Qëllimi i Krijimit të Njeriut

METi

-=EdoLorEli=-
Falenderimi I takon Allahut xh.xh, Zotit të botërave Atij I kërkojmë ndihmë dhe mbrojtje nga shejtani i mallkuar dhe nga të këqijat e vetvetes tonë. Atë që e udhëzon Allahu nuk ka kush që ta humbë dhe atë që e le humb nuk ka kush që ta udhëzojë. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij.

O ju njerëz kinie frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje(njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e saj, e prej atyre të dyve u shtuan shumë burra dhe gra.Dhe kini frikë Allahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin sepse Allahu është Mbikqyrës mbi ju.[Kuran 4:1]

O ju që besuat, keni frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)! [Kuran 3:102]

O ju besimtarë, pëmbajuni mësimeve të All-llahut dhe thuani fjalë të drejta. [Kuran 33:70]

Ai [All-llahu] iu mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen juve mëkatet tuaja, e kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh. [Kuran 33:71]


Allahu i Madhëruar e ka krijuar njeriun njeriun për një qëllim të caktuar, qëllim të cilin e ka sqaruar në Kur`anin e Shenjtë. Por jobesimtarët mendojnë se njeriu është krijuar kot, pa ndonjë qëllim të caktuar. Me këtë pretendim ata akuzojnë Allahun xh.sh. I Lartësuar është Allahu nga ajo që e akuzojnë jobesimtarët.
A nuk e shikon se kur doktorët operojnë syrin, veshin, zemrën e të sëmurit, asnjëri prej nesh nuk thotë se doktori po e operon të sëmurin kot për të lozur por përkundrazi po e operon të sëmurin për ti shëruar atij organin e sëmurë, në mënyrë të tillë që ky organ të jetë I aftë që të kryeë funksionin e tij për të cilin është krijuar. Kur për doktorin flasim dhe themi kështu, po për Allahun I Cili I ka krijuar të gjitha këto organe, a mund të themi se ai na ka krijuar kot? Allahu thotë në Kur`an:


A menduat se Ne ju krijuam kot dhe se nuk do ktheheni ju tek Ne? [Kuran 23:115]

I lartë është All-llahu, Sunduesi i vërtet, nuk ka zot tjetër pos Tij, Zot i Arshit bujar. [Kuran 23:116]


اdo organ që ndodhet në trupin e njeriut dhe jo vetëm kaq, por edhe çdo qelizë dhe ind që ndodhet në trupin e njeriut Allahu e ka krijuar për një qëllim të caktuar. Qëllimi për të cilin është krijuar ky organ ose qelizë ose ind ndryshon nga qëllimi I krijimit të një organi ose qelize ose indi tjetër, si p.sh: Syri është krijuar për të parë, ndërsa veshi për të dëgjuar. Funksionet e ndryshme që kryejnë organet, qelizat dhe indet dëshmojnë qartë se ato janë të lidhura ngushtë me vetë qënien e njeriut. P.sh:
Qelizat të gjitha së bashku formojnë indin, indet formojnë organin, organet formojnë sistemin dhe sistemet formojnë qenien e njeriut.
Duke qenë se çdo qelizë, ind, organ dhe sistem janë krijuar për një qëllim të caktuar, dhe duke qenë se ato formojnë qenjien e njeriut, si rrjedhojë e këtyre dy gjërave del se vetë njeriu është krijuar për një qellim të caktuar.
Duhet të dimë se të gjithë njerëzit janë krijuar për një qëllim të vetëm, sepse struktura se si është ndërtuar syri tek i varfëri është e njëjtë me atë të të pasurit qoftë kjo në kohën tonë ose në kohët përpara nesh. Pra qëllimi i çdo pjese prej pjesëve të trupit të njeriut është një për të gjithë rracat dhe gjinitë njerëzore pa marrë parasysh kohën dhe vendin. Duke qenë se njeriu është i përbërë në këto pjesë atëherë si rrjedhojë e kësaj del se qëllimi i krijimit të të gjithë njerëzve është një, pa marrë parasysh kohën ose vendin, pasurinë ose varfërinë dijen ose injorancën.

