Qeni që mban gjallë 3-vjeçaren

Faith_Wilson_590873.jpg



Një 3-vjeçare, e cila vuan nga një formë e rrallë diabeti, mbahet në jetë vetëm nga qeni i saj “Ruby”Historia prekëse u botua ditën e dielë në shtypin anglez. Qeni i racës labrador është i stërvitur që të ndiejë me nuhatjen rënien e nivelit të sheqerit në gjak dhe kështu sinjalizon prindërit e Faith Wilson sa herë që ajo ka nevojë për sheqer.
“Gjatë mbrëmjeve ishte një makth i vërtetë për mua. Ndodhte të pësoja atak paniku disa herë gjatë natës dhe vrapoja për tek dhoma e vajzës, e tmerruar e duke shpresuar që të ishte ende gjallë”, rrëfeu nëna e së miturës, Sarah Wilson.
Nëse niveli i sheqerit në gjakun e Feith do të ulet përtej një kufiri, ajo mund të kalojë në koma dhe mund të vdesë.
“ثshtë një sëmundje shumë e vështirë për t’u menaxhuar. Praktikisht, ime bijë duhet të jetojë pa një organ jetik dhe do të ketë nevojë për përkujdessje gjatë të gjithës jetës. Më vonë do të jetë më e thjeshtë, pasi mund të ndërgjegjësohet për nevojat e saj, por pa këtë qen, realisht nuk do të dinim si do t’ia kishim dalë”, shtoi Zonja Wilson.
Sipas të dhënave shkencore, përpara se të nisë rënia e sheqerit nën një nivel të pranueshëm, trupi pëson disa ndryshime metabolike, që transmetojnë edhe një erë të pandjeshme për njeriun.
Megjithatë, një qen i stërvitur është në gjendje që të shquajë aromën dhe të sinjalizojë personat e tjerë, ashtu siç është mësuar në stërvitje./G Express
 
“Ruby”, qeni që mban në jetë vogëlushen 3 vjeçare

Një histori e pazakontë është botur nga shtypi anglez. Një qen i racës labrador, që është i stërvitur që të ndiejë me nuhatjen rënien e nivelit të sheqerit në gjak, po mban në jetë një vajzë tre vjeçare. Ruby sinjalizon me të lehura prindërit e Faith Wilson sa herë që ajo ka nevojë për sheqer.
“Gjatë mbrëmjeve ishte një makth i vërtetë për mua. Ndodhte të pësoja atak paniku disa herë gjatë natës dhe vrapoja për tek dhoma e vajzës, e tmerruar e duke shpresuar që të ishte ende gjallë”, rrëfeu nëna e së miturës, Sarah Wilson.

Sipas specialistëve, përpara se të nisë rënia e sheqerit në trup, ai pëson disa ndryshime metabolike, që transmetojnë edhe një erë të pandjesshme për njeriun. Vogëlushja, e cila vuan nga një formë e rrallë diabeti, mbahet në jetë vetëm nga qeni i saj Ruby i cili i qëndron ditë e natë tek koka dhe kujdeset për shëndetin e saj.
“ثshtë një sëmundje shumë e vështirë për t’u menaxhuar. Praktikisht, ime bijë duhet të jetojë pa një organ jetik dhe do të ketë nevojë për përkujdessje gjatë të gjithës jetës. Më vonë do të jetë më e thjeshtë, pasi mund të ndërgjegjësohet për nevojat e saj, por pa këtë qen, realisht nuk do të dinim si do t’ia kishim dalë”, shtoi Wilson.
Mjekët kanë treguar se nëse niveli i sheqerit në gjakun e Feith do të ulet përtej një kufiri, ajo mund të kalojë në koma dhe mund të vdesë./albobserver.com/

vajza1-300x282.jpgvajza2.jpgvajza3.jpgvajza4.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top