaniku në Stamboll. Ishte edhe në Aleksandri dhe Jerusalem, pastaj igumeni i premtoi se do ta merrte me vete në Petrograd (Shën Petërburg)».

Qetësohuni burra e gra!

Në altarin e manastirit të Deçanit përveç shenjtorëve përkujtohen edhe «Rrustemi, Aliu, Sokoli, Smaja», të cilët i përkisnin «fesë së Mehmetit», pra Sulltan Mehmetit, por mbronin manastirin ortodoks.
E thonë historianët seriozë: kemi jetuar me serbë në një simbiozë etnike. Të përfshirë nga stuhia e nacionalizmit në të dy anët sot na vjen inat ta pranojmë këtë. Por inatin të mos e shprehim përmes dhunës. Sepse dhuna s’çon askund. Përveç në humnerë.

E duam humnerën nacionaliste në fillim të shekullit 21?

Ata që e duan këtë nuk mund të quhen ndryshe veçse të çmendur. Të hallakatur në krye.
Shumica e lojtarëve të kombëtares shqiptare janë «shqiptarë jashtë atdheut». Shqipëria dhe Kosova nuk kanë asnjë meritë që ata janë bërë futbollistë të mirë. E udhës do të ishte që këta futbollistë të sillen, për shembull, si zviceranë, sepse pa Zvicrën sot do të luanin në një klub fshati në Kosovë.

Kjo vlen për Taulant Xhakën, Berat Xhimshitin, Burim Kukelin, Naser Alijin, Shkelzen Gashin, Arlind Ajetin, Amir Abrashin, Migjen Bashën dhe Ermir Lenjanin.

Po e sjellim këtu një citat nga vepra «O Arnautima» të Aleksa Bogosavleviqit: «Nëse do të jemi të sinqertë ndaj vetes dhe të paktën në shpirt duhet t’i pranojmë gabimet tona që kemi bërë dhe po i bëjmë sërish, atëherë me këtë kemi gjetur mundësinë dhe mënyrën për t’u përmirësuar. Sepse përvoja e kushtueshme shumëvjeçare që kemi fituar deri më tani, ndoshta na ka mësuar që duke filluar prej këtij momenti ta përzgjedhim rrugën e drejtë. Ndaj arnautëve ajo rrugë e drejtë dhe më e shkurtër do të ishte: që ne direkt, pa kurrfarë ndërmjetësuesi të afrohemi me ta, të njihemi dhe pajtohemi».
Bogosavleviq ishte oficer i xhandarmërisë mbretërore serbe. Në vitin 1900 në gazetën «Pobratimstvo», siç bën me dije gazetari Fahri Musliu, oficeri serb ishte nënshkruar kështu: Aleksa Gj. Bogosavleviq – Berisha. Sepse rridhte nga fisi Berisha.

Momir Bullatoviqi, një politikan bukur idiot i Malit të Zi, rridhte nga fisi Kuqi. Një ambasador i Serbisë dhe Malit të Zi quhej Gashiq – dhe nuk duhej fantazi e madhe për të kuptuar se po të mos ishte asimiluar sipërfaqësisht do të quhej Gashi.

Kur Gavrilo Principi ishte nisur në drejtim të Kosovës për të luftuar kundër turqve së pari ishte ndalur për t’u lajmëruar në shtabin e Voja Tankosiqit në Kurshumli. Por rojet e Tankosiqit i kishin thënë se duhej të priste, sepse Tankosiqi po zhvillon një takim me krerët shqiptarë. Pas takimit Tankosiqi i kishte thënë Principit të kthehej pas, sepse ishte shëndetlig. Ai u kthye – u kthye në Beograd dhe nga atje në Sarajevë, ku vrau trashëgimtarin e fronit austro-hungarez dhe kështu ndezi Luftën e Parë Botërore.
Qetësohuni burra e gra se kjo është vetëm një lojë!

Lojë me top!

Në Elbasan!

Kjo lojë le të shërbejë si betejë sportive dhe jo politike!

Le ta zhvillojmë betejën politike me reforma!

Me dije!

Me arsim të mirë!

Me ekonomi të zhvilluar!