Në të vërtetë, qëllimi për të cilin është krijuar njeriu është me këtë botë si dhe me botën tjetër(Ahiretin). Për këtë arsye ajo është e fshehtë për ata të cilët janë dhënë pas kësaj bote. Para 100-vjetësh ishim në botën e të panjohurës dhe mbas 100-vjetësh do të jemi përsëri në botën e të panjohurës. Po kështu kanë qenë edhe brezat që kanë jetuar përpara nesh. Ashtu siç kemi kaluar në mitrat e nënave fazë pas fazë, periudhë pas periudhe deri sa dolëm në këtë botë, ashtu do të kalojmë në këtë dynja për në Ahiret. Periudhë pas periudhe, nga periudha e fëmijërisë në periudhën e pleqerisë. Nuk mundet që njeriu ta kuptojë qëllimin e krijimit të tij në këtë botë, pa ditur atë që ka kaluar para saj si dhe atë që do të vijë pas saj. Ata të cilët i hedhin vështrimet e tyre vetëm në këtë botë qëllimet e tyre janë të kufizuara. Dhe për këtë arsye të gjitha filozofitë e tyre shkatërrohen tek shkëmbi I vdekjes.Ata të cilët thonë se qëllimi I krijimit të njeriut është të jetosh, të punosh, të jesh i kënaqur, të ndërtosh civilizimin, të luftosh për të qenë më i mirë. Këtyre njerëzve u përgjigjemi: Kur qenka qëllimi I krijimit të njeriut ajo që përmendët,atëherë! Pse njeriu vdes ?


Pse njeriu është i paaftë të punojë, pasi ka qenë i aftë dhe përse vdes?
Pse ai ka halle pasi ka qenë i kënaqur dhe përse vdes?
Pse ai sa vjen dhe rrethanat e tij keqësohen dhe përse vdes?
Por ata të çuditur thonë:
Erdha nuk e dij nga, ku por erdha
Vështrova para meje rrugë dhe eca
Do të vazhdoj të eci dua apo s`dua
Si erdha?! Si e pashë rrugën time?!
Nuk e di!! Dhe pse nuk e di? Nuk e di


Për të tillë njerëz Allahu ka thënë në Kur`an :

Edhe atë që dinë nga jeta e kësaj bote, është dije e cekë, por ndaj jetës së përjetshme (ndaj Ahiretit) ata janë plotësisht të verbëruar (të painteresuar). [Kuran 30:7]

Pse njeriu është krijuar, këtë nuk e din vetëm se Allahu i Cili e ka krijuar njeriun. Qëllimin e një produkti të caktuar ne nuk mund ta dijmë kurrë vetëm se duke na e mësuar vetë prodhuesi ose nëpërmjet atij që e ka mësuar nga ai ose nëpërmjet katallogut. Allahu I Madhëruar i ka dërguar profetët e Tij për të na mësuar neve atë që s`e dijmë. Allahu i ka dërguar ata me argumente të qarta dhe mrekulli, gjithashtu na ka krijuar neve mjetet me të cilat ne marrim dijen si p.sh: Dëgjimin, shikimin dhe logjikën. Nëse ne do të mësojmë nga profetët e Allahut atë që s`e dijmë, atëherë do ta kuptonim mirë udhëzimin e Zotit që e ka zbritur për ne dhe do të shpëtonim nga jeta e keqe dhe e verbër që jetojnë pabesimtarët. Me këtë udhëzim të zbritur nga Zoti ne jemi në gjendje të kuptojmë se jeta jonë ndahet në dy pjesë:

1. Jeta në këtë botë,ku njeriu sprovohet në të.
2. Jeta në botën tjetër,ku njeriu do të shpërblehet për atë që ka punuar ne këtë botë.


