Pylli im eshte ==> te shofim sa imagjinat keni

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
te lozim pak me imagjinaten tuaj....
te themi qe perpara syve keni nje pyll.. si e shifni??(dmthn me gjethe pa gjethe me djell,ersire, nate,dite...)
duke hecur ne per pyll gjeni per tok nje celes..cfare beni perkuleni dhe e merni apo vazhdoni rrugen?(po e moret celsin, me cfare arsyje, cfare mund te beni me nje celes ne nje pyll???)
vazhdoni rrugen dhe gjeni nje laps(e njejta gje si me celsin e merni po/jo po e moret pse?)
vazhdojme rrugen, dhe perpara ju del nje penges(si e shifni kete penges dmthn si mur, peme e rene...)
si mendoni: mund ta kaloni pengesen apo jo?nqs mundeni cafre shikoni ne vazhdim????

te shikojm si ju loz juve imagjinata...
ju pres pergjigjet....
 
……….nga mengjesi po shetisja neper kete pylle te dendur e te erret. Si adhurues i madhe i bjeshkatarise nuk i kisha rene asnjeher kesaj ane. Ne shikim te pare verehej se kjo pjese pyelli nuk ishte vizituar me vite nga askush. Ah kohe e qyteterimeve te egra. Me mire mendova me vete, se aty ku preken dora e njeriut sle gje pa prishur. Ishin mbyllur nga ferrat edhe ato pak rruge kembesorie qe verehej se kishin egzistuar dikur. Vetem cicerima e zogjeve dhe kombinimet fantastike te notave muzikore te flores dhe faunes i prishnin hijeshin nje mrekullie te tille. Nen kete qetesi natyrore ndegjoj tingujt e gurgullimes se nje burimi. I etur tej mase marre kahun e zhurmes. Jo larg shohe nje krua te vjeteruar por te rregulluar me delikatese. Afroj buzet per te pire ujin e akullt dhe ne gurren e tij shohe te varur nje celes. Ta marre, mos ta marre vlonin mendimet ne koken time. Duke pare se ishte nje celes i vjeter qe kishte mbuluar ndryshku kaher me beri kurioze qe ta fuse ne xhep, jo per tjeter por me beri pershtypje forma e vjeter e prodhimit te tij. Mbi krua fillonte nje rrugice e mbuluar me bari, por qe shihej se dikur ishte perdorur mjafte shpesh si vajtje –ardhje e burimit. Edhe pse ishte ne te ngrysur mbremja dicka me shtyri te ndjek ate rrugic. U nisa rrugices pa hezituar dhe shpirti me kenaqej me bukurit qe shihja. Asgje e prekur nga dora e njeriut me vite te tera. Ne skaj rruge shohe nje list e madhe i cili kishte nje zgafell qe fillonte nga rrenjet e tij dhe vazhdonte deri nga mesi i tij. Afrohem dhe shikoj madhesin e zgafelles e cila pothuajse zinte dy njerez brenda. Rastesisht brenda zgafelles gjej nje laps. Cudi. Cudi e madhe. Shenje se dikush ketu dikur kishte jetuar e ndoshta edhe kishte shkruar dicka. E marre lapsin e fus ne gjep nga kureshtja dhe nisem ne rrugicen per te gjetur te papriturat tjera. Dicka me ishte fiksuar ne mendje se do befasohem ate dite. Rrugica kishte pamje te erret nga lisat e papenguar qe kishin mbuluar me vite. Diku ne fund te rrugices shihej nje drite dielli vezullues. Shihej kjarte qe ishte nje lendin e vogel. Ngutem ne drejtim te saj dhe mu ne hyrje te saj shofe se ai vende ishte vogel ishte i rrethuar me taraba (pengesa druri), dhe krejt ne funde te lendines verehej nje shtepi e vogel. Mendova ndonje stan barijsh i harruar me kohen. Ju afrova edhe pse rrenqethja me mbuloi trupin per te papriturat qe munde te me prisnin. Nje deriqke e vogel e koherave te vjetra dhe nje ditare me frengji ishin te vetmet hyrje ne ate stan. Provoj deren por ajo quditerisht ishte e mbyllur. ………… me vajti mendja tek celesi. Nxora dhe provova dhe per cudi e hapi deren. Hyje brenda. Asgje e jashtzakonshme. Nje stan i thjesht me nje tavolin buke te vogel prane se ciles qendronte nje shtrat dhe nje karrige e vjetruar. Cdokund merimanga. Mbi tavolin shihej dicka e mbuluar nga pluhuri i kohes. I afrohem. Nje cope leter e shkruar ne te dy anet. E marr e lexoj me nje fryme. E shkruar me dhimbshurin me te madhe per nje dashuri te humbur me nje paralajmerim per nje funde tragjik. Ne funde shenonte: Ju luetm ai qe e gjen i pari le ta dergoje ne adresen e poshteshenuar ( NNNN – Adresa)………Mbeta nje kohe i shtangur. Nxora nje cope leter dhe me lapsin qe kasha gjetur shkrova mbi te: Amaneti eshte kryer !!!!!............mora rrugen e kthimit te shpejt sepse vetem se ishte erresuar. ………..posa arrita ne qytet futa letren ne zarfe dhe me adresen e saj e nisa per ne vendin e duhur…….me shpresen se te nesermen do kthehem prape atje ku me kishin ngjare befasit me te kendshme nga hobi im bjeshkatarise……. :ciaoo::ciaoo:
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pylli im eshte ==> te shofim sa imagjinat keni

....Eshte dite/mesdite. Pyllin , E shikoj te dendur/thelle .. me gjethe, degjoj zhurme kafshesh/shpendesh te ndryshme... ne afersi me token rrezaton dielli, lart ne lartesi ka pak mjegull.

