Qeni nuk largohet nga varri i pronarit

Arfenilla

Themelues i Forumit
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.









Nga krahina Panjiatun e Kinës na vjen edhe një rrëfim prekës për dashurinë e pandashme ndërmjet kafshëve dhe njeriut.

Pak pasi i vdiq pronari Lao Pan në moshën 68 vjeçare, bashkëfshatarët vërejtën se qeni i të ndjerit është larguar nga fshati. Shpejtë e gjetën qenin duke kaluar ditët afër varrit të Laos, i uritur dhe i etur.

Fshatarët vendosën ta kthejnë në shtëpi dhe u përpoqën që nëpërmjet ushqimit ta mashtrojnë dhe ta detyrojnë të qëndrojë në shtëpi.

Megjithatë, plani i tyre dështoi pasi qeni brenda ditës prapë u kthye në varreza, ndërsa fshatarët vendosën që t’ia ndërtojnë një kolibe afër varrit të pronarit.

Pasi ia ndërtuan koliben ata morën përsipër që për çdo ditë t’i dërgojnë ushqim dhe ujë, derisa të ‘dy miqtë’ të mos takohen prapë në botën e përtejshme, shkruan Sky News
 
Pe: Qeni nuk largohet nga varri i pronarit

pak a shum si ai filmi "Haçiko",

ne fakt duhet te jet si lloj rrace kjo, se ky qe kom un ne shpi...heeem, ta hudh nga ballkoni me vje noiher, por çe do...ma ka mor doren plera, sa her i shkoj afer, futet posht tavolinës,

meqe ra llafi du ta çiftëzoj,
 
Pe: Qeni nuk largohet nga varri i pronarit

Ahh kot s'thone qe me mire te kesh prane nje qen sesa njeriun ndonjehere.
 
Pe: Qeni nuk largohet nga varri i pronarit

nje her kam then,,vetem Kanuni esht me Besnik se Qeni,,ndryshe vetem Besa vet,,esht me Besnike se ai qe e mban! meqen se esht dhe tema,, kur isha heren e fundin ne shqipri,,kisha marr disa miq gjerman me vete,,kur pan qejt ne qytet,,me pyeten,,po ku jan te zotet e tyre?? u thash qe skan jan qej pazari,, ishte e veshtir te jau spjegoje,,
por e kuptuan se kishte te bente me gjendjen jasht kontrollit,dhe njeri me pyeti,,po pse nuk vin organet perkatese qe ti mbledhin dhe ti cojn ne azilin e kafsheve,,me vinte inat tu thoja,,se ne as per njerzit se kemi perfunduar akoma kte problem,,
dhe ju thash shkurt te verteten,,problemi ktu zgjidhet ne kte mynyr,,,njerzit i leme,,dhe qejt i vrasim!
pastaj nuk me pyeten me ne lidhje me kte ceshtje! gjat kthimit u perpoqa te jau spjegoja se dikur ne si popull,, i kemi dashur shum kafshet,,sidomos ato shtepiaket !
 
Pe: Qeni nuk largohet nga varri i pronarit

pak a shum si ai filmi "Haçiko",

ne fakt duhet te jet si lloj rrace kjo, se ky qe kom un ne shpi...heeem, ta hudh nga ballkoni me vje noiher, por çe do...ma ka mor doren plera, sa her i shkoj afer, futet posht tavolinës,

meqe ra llafi du ta çiftëzoj,

Film i pa pam ai e kam shikuar dhe te betohem lotet me kan shpetu.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top