Po ta vështrojmë me vemëndje pozicionin e njeriut në tokë, do te shohim se ai është në pozicionin e zëvendësuesit, sepse Sunduesi ia ka dhënë atij këtë pozicion. Njeriu është zëvendësuesi i Allahut në tokë, sepse ai(njeriu) s`ka krijuar asgjë në tokë, dhe Ai i Cili ka krijuar gjithçka ç'ka në tokë është Allahu. Allahu ka thënë në Kur`an:

[Ai është I Cili ju ka krijuar juve në tokë çdo gjë që ju bën dobi]

A nuk e shikoni se njeriu nuk është pronar I vetvetes së tij,nuk është pronar I dorës,gjuhës,syrit dhe këmbës së tij,sepse ai nuk I ka krijuar ato vetë.

Allahu ka thënë në Kur`an:


A mos janë krijuar ata nga asgjëja apo kanë krijuar vetveten ? [Kuran 52:35]

E megjithatë, edhe pse njeriu nuk është pronar I vetvetes së tij, ne e shohim atë të veprojë sikur të jetë pronar,sepse Allahu ia ka dhënë atij mundësinë për ta shfrytëzuar çdo gjë që ka në tokë dhe që është në interes dhe në dobi të tij.

Allahu ka thënë në Kur`an:


Dhe për ju nënshtroi gjithë ç’ka në qie dhe ç’ka në tokë... [Kuran 45:13]

ثshtë e qartë se njeriu ka arritur në këtë gradë ngase:

1. Allahu ia ka dhënë atij këtë mundësi.
2. اdo gjë në tokë I është nënshtruar atij.
3. Mosekzistenca e ndonjë krijese tjetër rivale e tij.


Allahu ka thënë në Kur`an:

Përkujto (o Muhamed) kur Zoti yt u tha engjëjve Unë po krijoj në tokë një zëvendës [Kuran 2:30]

Megjithëse njeriu është zëvendësuesi i Allahut në tokë, prapë ai vetë i është nënshtruar kaderit(caktimit) të Zotit. Ai nuk është i aftë që të zgjedhë prindërit, gjininëmashkull apo femër, pamjen, moshën, vendin, kohën e lindjes, vdekjen e tij etj. Pra njeriu del nga kjo botë ashtu siç hyri në të, duke I dorëzuar të gjitha gjërat, të cilat i ruante me kujdes. Nga e tërë kjo nxjerrim në konkluzion se njeriu është robi dhe zëvendësuesi I Pronarit, Sunduesit, Krijuesit të tij që ka krijuar çdo gjë.
Allahu e ka bërë njëriun zëvendësues në tokë dhe kjo për një kohë të caktuar që të dallohet besimtari nga jobesimtari, mëkatari nga i devotëshmi, për të qenë shpërblimi në botën tjetër sipas punës që ka kryer njeriu në dynja. Në të vërtetë të gjithë të mirat që Allahu ia ka dhënë njeriut në këtë botë nuk janë gjë tjetër vetëm se sprovë për të. Për këtë arsye Allahu nuk i ka detyruar njerëzit që ta adhurojnë Atë, por Ai u ka dërguar atyre profetët, për ti udhëzuar ata në rrugën e drejtë në mënyrë që ta kalojnë sprovën me sukses. E megjithatë njeriu është i lirë në zgjedhjen që do të bëjë.

Por si mund ta kalojë njeriu këtë sprovë me sukses? Me të vërtetë kjo botë është e bukur dhe plot kënaqësi por një ditë kjo botë do të shkatërrohet. Ashtu siç kjo botë do të shkatërrohet po ashtu dhe njeriu do të vdesë një ditë. Kur njeriu do të vdesë atij nuk do ti bëjë dobi më asgjë veçse puna e mirë që ka punuar në dynja. Ai i cili e ka pasur besimin e plotë dhe e ka ndjekur udhëzimin e Zotit ai e ka kaluar sprovën me sukses, ai ka shpëtuar nga zjarri dhe ka fituar xhenetin.
Allahu ka thënë në Kur`an:
Kush i shmanget zjarrit dhe futet në Xhenet, ai e ka arritur shpëtimin, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër veç se një përjetim mashtrues [Kuran 3:185]
Por ai i cili nuk dëshiron, bën gjynahe dhe është I dhënë pas bukurisë së kësaj bote,shpërblimi I tij do të jetë zjarri.

