Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Që të mos nxitoni!

Vonesat janë problem për shumë prej nesh, ndaj do t’ju mësojmë disa truqe të vogla për t’i eleminuar ato.

1. Që nesër filloni të ngriheni pak më shpejt dhe gjumin e rikuperoni në darkë duke shkuar në krevat më herët.

2. Hiqni dorë nga gjërat e minutës së fundit të tipit mbushni lavatriçen, përgjigjes së një e-maili para se të dilni nga shtëpia. Mund fare mirë t’i bëni kur të ktheheni nga puna.

3. Llogaritni se sa kohë ju duhet për të bërë gjërat e mëngjesit. Psh. kronometroni kohën që ju duhet për të shkuar në punë. Kjo është shumë e rëndësishme për të kuptuar se sa kohë do t'ju duhet për t’u përgatitur në mënyrë që të mos bëheni vonë.

4. Nuk arrini të gjeni objektet tuaja para se të dilni nga shtëpia? اelësa, portofoli, syzet. Filloni t’i vini gjithnjë në të njëjtin vend kur ktheheni nga puna, mundësisht afër derës së hyrjes.

5. Anëtarët e tjerë të familjes ju bëjnë të humbisni kohë? Përpiquni të gjeni një zgjidhje të gjithë së bashku, psh të përgatisni çantat e shkollës së fëmijëve apo veshjet e tyre që një natë më parë.

6. Vazhdoni të shkoni vonë në zyrë edhe pasi i bëni të gjitha sa më sipër? Atëherë është momenti i duhur për të reflektuar mbi faktin se nuk mund të vazhdoni të bëheni vonë, ndaj është koha që të ndryshoni.

7. Një ide e fundit që i takon mbledhjeve të punës. Nëse ju rastis që të qëndroni shpesh pas orarit të punës, ndoshta ka ardhur momenti që të vendosni pak rregull dhe në zyrë. Përpiquni të eleminoni të gjitha ecejaket që ju bëjnë të humbisni kohë dhe vendosni një rend dite që duhet respektuar. Për këtë duhet kërkuar dhe bashkëpunimi i kolegëve.
 
Po per mua qe kam kater kalamaj per tu kujdesur, a ke ndonje keshill.........
 
Po per mua qe kam kater kalamaj per tu kujdesur, a ke ndonje keshill.........

Coji ne kopesht ne shkolle ose gjeju nje dado, kjo ne varesi te moshes qe kane ose ler punen dhe sdo behesh me vone :P:P
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back