Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Qafa e bukur nuk e tregon moshën

ثshtë shprehi e gati çdo femre që të ketë kujdes të madh për mirëmbajtjen e fytyrës, por qafa, ai simbol i feminilitetit shpeshherë harrohet. Përgjigje për pyetjen se çfarë është lëkura e qafës tuaj mund ta merrni me një test të lehtë e të shpejtë para pasqyrës. Për fat, sot ekzistojnë mënyra shumë efikase që qafës t'ia kthejmë rininë dhe të thyhen paragjykimet se në një moshë të caktuar nuk mund të eliminohet paraqitja e vijave të thella rrethore rreth qafës. Bashkë me rrudhat dhe lëkurën e lëshuar të qafës, paraqiten edhe njolla të murrme, ndërsa shumicën e femrave i pengon edhe paraqitja e nën mjekrës. Këto paraqitje nuk kushtëzohen vetëm me moshë dhe trashësi, por më shpesh janë rezultat i qëndrimit të femrave: Pranë tavolinës së punës, pranë kompjuterit, makinës, kur gati në të gjitha rastet koka mbahet e ulur.

Në luftë për qafë rinore, rezultatet më të mira arrihen me ndihmën e kirurgjisë estetike. Por, që të mos i hyni këtij mundi e shpenzimi të madh, mjafton mirëmbajtja e rregullt dhe e përshtatshme, në radhë të parë në shtëpi. Rezultatet mund të shihen pas disa javësh, e deri atëherë, ju propozojmë dy truke të vogla të përshtatshme për ditët e ftohta që po vijnë mbani dolçevita (rollka) dhe shalle!

Qafa në testim

Lëkura e qafës vazhdimisht i eksponohet veprimit agresiv të ndikimeve të jashtme. E hollë dhe pa gjëndra yndyrore (të cilat tajisin sebum), është e thatë prandaj duhet që rregullisht të ushqehet me kremra me hidratacion të lartë. Muskuli më i madh i qafës (platizma) është shumë i ndjeshëm, prandaj atë nuk duhet tërhequr shumë. Megjithatë, qafa ka nevojë për një gjimnastikë të lehtë. Duhet patur kujdes edhe për një detaj, nëse vëreni puçërr, mos e prekni! Për shkak se muskuli tjetër i qafës gjendet thellë nën lëkurë (ndërsa proceset inflamatore fillojnë mu aty), shërimi do të jetë specifik dhe i gjatë.

Armiqtë kryesor

Rrezet e dëmshme të diellit, ndotja dhe të ftohtit, janë armiqtë kryesorë të lëkurës së qafës. Dietat e varfra me proteina dhe vitamina, por edhe shprehitë e dëmshme (tymi i duhanit), do ta shpejtojnë procesin e plakjes. Ndërsa, predispozitat gjenetike janë edhe një faktor rëndues.

Si të bëni masazhin e qafës dhe të torzosë

1. Që të duket më e hollë.

Masazhin duhet bërë anash. Masazhi fillon nga poshtë lartë, duke e shtuar shtypjen. Kur i lëshoni duart poshtë, bëjeni sa më butë.

1. Nxiteni qarkullimin

Mjafton që të bëni masazh të lehtë në formë rrethi, duke shtypur lehtë nën eshtrat e qafës.

2. Për qafë më të gjatë dhe qëndrim më të drejtë.

Stimuloni muskujt në fund të qafës duke iu bërë masazh rrethore (sipas shigjetave të orës)

2. Për të mos u lëshuar lëkura.

Masazhoni çdo herë nga poshtë lartë: Mbështetni duart pak mbi gjinj dhe filloni t'i tërhiqni ngadalë në drejtim të veshëve.

3. Lamtumirë nënmjekrës!

Mbështetni shuplakat e duarve në gjoks dhe ngadalë i ngrini deri në mjekër, duke e lakuar kokën prapa.

3. Për përforcimin e gjinjve

Vini duart horizontalisht në gjoks (në mes) dhe tërhiqni gishtërinjtë nga ana e jashtme.

ikubinfo
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back