Allahu ka thënë në Kur`an :


E përsa i përket atij që e ka tepruar, dhe i dha përparsi jetës së kësaj bote, xhehenemi do të jetë vendi I tij. [Kuran 79:37-39]

Falenderimi I takon Allahut xh.sh Zotit të botërave Atij i kërkojmë ndihmë dhe mbrojtje nga shejtani i mallkuar dhe nga të këqijat e vetvetes tonë. Atë që e udhëzon Allahu nuk ka kush që ta humbë dhe atë që e humb nuk ka kush që ta udhëzojë. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij

Allahu ka thënë në Kur`an:

Nuk I kam krijuar xhindët dhe njerëzit vetëm se për të më adhuruar [Kuran 51:56]

Duke ditur se kjo botë është sprovë për njeriun, atëherë njeriu duhet që ta adhurojë Allahun, sepse Allahu e krijoi atë për këtë qëllim. Në qoftë se ndonjë person ka një makinë dhe në vend që ta përdorë atë për të kryer me të nevojat që i duhen, ai e lë atë në garazhë, duke thënë se ajo është krijuar për të qëndruar në garazh. Të gjithë do të themi se ky person padyshim është budalla, sepse ai ka rënë ndesh me realitetin. E megjithatë deri sot nuk kemi parë asnjë njeri që të thotë kështu. Por për çudi kemi parë shumë persona të cilët thonë se jemi krijuar kot dhe jo për ta adhuruar Allahun.


Para disa vitesh u takua një dijetar musliman me një jobesimtar. Ndërmjet tyre u bë ky dialog:

- Dijetari: Syri jot a është krijuar për ndonjë qëllim?

- Jobesimtari: Po.

- Dijetari: Organi i trupit është krijuar që ti shërbejë vetëm vetes së tij apo është krijuar për ti shërbyer gjithë trupit?

- Jobesimtari: A do të kishte vlerë sistemi tretës pa trupin ? Padyshim që jo.

- Dijetari: Cili është pra qëllimi i krijimit të tërë trupit?

- Jobesimtari: (ngeli I shtangur nga kjo pyetje pastaj tha) Kjo është filozofi.

- Dijetari: Pak më parë ti më thë se ishte e vërtetë shkencore, më duket se ti dëshiron ti shmangesh pyetjes. A mund të më thoni atëherë për këpucët që keni veshur, a kanë ato ndonjë qëllim?

- Jobesimtari: Po, ato më ruajnë këmbët nga çdo e keqe.

- Dijetari: Po që ti ekziston a ka ndonjë qëllim?

- Jobesimtari: (ngeli i shtangur për herë të dytë)

Dijetari: vazhdoi bisedën dhe tha:O profesor unë çuditem me këtë civilizimin tuaj që thotë se njeriu është më i poshtëruar se këpuca e tij ?! Përdorimi i këpucëve e ka një qëllim, ndërsa ai që i vesh ato nuk ka ndonjë qëllim për ekzistencën e tij. Mirëpo ti i'u largove pyetjes time sepse qëllimin për të cilin je krijuar nuk do ta kuptosh dhe as do ta dish vetëm se nga Ai që të ka krijuar. Nëse ti dëshiron që ta dish se përse je krijuar duhet që ti të pyesësh patjetër të Dërguarin e Atij që të ka krijuar dhe ata quhen Profetët e Zotit, ose ndryshe njeriu do të jetë më i poshtëruar se këpuca e tij, nëse ai nuk beson në Allahun dhe në Profetët e Tij.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top