- Celesin perkulem dhe e marr, duke menduar qe dikush tjeter e ka bere k'te rruge para meje ... dhe e ka humbur, nderkohe qe mendoj qe mund te rastisi ta takoj, dhe ti jap celesin.

- Edhe lapsin e marr, pasi me pelqen te vizatoj/shkruaj neper trungje/gjethe pemesh- te le ndonje mesazh....gjithashtu mendoj qe mund te me hyj ne pune , per ndonje vetmbrotje :p

- Pengesen e shikoj - si nje lume te thelle/te rrembyeshem...nuk e di nese e kaloj dot, por me duhet te perpiqem .. pasi krahu tjeter eshte destinacioni , i im.


Ps... Zina, sill pergjigjen :p
 
Titulli: Pylli im eshte ==> te shofim sa imagjinat keni

Qy kjo; "imagjinata"!!

Rrafsh me toke krejt!

Ma kane prere hajdutet, kontrabanduesit e drunjeve.
 
Titulli: Pylli im eshte ==> te shofim sa imagjinat keni

Qy kjo; "imagjinata"!!

Rrafsh me toke krejt!

Ma kane prere hajdutet, kontrabanduesit e drunjeve.


ha ha , imagjinate e thare :druprapanice:
 
Titulli: Pylli im eshte ==> te shofim sa imagjinat keni

C'ke ti me imagjinaten time? :mad:

Celoze :mah:
 
Titulli: Pylli im eshte ==> te shofim sa imagjinat keni

Xheloze per ty ... :pinok:

Ps...Vetem asaj qe nuk mund ti thuash, imagjinate :girlshok:
 
Titulli: Pylli im eshte ==> te shofim sa imagjinat keni

Po mire de, imagjinata jote eshte me e zhvilluar, prandaj imagjinata ime ty nuk te duket "imagjinate". A jemi ne rregull tani? loL :p
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pylli im eshte ==> te shofim sa imagjinat keni

Jo s'jemi- :kupid:

Futju imagjinates, dhe pergjigju pyetjeve me lart...PO PRES - :p
 
Titulli: Pylli im eshte ==> te shofim sa imagjinat keni

Thash nje here qe ma kane prere pyllin hajdutet. Tani s'kam hapesire per imagjinate, ma vrane ate, ma prene me motorr te drunjeve.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pylli im eshte ==> te shofim sa imagjinat keni

Muxhajdinet :mah:
 
Titulli: Pylli im eshte ==> te shofim sa imagjinat keni

Se kuptova ky eshte nje test apo keshtu kot?
 
Titulli: Pylli im eshte ==> te shofim sa imagjinat keni

Un s'kam imagjinate. Jam shume i varfer. :(
 
Eshte ora 18:30.
Sapo mbarova punet e perditshme dhe vendosa te dal per te bere vrapin e pasdites.
Meqe un nuk dua te me shohin njerezit me cudi teksa po bej vrap,vendosa te dal nga pylli.
Me pelqen te vrapoj aty ku ka peme.
Sapo dola nga rruget e qytetit dhe po futem ne pyllin e gjelber.
Degjohen cicerimat e zogjve,shikoj diellin qe ende eshte i zjarrte edhe pse eshte pasdite.
I mbyll syte ,hap krahet dhe nuhas fort aromen e pyllit.
Me mbushet shpirti me oksigjen :):)
Rrezet e diellit po me bezdisin,por perseri un do eci edhe pse jam bere une ne djerse.
Teksa po ecja me koken lart duke pare deget me te larta te pemeve dhe qiellin blu te hapur,eshte pamja me e bukur qe kam pare ndonjehere.
Me pelqen pamja e tille,ku papritur pash nje celes.
Jam ne medyshje ta marr apo mos ta marr ??
Meqe nuk jam natyre kurioze,po e lej me mire.
Une nuk erdha per tzbuluar thesare,erdha thjesht per vrap dhe keshtu vazhdoj te eci.
U futa ne thellesi te pyllit aty ku ka hije,dhe po ulem pak se ka me shum se gjys ore qe ec si e cmendur.
Sapo ulem me shikojne syte nje laps,fillova duke qeshur .
Normalisht qe nuk do e marr.
Cohu boll pushove i them vetes.
Vendosa te kthehem kur pas vetes degjoj nje te lehur qeni.
E mjera une me ra gjaku ne fund te kembeve.
Une i kam frik qente keshtuqe vrap une e ai pas meje.
Ndjehem e tmerruar nuk shoh se ku hedh kembet.
Aq shum po vrapoja saqe nuk e pashe ate drurin aty,dhe bam u rrezova.
Qeni ende po leh dhe po me terheq nga kembezat e tutave.
Nuk do qash i them vetes,por do mundohesh tmiqsohesh me te.
Qeni i mire,sa i mire qenke.
Ai ende leh dhe un qe bertas per ndihme.
Vetem kur shoh siper kokes time te zotin e qenit.
A je mire ?
Mire jam,por te lutem ma largo qenin.
Ai me zgjati doren,por un nuk do ja jap doren se jam me nerva.
Faleminderit!:-i pergjigjem me nerva
Nuk e pashe ne sy vetem eca per tu larguar nga aty.
I premtova vetes qe nuk do shkel me ne pyll,aq me pak vetem.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top