Qarku i Tiranës, shkolla e parë shqipe në Shëngjergj

Kresha

A pretty face can never trick me
QARKU I TIRANثS, SHKOLLA E PARث SHQIPE Nث SHثNGJERGJ, SI I HAPI DYERT XHAMIA PثR NXثNثSIT

Mësimi në shqip para shpalljes së Pavarësisë, kujtimet e mësuesve të parë dhe pasardhësve të tyre


Mësimi i gjuhës shqipe në Shëngjergj të Tiranës, ka filluar para shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Këtë fakt e përforcojnë shumë dëshmi të cilat hedhin dritë mbi kohën ku filloi mësimi në gjuhën shqipe. Historia nis me normalistin e Elbasanit i cili në vitin 1910 largohet nga ky qytet për shkak të një incidenti. Me anë të ndërmjetësve ai shkon dhe strehohet në shtëpinë e Xhafer Shtëpanit në Shëngjergj, ku fillon t’u mësojë të rinjve dhe të moshuarve A, B, C. Ata që mësuan me këtë normalist, lanë kujtimet e tyre për këtë periudhë e cila mund të quhet si fillesa e mësimit në gjuhën shqipe në qarkun e Tiranës. Ndërsa shkolla e parë shqipe (ilegale) ka filluar në fund të vitit 1911 me ardhjen në Shëngjergj të mësuesit Ramiz Hatibi. Gjithçka ishte e përgatitur dhe studiuar mirë, që tek justifikimi tek autoritetet se ishte hoxhë dhe se do t’u mësonte fëmijëve të Shëngjergjit turqishten, dhe deri tek mësimi i shqipes në fshehtësi të plotë. Historiani i njohur Petraq Pepo në librin e tij ”Lufta për çlirimin kombëtar 1878-1912 në fq. 310 boton kujtimet e mësuesit të parë të shkollës ilegale.

Rrëfimi i mësuesit Ramiz Hatibi

“Lëvizja kombëtare në Shëngjergj si në shumë vise të tjera të Shqipërisë ka filluar me përpjekjet e para për hapjen e një shkolle në gjuhën amtare. Katundarët e Shëngjergjit në kohën e Turqisë kanë bërë pazarin ku në Elbasan ku në Tiranë. Pas shpalljes së Hyrietit, patriotët e këtyre qyteteve kishin ngritur klube e kishin çelur shkolla e hynë në lidhje në zona e në miqësi me katundarët. E kështu, Xhafer Shtëpani me nxitjen e këtyre patriotëve filloi përpjekjet për hapjen e një shkolle për djemtë e Shëngjergjit. Por ka pasë dhe katundarë, që të shtyrë nga fanatikët e qytetit, që mundoheshin të fusnin fitime e të pengonin mësimin e gjuhës shqipe. Por, Xhafer Shtëpani t’ui pasë përkrahjen e patriotëve dhe të disa familjeve që kishin miqësi më të, me anë të një miku të vet ( Shefqetit të Bashaçushit) hynë në marrëveshje me mua e këshu u bëra mësues në Shëngjergj me 800 groshë në muaj rrogë e ushqim dhe një dhomë dërrase të cilën e përshtata për mësim (paratë, ushqimi e dhoma nga Xhafer Shtëpani). Shëngjergji ka qenë një krahinë e prapambetur dhe ka pasë fanatikë që besonin se shkolla e prishte fenë, prandaj unë e filloja mësimin me shpjegimin e Kuranit. Pas Kuranit, plot qejf fillonim mësimin e gjuhës sonë amtare. Librat sidomos abetaret na i jepnin pa të holla patriotët e Tiranës. Shkollarët e mësuan shpejt e shpejt alfabetin dhe pa shkue shumë kohë mundoheshin me lexue copa të vogla. Këto copa leximi kanë qenë me përmbajtje diturake dhe morale, ka pasë gjithashtu pjesë nga historia jonë kombëtare, përshkrime gjeografike etj. Këto unë ua shpjegojsha me qejf nxënësve dhe ata ndigjonin me vëmendje të madhe se në shpirtat e tyre të njomë ndizej flaka e atdhedashurisë”.
Duke analizuar rrëfimin e mësuesit Ramiz Hatibi bindesh se Xhafer Shtëpani ishte iluminist. Ai dhe familja e tij kishin lidhje me familje me emër si Myrtesim Këlliçi, Sinan Kruetani, me familjen Toptani e në mënyrë të veçantë me Murat Toptanin. Ata vinin vazhdimisht në Shëngjergj. Murat Toptani shpeshherë në familjen Shtëpani ku dhe e nxiti Xhaferin që të hapte shkollën e parë shqipe.

