Qeni shpëton foshnjën e braktisur poshtë një ure

Një fëmijë dy javësh u gjet nga një qen, pasi u braktis nga nëna e tij nën një urë. Fëmija dy javësh u gjet nën një urë në Winkongo pranë Bolgatanga, të shtetit afrikan Gana. Qeni e kishte kaluar gjithë natën duke u kujdesur për fëmijën për ta mbajtur atë ngrohtë.




qeni_660_400.jpg


Zbulimi ndodhi në sajë të pronarit, i cili i shqetësuar në lidhje me mungesën e qenit, kishte organizuar një kërkim në fushat dhe pyjet përreth. Kur pronari në fund ka gjetur qenin nën një urë pranë fermës, vuri re dhe praninë e fëmijës në të cilën qeni ishte shtrirë për ta mbajtur atë të ngrohtë gjatë natës.

Drejtori i Shëndetit Publik, Rosemary Azure, ka deklaruar se fëmija i braktisur ishte rreth dy javësh dhe kordoni i tij ishte prerë keq duke u infektuar.

Foshnja u shpëtua dhe po trajtohet në spital duke iu bërë të gjitha vaksinimet e nevojshme. Policia po kërkon për nënën e tij: një hipotezë është se fëmija mund të jetë braktisur nga një nënë adoleshente: janë në fakt të shumta rastet e shtatëzanisë te vajzat në këtë zonë.

Qeni megjithatë ka fituar statusin e heroit për përkujdesjen e fëmijës: foshnja kishte shumë të ngjarë të vdiste nëse nuk do ishte mbajtur i sigurt gjatë gjithë natës nga ai.
b.info,kosova
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top