Me sistem të pavarur dhe serioz të drejtësisë!

Le të shtyhemi diku tjetër: në garën për të hyrë në Bashkimin Europian!

Të mos shtyhemi me gurë!

Apo me emocione që burojnë nga atavizmi!

Sot tingëllon absurde, por edhe kjo është e vërtetë: Kisha Ortodokse Serbe, e cila sot është një organizatë pothuaj kriminale, më 1929 kishte ndihmuar që Kisha Ortodokse Shqiptare të shpallet autoqefale. Për meritat që kishte për krijimin e sinodit shqiptar Mbreti Zog e nderoi Patriarkun serb Dimitrije me urdhrin «Skënderbeu».
Një patriark serb bart urdhrin «Skënderbeu»!

Kështu është, sepse nuk jemi vrarë përherë, nganjëherë, kur kemi pasur interesa të njëjta, kemi bërë politikë e tregti me serbë pa asnjë problem. Edhe ata me ne.

Igumeni i kishës së Shën Markut në Podgur të Prizrenit ishte pijanec. Sa për të kisha do digjej, do digjeshin librat dhe dhomat, sikur të mos kishin vrapuar shqiptarët për të fikur zjarrin dhe shpëtuar shkrimet. Kështu raporton Petrit Imami në librin e tij.

Qetësohuni burra e gra se kjo është vetëm një lojë!

Ah, po, po deshët pas ndeshjes lexojeni librin «Reforma agrare dhe kolonizimi në Kosovë – 1918-1941», shkruar nga Dr. Milovan Obradoviqi. Botuar në Prishtinë më 1981.

Nesër, ju djemtë e Zvicrës, fitoni kundër Serbisë. Kaq.
 
Titulli: Qetësohuni shqiptarë dhe ju djemtë e Zvicrës, fitoni kundër Serbisë. Kaq

Na lodhen me politike tani... U be vertet bajatshem.

Ka ndonje anetar ne Elbasan live .. Qe te na sjelli ndonje informacion se qysh eshte gjendja/atmosfera nga afer ?!
 
Titulli: Qetësohuni shqiptarë dhe ju djemtë e Zvicrës, fitoni kundër Serbisë. Kaq

Eh sikur llogjika te vepronte sic duhet tek turmat njerzore,shume ngjarje historike njerzore do ishin ndryshe.
 
Titulli: Qetësohuni shqiptarë dhe ju djemtë e Zvicrës, fitoni kundër Serbisë. Kaq

U degjua qe kishin gjujt me gure autobuzin e lojtareve Serbe mbrem tek mberriten!
Do ndodh dicka me siguri,Shqiptare e mos leme emer ncncnc sben vaki... :P
 
Titulli: Qetësohuni shqiptarë dhe ju djemtë e Zvicrës, fitoni kundër Serbisë. Kaq

Ka gjaujtur me guralec nje cilimi 14 vjec, dhe serbet e bene te madhe, u frikesuan kinse dhe kercenuan qe nese edhe ne rruge per ne Elbasan Arena do ti gjuajn me guralec ata nuk do te dalin ne fushe. Nuk ua mban dhe mundohen ne cdo menyre te gjejne aresyetim te mos luajn fare.
 
Titulli: Qetësohuni shqiptarë dhe ju djemtë e Zvicrës, fitoni kundër Serbisë. Kaq

Dhe policia shqiptare shkon arreston 14 vjecaret... kjo eshte turp
 
Titulli: Qetësohuni shqiptarë dhe ju djemtë e Zvicrës, fitoni kundër Serbisë. Kaq

Eh sikur llogjika te vepronte sic duhet tek turmat njerzore,shume ngjarje historike njerzore do ishin ndryshe.

sdi per ca kishin dale tere ajo tufe njerezish dje neper rruge....a thu po vinte kush!

mgjth te mendosh paradoskin qe vjen nga plehrat serbe , te vjen te shqyesh katsh

gjithsesi...fitofshin me te miret..dmth NE!
 
