Segmenti që përshkon vendin e quajtur Qafa e Vishës, pak para hyrjes për në qytetin e Himarës, cilësohet si pjesa më e vështirë e të gjithë rrugës së bregdetit
Sipas specialistëve edhe në procesin e rikonstruksionit të saj përpara 3 vjetësh, ajo rrugë është vlerësuar si tepër e rrezikshme, në krahasim me të gjitha ndërtimet e ngjashme, që janë realizuar apo janë në proces në vend dhe që kërkojnë cilësi e nivel të lartë teknik e profesional në konkretizim.
Kështu, i gjithë ky segment me një gjatësi prej rreth 1.8 km, përshkon një zonë të vështirë me një koeficient të mëparshëm pjerrësie prej 20 për qind, që, pas përfundimit të rikonstruksionit të rrugës, zbriti në 17 përqind. Inxhinieri i zbatimit 3 vjet më parë të projektit për rikonstruksionin e segmentit rrugor të Qafës së Vishës, Edi Gjikuria, tregon për se, gjatë punës për ndërtimin e këtij segmenti, që përshkon një terren të frikshëm, u regjistruan tre shkarje masive të dheut nga pjesa e sipërme e rrugës, të cilat janë të paparashikueshme në projekte të tilla.
Këto raste, që u kapërcyen pa asnjë pasojë, përcaktuan edhe nivelin e lartë të vështirësive për ndërtime të kësaj kategorie. Gjithsesi, pjesë e elementëve të sigurisë, përveç gjerësisë së trefishuar të bazamentit të rrugës, krahasuar me parametrat e dikurshëm, janë edhe bordurat anësore prej betoni, në të cilat janë montuar edhe kangjellat metalike. Në këtë segment kanë qenë të shumta aksidentet e regjistruara në vite, të shoqëruara me shumë jetë të humbura njerëzish. Pllaka të shumta përkujtimore janë vendosur përgjatë saj, duke evokuar ngjarje të ndryshme tronditëse, të shoqëruara me humbje jetësh. Gjendja aktuale e segmentit rrugor të Qafës së Vishës është shumë më e përmirësuar pas rikonstruksionit krahasuar me gjurmën e ngushtë të dikurshme, së cilës i trembeshin edhe shoferët më të vjetër e më të guximshëm.(Shqiperia)