Kujtimet e mësuesit Cen Bylyku

Mësuesi tjetër i cila ka dhënë mësim në Shëngjergj në ato vite në material prej dyfaqësh ndërmjet të tjera thotë: “Në Shëngjergj kam qenë dy herë, si mësues kam shkuar në vitin 1912 dhe në vitin 1917. Në fillim kur shkova në Shëngjergj, bëja mësim në shtëpinë e Musa Shokut e për të fjetur flija në shtëpinë e Islam Shtëpanit. Kur unë shkova në Shëngjergj për të mësuar nxënësit, konstatova se ato kishin njohuri për A,B.C-në e dinin shqip. d.m.th se atje qe mësuar shqip para vitit 1912 në mënyrë ilegale. Mësues para meja pra para 1912 ka qenë Ramiz Hatibi nga Dibra. Familja Shtëpani kishte lidhje të ngushta miqësore me Murat Toptanin e ai kishte nxitur dhe e kishte kurajuar mësimin e gjuhës shqipe në Shëngjergj të Tiranës nëpërmjet Xhafer Shtëpanit në fillim në shtëpinë e tij. Pas vitit 1913 unë u arrestova nga Esat Pashë Toptani, po ashtu u arrestua dhe Xhafer Shtëpani i cili dhe vdiq në Itali ndërsa unë si më i ri që isha më liruan në Durrës. Si libra për mësimin e gjuhës shqipe në Shëngjergj, përdorja Gramatikën e Naim Frashërit e më vonë libra të tjera të botuara në Vjenë që mesa më kujtohet kanë qenë shtypur nga Simon Shuteriqi. Këto libra mi pat dhënë Refik Beu përpara se atij t’i digjnin shtëpinë. Këto kanë qenë rreth viteve 1912-1913. Gjithsej 13-14 copë libra”.
Në kujtimet e tij mësuesi Cen Bylyku tregon se nxënësit kishin dëshirë të mësonin, po ashtu kishte shumë persona dhe familje që luftonin për të përhapur gjuhën shqipe. Mësuesi këmbëngul që mësimi i gjuhës shqipe në mënrë ilegale është bërë para vitit 1912 dhe se ai bëhej në familje dhe miq të besuar. Kështu bëhej në Shëngjergj dhe kudo ku kishin ardhur mendimet përparimtare për mësimin e gjuhës shqipe.
Ndërsa arsimtari i vjetër Sulejman Shota thotë se në Shëngjergj mbizotëronte feja ashtu si dhe në vende të tjera. Mësuesi i asaj kohes sipas vendit ishte dhe misionar i këshillave fetare. Por kishte dhe nga ato patriotë që kontribuonin për gjuhën shqipe. I tillë sipas mësuesit Shota ishte Ali Shtëpani i cili u dha urdhër njerëzve të tij që të fillonin merementimin e shkollës sa më shpejt me shpenzimet e veta pa bëra asnjë fushatë në katund. Pati dhe nga ata që nëse do t’u thoje se do t’u mësohej nxënësve dhe feja, nuk nguronin t’i regjistronin fëmijët e tyre në shkollë.

Mësimi në xhami dhe kontributi i imamit

Meqenëse dhoma e dhënë për shkollë dhe kushtet higjenike ishin të papërshtatshme, shumë persona me peshë në Shëngjergj po mendonin për të gjetur një lokal të përshtatshëm ku mund të bëhej mësim. Ndërsa nevoja për libra ishte e madhe, ku vlen të theksohet se një pjesë e tyre kopjoheshin nga arsimtarët e normales së Elbasanit të cilët i kishin të përkthyera dhe të adoptuara për nxënësit shqiptarë. Kishte pak tekste të botuara, gramatika e Aleksander Xhuvanit, një libër këndimi. Përdorej në atë kohë abetarja e Mati Logorecit. Sipas programit kishe dhe një orë besim fetar. Pavarësisht mangësive të sipërcituara, mbetej shqetësim për të gjithë banorët e zonës, ambienti ku bëhej mësim. Këtu vjen kontributi i Hoxhë Alush Dukës i cili hapi dyert e xhamisë për nxënësit e Shëngjergjit që ato të mësonin shqip. Kushti i vetëm ishte që të premten ku bëhej dhe falja të bëhej disa orë më pak mësim, që nënkuptohej, fëmijët të bënin mësimin jashtë si; gjimnastikë dhe këngë. Në xhami u vendos e gjithë baza materiale, dhe fotografi që ishin të ndaluara për disa hoxhallarë. Imami Alush Duka jo vetëm që nuk i hoqi fotografitë, përkundrazi me humor do të deklaronte se ia kishin zbukuruar xhaminë. Kontributi i tij do të shkonte dhe më tej teksa ai ra dakord së bashku me të tjerë, që në strehën e xhamisë të ndërtoheshin dy dhoma mësimi. Ky fetar dhe patriot i flaktë ka tashmë mirënjohjen dhe nderimin e popullit të Shëngjergjit.

