Qëllohet me armë kreu i komunës së Bilishtit

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Një i ri ka qëlluar më armë kreun i komunës së Blinishtit në Lezhë duke e plagosur rëndë për jetën. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm ndërsa 46 vjeçari Jak Zhupa ka qenë duke shkuar në zyrat e komunës për të nisur punën si çdo ditë.

Sipas burimeve të policisë pranë ndërtesës ai është ndaluar nga një 22 vjeçar dhe kanë debatuar me njëri-tjetrin. Më pas i riu ka qëlluar me pistoletë duke e plagosur kreun e komunës, i cili mësohet të jetë në gjendje të rëndë në spitalin e Lezhës.

Policia që ka nisur tashmë hetimet bën të ditur se ka identifikuar autorin e krimit dhe është vënë në kërkim të tij. Emri i të riut nuk bëhet i ditur për shkak të hetimit. *news 24*
 
ketij i thuhet lajm:gjujpeshk:
 
titulli i artikullit eshte '''Qëllohet me armë kreu i komunës së Bilishtit '''
 
Back
Top