Kresha
A pretty face can never trick me
Miguel Ayuso
Hyrje
Si fillim do të përqendrohemi në dy ngjarje domethënëse, ngushtësisht të lidhura. E para është Konçilli i dytë i Vatikanit, i cili ishte ndjekja e Frymës së Perëndisë pa u shqetësuar shumë për pasojat. Ideja madhështore e Papa Gjonit XXIII ishte përditësimi (aggiornamento) brenda kishës. E dyta është Ecclesiam Suam e Papa Palit IV, e publikuar në vitin 1964, ndërkohë që konçilli ishte ende në zhvillim e sipër.
Në fjalimin e tij hapës, të ****ionit të dytë të konçillit të dytë të Vatikanit (29 Shtator 1963), papa Pali i katërt deklaroi:
Kisha e hedh vështrimin më larg, përtej horizontit të krishterimit, përtej sferës së saj, në drejtim të feve të tjera
Ecclesiam Suam (1964)
Papa Pali IV iu kthye idesë për të parë përtej kufijve të krishterimit në dokumentin Ecclesiam Suam të vitit 1964, i cili është shndërruar në dokumentin qendror të dialogut ndërfetar. Këtu do të merremi me kapitullin e tretë të këtij dokumenti, që titullohet “Dialogu”.
Edhe vetë fjala “dialog” ishte e re. Papa Pali i katërt rroku një term që atëherë ishte bërë i mirënjohur jo shumë kohë më parë në gjuhën e shekullarizuar. Më parë, ai nuk kish qenë asgjë tjetër më shumë se sa një term teknik i literaturës, por në vitet pesëdhjetë, të shekullit të kaluar, filloi të përdorej në një kuptim më të gjerë. Papa Pali i katërt e mori atë dhe e futi në gjuhën teologjike të kishës. Në këtë dokument, dialogu përkufizohet si: “…një qasje e karakterizuar nga studimi i lidhjeve që Kisha duhet të mbaj me njerëzimin”.
Veçanërisht në mendjen e krishterë kishte një ndarje të stërmadhe midis kishës dhe botës, e cila mbështetej shpesh në një keqkuptim të citimeve të nxjerra nga ungjijtë. Papa Pali i katërt këmbëngulte në pohimin e tij se Kisha ishte e ndryshme, por jo e ndarë nga bota. “Ky dallim nuk është një ndarje…kur Kisha e dallon veten nga natyra njerëzore, ajo nuk e kundërvë veten ndaj natyrës njerëzore, por, përkundrazi, e bashkon veten me të”.
Në mënyrë të pamohueshme, Kisha është në solidaritet me të gjitha realitetet njerëzore dhe është mision i saj që të transcendentoj veten e të dalë jashtë, përtej vetes. “Kësaj shtyse dashurie të brendshme, e cila ka prirjen të bëhet dhurata e jashtme e dashurisë, ne do ti japim emrin dialog…Kisha duhet të hyj në dialog me botën, në të cilën ajo ekziston dhe punon. Kisha ka diçka për të thënë, një mesazh për të shpërndarë, një komunikim për të ofruar”
Kështu që, “dialogu” është dhurata e jashtme e dashurisë të cilën Kisha nevojitet ta “realizoj” në botë. Veç kësaj, dialogu i Zotit me njerëzimin shërben si një strukturë dhe model për çdo dialog. Dokumenti Ecclesiam Suam nënvizon pikat e mëposhtme.
§ Dialogu ka një origjinë transcendente
§ Historia e shpëtimit tregon këtë “dialog të gjatë e në ndryshim” që fillon me Zotin dhe i sjell individit një bashkëbisedim të shkëlqyer.
§ Ky dialog është hapur vetvetiu, si një iniciativë e Zotit
§ Ai fillon me dashurinë dhe nuk është në përpjesëtim me meritat e atyre të cilëve i drejtohet dhe as nuk shtrëngon ndokënd fizikisht për ta pranuar atë
§ Ai është bërë i arritshëm për të gjithë, pa dallim.
§ Ai ka përjetuar një zhvillim gradual, duke nisur me një fillim modest për tu pasuar nga përparime të njëpasnjëshme derisa të arrij suksesin e plotë
§ Ai përjashton dënimin, atë që është fyese, polemikën dhe bashkëbisedimin e padobishëm.
§ Ai karakterizohet nga qartësia, butësia, besimi dhe maturia
§ Ai merr forma të ndryshme, duke u përshtatur me nevojat e një situate konkrete, duke zgjedhur forma të përshtatshme dhe duke mos u kacavjerrë pas formave dhe teorive të vjetruara.
§ Predikimi mbetet apostullati parësorë dhe nuk mund të zëvendësohet nga dialogu.
Ndaj pyetjes se më kë duhet të zhvillohet dialogu, Papa Pali i katërt i përgjigjet përmes një skeme të cilën ai e përfytyron si disa rrathë koncentrikë në qendër të së cilëve gjendet Zoti. Këto rrathë janë:
a) Rrethi i parë dhe më i gjerë është bota dhe çdo gjë njerëzore në të, përfshi këtu edhe ata që nuk deklarojnë asnjë fe apo që kanë zgjedhur ateizmin. Dialogu me këtë rreth është i vështirë, por i rëndësishëm.
b) Rrethi i dytë është i gjerë, por jo shumë i largët nga krishterimi dhe përfshin të gjithë ata që adhurojnë Zotin një dhe të vetëm. “Në i referohemi bijve të popullit hebre, të cilët janë të denjë për dashurinë dhe respektin tonë…më pas adhuruesve të Zotit, sipas konceptimit monoteist, veçanërisht fesë së myslimanëve, të cilët meritojnë admirimin tonë për gjithçka që është e mirë dhe e vërtetë në adhurimin e tyre të Zotit”
c) Rrethi i tretë, më i afërt, është ai i krishterimit dhe përfshin të gjithë sferën e ekumenizmit. Dokumenti flet për të krishterët ende “të ndarë” nga ne.
d) Rrethi i katërt dhe përfundimtar është vetë Kisha dhe dialogu që nevojitet brenda saj.
Në reflektimin e tij, gjatë konçillit të dytë të Vatikanit, të përditësimit të “brendshëm”, ndodhi zbulimi i “marrëdhënieve të jashtme”. Ky ishte një zbulim i dhimbshëm e i vështirë që rezultoi në daljen në dritë të disa dokumenteve me rëndësi jetësore për temën tonë.
§ Lumen Gentium (kapitujt I dhe III)
§ Gaudium et Spes (9-12, 24, 32, 40-45)
§ Dignitates Humanae (3, 4, 10-11).
§ Ad Gentes (nos. 10-12).
§ Nostra Aetate