Kërkesa e banorëve të Shëngjergjit për konvikt

Në një artikull të botuar në gazetën “Telegraf” të 11 korrikut 1928 thuhet se kryepleqësia e krahinës së Shëngjergjit i bëri një kërkesë ministrisë së Arsimit për hapjen e një konvikti në qendrën e Shëngjergjit. Në gazetë shkruhet se populli i Shëngjergjit po tregon një interes të madhe për arsimin dhe se djemtë i kanë dërguar në shkollën normale të Elbasanit dhe në shkolla të tjera. Meqenëse krahina e Shëngjergjit është në mes të Bastarit e اermenikës, që kanë mbetur shumë pas në arsim, hapja e konviktit në Shëngjergj do të ishte shumë e rëndësishme. Fillimisht kërkesa u pranua nga ministria për vitin shkollor 1928-1929. Për konvikt u propozua përkohësisht që të merrej ndërtesa e Ali Shtëpanit ku ishte vendosur komuna dhe postkomanda e saj. Ali Shtëpani ishte dakord, por autoritetet lokale e refuzuan lirimin e këtij ambienti, kështu pra konvikti u transferua në Peshkopi.
Në kohën e okupacionit fashist është fakt se në shkollën e Shëngjergjit nuk u vendosën asnjëherë portretet e Viktor Emanuelit apo të Musolinit, nuk u lejua asnjëherë që nxënësit e shkollës të nderoni në mënyrë alla-fashiste apo të regjistroheshin “balilë” e të dërgoheshin ndoshta edhe në Iltali. Shkolla do të bëhej propaganduesja e LANا. Ndërsa në vitin 1942 paria e Shëngjergjit e përbërë nga 20 veta vendosën që të ndërtohen edhe 3 shkolla të reja me paratë e fshatit, konkretisht për çdo shkollë 600-700 napolona. Menjëherë pas çlirimit të vendit, shkolla do të bënte përpjekje të mëdha për zhdukjen e analfabetizmit në fshat duke ngritur kurse, ku prioritet iu dha të rinjve dhe të rejave. E kështu do të ecnin vitet dhe së bashku me to puna e lavdërueshme e mësuesve. Në këtë krahinë u hapën disa shkolla për të kulmuar në vitin 1975 me hapjen e shkollës së mesme bujqësore me shkëputje nga puna e dhe ajo e mbrëmjes.
Pikërisht në këtë vit, drejtori i shkollës Veli Dusha i cili njihet për reputacionin e shkëlqyer në Shëngjergj e më gjerë si drejtues i talentuar që kërkonte disiplinë dhe përsosmëri në mësimdhënie, do të nxitonte për të krijuar klasën e parë të shkollës së mesme, për të përmbushur kështu ëndrrën e paraardhësve të tij për të patur një nivel sa më të lartë të edukimit në Shëngjergj. Disa nxënës të cilët e kishin nisur vitin shkollor në Tiranë u rikthyen në vendlindje për të vazhduar studimet, sepse tashmë ishin krijuar të gjitha kushtet për të patur shkollën e mesme, ku duhet të përmendet, kontributi i vlerësuar dhe nga banorët e Shëngjergjit i drejtorit Veli Dusha. Ndonëse në pension, teksa bisedon me të, mëson shumë gjëra rreth veprimtarisë së tij dhe kolegëve falë dhe memories të fortë që ka. Përshëndetjet dhe respekti për të nuk mungojnë si në ambiente familjare e shoqërore dhe në rrugë. “Si je drejtor”, “ke qenë i rreptë por i drejtë”, “faleminderit që na ke edukuar që të jemi të rregullt, kërkues dhe të disiplinuar”, “mësues dhe drejtues si t’i janë të rrallë”. Kështu i drejtohen Veliut ish nxënësit e tij, kolegët dhe bashkëfshatarët. Ka edhe nga ata të cilët dëshirojnë që të kthehet edhe njëherë “koha e tij” që nënkupton vendosjen mbi baza rregullsie dhe disipline të një shkolle që aspiron të nxjerrë sa më shumë nxënës fitues dhe të përgatitur për t’i shërbyer sa më mirë vendit.
Eveniment për Shëngjergjin është dhe hapja e shkollës së mesme te përgjithshme. Përkushtimi i treguar në vite i mësimdhënësve në këtë krahinë ka qenë kaq i madh sa do të duheshin mijra radhë. Në Shëngjergjin arsimdashës kanë dhënë mësim vendas dhe jo, të cilët ndër vite kanë bërë maksimumin për të edukuar brezat.
Të jesh nga Shëngjergji ke privilegjin që në momentin e parë të prezantimit. “Ju jeni të zgjuar”- të thonë ku mësojnë se je nga Shëngjergji i Tiranës”. Ndërsa shëngjergjasit me krenari vazhdimisht deklarojnë se ky konstatim është i lidhur me shkollën e parë shqipe (ku është mësuar shqip edhe me shkrim edhe me gojë) në Qarkun e Tiranës e cila është hapur pikërisht në Shëngjergj të Tiranës.
Shkolla e Shëngjergjit meriton të vlerësohet shtetërisht, po ashtu dhe mësuesit që përgatitën kuadro të cilët shërbejnë me ndershmëri dhe profesionalizëm në të katër anët e Shqipërisë. Nder dhe respekt për të gjithë mësuesit dhe patriotët që sakrifikuan në ditë të vështira për gjuhën shqipe, për familjet që lanë shtëpitë e tyre për shkollë, dhe për fshatin që i mbajti këto shkolla gjithmonë të hapura.