Titulli: Qetësohuni shqiptarë dhe ju djemtë e Zvicrës, fitoni kundër Serbisë. Kaq

Tani te rrime drejt e te flsaim shtrembet :P

Dhe une jam dakort qe si kafshe nuk do sillemi por ama e harruat si u sollen ata 1 vit me pare me ne?!! Epo tani si mendon ti se do reagoje populli kur une e para vjet kam thene vec mos ardhshin ktu keta ndyresira se vete e para do jua fus me grusht Lol
 
ah dmth meqe ata u sollen ashtu ,hajde edhe ne si majmunat me peme te bejme njesoj...

me kujtove i barsalete

ishte i cift ul ne stolin e parkut dhe perballe kishin nje peme.
ne degen e pemes u ul nje cift zogjsh dhe po llackaviteshin njeri me tjetrin
gruaja i shikonte plot emocion dhe ne nje moment i thote burrit
zemer a bejme edhe ne si ata?
ehu - i tha ai- kush rri e hypen ne peme :P

kshu e ky mhb, ne po tregojme nacionalizem te lodhur ...

11.jpg

5.jpg
 
Titulli: Qetësohuni shqiptarë dhe ju djemtë e Zvicrës, fitoni kundër Serbisë. Kaq

Po me femijet e shkollave fillore c'kane .. Nuk e di se kush i jep k'to ide budallepse qe te kthejne shkollat ne politike .

Ps ... Marla 14 vjec konsiderohesh goxha I/e rritur, Gjithsesi ti gjithmone te jep te mendosh qe je nje huligante per veten tende.
 
Titulli: Qetësohuni shqiptarë dhe ju djemtë e Zvicrës, fitoni kundër Serbisë. Kaq

Po me femijet e shkollave fillore c'kane .. Nuk e di se kush i jep/lejon k'to ide budallepse qe te kthejne shkollat ne politike .

Ps ... Marla 14 vjec konsiderohesh goxha I/e rritur, Gjithsesi ti gjithmone te jep te mendosh qe je nje huligante per veten tende... Te kishe mundesine per noj ban hajt me, sa per grushtat ti shikosh ne enderr.
 
Titulli: Qetësohuni shqiptarë dhe ju djemtë e Zvicrës, fitoni kundër Serbisë. Kaq

Ka gjaujtur me guralec nje cilimi 14 vjec, dhe serbet e bene te madhe, u frikesuan kinse dhe kercenuan qe nese edhe ne rruge per ne Elbasan Arena do ti gjuajn me guralec ata nuk do te dalin ne fushe. Nuk ua mban dhe mundohen ne cdo menyre te gjejne aresyetim te mos luajn fare.

Dhe. Cfar pastaj te vegjlit te bejn sherr e te rriturit te pesojn...sinqerish edhe pse gjith duam me shpirt te fitojn djemet tan,,duhet te tregohemi te drejt te fitoj me i miri...per ne eshte fitore shum e madhe nese arrijm te mbajm gjendjen nen kontroll.
 
Titulli: Qetësohuni shqiptarë dhe ju djemtë e Zvicrës, fitoni kundër Serbisë. Kaq

Po me femijet e shkollave fillore c'kane .. Nuk e di se kush i jep/lejon k'to ide budallepse qe te kthejne shkollat ne politike .

Ps ... Marla 14 vjec konsiderohesh goxha I/e rritur, Gjithsesi ti gjithmone te jep te mendosh qe je nje huligante per veten tende... Te kishe mundesine per noj ban hajt me, sa per grushtat ti shikosh ne enderr.

Po mi moter po ashu mire e ke.

Kto semaforet na cmenden vetem 3 minuta rrine ngelem ne trafik.
 
Titulli: Qetësohuni shqiptarë dhe ju djemtë e Zvicrës, fitoni kundër Serbisë. Kaq

Huligane hehe Marla mos na ka vdek ai gjyshi se kaloi 1 ishemi... Apo nga tatimet.
 
Titulli: Qetësohuni shqiptarë dhe ju djemtë e Zvicrës, fitoni kundër Serbisë. Kaq

Vdiq i ziu. Ishalla ja ka lene receten djalit.

Do ket vdek nga tAtimet thu loool
Gjynof se na rriti me akullore :)
Ai si fyell mu duk , cuni vet
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top