Burimi: Qarku i Tiran
 
Titulli: Qarku i Tiranës, shkolla e parë shqipe në Shëngjergj

Shkollat e para shqipe janë hapur në Shkodër e rrethinë rreth 400 vjet më parë dhe shkolla e lartë të paktën 134 vjet më parë. Shkodra ka pasur observatorin e parë astronomik në Ballkan. Gjatë qindvjeçarëve Shkodra ka qenë një metropol i qytetërimit shqiptar e madje ballkanik. Kjo shkollë e lartë ishte edhe një qendër shkencore për krejt Ballkanin, jo vetëm për Shqipërinë. Sipas Edwin Jacques, “një risi shkencore në Kolegjin e Shën Savierit ishte Observatori Metereologjik, i themeluar aty më 1888, si i pari observator astronomik në Ballkan”. Ky observator, thekson Zhak(Jacques), “i vazhdoi shërbimet e tij të vlefshme deri më 1946, kur u konfiskua nga regjimi komunist”.
Shkodra kështu dëshmohet edhe një herë si një qendër me peshë e qytetërimit perëndimor jo vetëm në shkallë shqiptare, por edhe më gjërë, në shkallë rajonale.

Shkollat shqipe në viset veriore të Atdheut kanë gjalluar të paktën qysh prej katërqind vjetësh. At Donat Kurti në një studim të botuar te Hylli i Dritës më 1935 flet për të parën shkollë shqipe në vitin 1638. Si të parat shkolla “për sa dijm na” ai përmend “tri: shkolla e Pdhanës (lexo: Pllanës), e Blinishtit e e Shkodrës”. Për të parën thotë se është hapur më 1638. Ndërsa studiuesi amerikan Edvin Zhak (Edwin Jacques) në librin e tij të njohur “Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme” (The Albanians: An Ethnic History from Pre-Historic Times to the Present) i çon shkollat e para shqipe pak më përpara në kohë, në vitin 1632.
“Shkolla e parë, e dokumentuar, në gjuhën shqipe u hap në Velë të Mirditës më 1632”, shkruan ai
. Përveç shkrimit e leximit aty mësohej gramatika shqipe dhe përdoreshin librat e Bardhit, Budit e Bogdanit”. Historiani E. Zhak shton se edhe të tjera u hapën “në Pllanë, një fshat afër lumit Mat, më 1638, në Troshan, më 1639, dhe në vetë qytetin e Shkodrës më 1698”. Autori përmend disa prej mësuesve që shërbyen në këto shkolla. Tërheqin vemendjen mbiemrat e tyre: Shqiptari (Gjon), Shkodrani (Filip), dhe një i tretë Dhërmiu (Dhimitër), që me sa duket është prej një krahine jugore të vendit, prej Dhërmiut. Derisa më 1878, pra një dhjetëvjeçar para “shkollës së parë shqipe”(!) të propagandës së diktaturës, në qytetet veriore shqiptare e deri në Durrës, siç nënvizon studiuesi amerikan, “kishte 21 shkolla të tjera fillore shqipe, që zhvillonin veprimtarinë e tyre”. Ai sqaron se secila prej këtyre shkollave kishte rreth tridhjetë nxënës, përveç asaj të Prizrenit, e cila kishte tetëdhjetë”.

Shtypshkronja e Obotit, shkruan At Kurti, njihet më 1493. Kjo do të thotë se ajo ishte futur në Shqipëri vetëm 38 vjet pasi Gutenbergu i dha vendit të vet dhe botës prodhimin më të famshëm të krijesës së tij: Biblën e shtypur në shtypshkronjën e vet.
shtypshkronja_zpsfb210b80.jpg


Cilët libra janë botuar në ato vite të mugëta? Mjerisht gjatë zhvillimeve të mëvonshme dramatike në trojet shqiptare ato janë zhdukur. Por gjithësesi mund të shpresohet se diçka do të ketë mbetur e herëdokur do të zbulohet. Arkivat e Vatikanit e ato të Stambollit kanë ende shumë galeri të paprekura...!

Për disa dhjetëvjeçarë shteti komunist e pati zyrtarizuar një tezë të çuditshme, sipas së cilës e para shkollë shqipe në trojet shqiptare është hapur vetëm në vitin 1887(..!) në Korçë. Në kujtim të kësaj ngjarjeje 7 marsi qe shpallur si dita kombëtare e mësuesit.
shkollaepare_zpsa36657a9.jpg


Në këtë hulli është edhe Kuvendi i Arbërit, i mbajtur më 14-15 janar 1703, të dielën e dytë të Epifanisë, në Kishën e Shën Kollit në Mërkinjë (Sot Merqi)të Lezhës. Siç dihet ai u organizua me nismën e nën kujdesin e drejtpërdrejtë të një pape të madh, Klementi XI, Albani. Studiuesit kanë vënë në dukje se nën veshjen fetare të këtij kuvendi të organizuar prej një pape me gjak shqiptar fshihej edhe synimi i madh me e mbajtë gjallë shqiptarizmën, në kushtet e pushtimit osman.

Historiani amerikan Edvin Zhak në veprën e naltpërmendur shton se më 1877 në qytetin e Shkodrës kishte edhe një “qendër me ndikim për arsimin e lartë, Kolegja e Shën Françesk Savierit, që pajiste me arsim teknik e tregtar rreth 400 studentë”.


Me sa duket ishte quajtur politikisht më e dobishme që, për inat të Shkodrës e të Veriut kundërkomunist, për urrejtje ndaj katolicizmit e qytetërimin perëndimor, le të fundohej edhe trashëgimia kulturore e qytetërimi europian i kombit.
Me fjalë të tjera, jo nusja që kruhej me mullixhinë, por plaka shtrigë klithi: për inat të sime ré tim bir e shtifsha në dhé!

(Burime te permbledhura tek Pasqyra, fotot e bashkangjitur jane te mijat, by Lauri)

ps. eshte e turpshme dhe anti kombetare qe per hire te nje ideologjije, fetare apo politike, njerzit shtremberojne syte e tyre dhe si rezultat edhe doreshkrimin duke bere artikuj te njeanshem dhe aspak real. I kuptoj shume mire se cila eshte esenca e ketyre pseudoshkrimtar, dhe postues te temes...!

ps 2. territor luanash..;)
 

Attachments

  • shtypshkronja_zpsfb210b80.jpg
    shtypshkronja_zpsfb210b80.jpg
    136.1 KB · Shikime: 0
  • shkollaepare_zpsa36657a9.jpg
    shkollaepare_zpsa36657a9.jpg
    88.6 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top