Follow along with the video below to see how to install our site as a web app on your home screen.
Note: This feature may not be available in some browsers.
Alejkym selam Loverboy Falemniderit po ben sqarimin kom qef ama du me ta bo edhe ni pytje masnej![]()
Sa i perket letrave,fallit etj etj..Me 1 fjale keto ne Islam futen ne "BIXHOZ"
Bixhozi eshte nje nga veset me te demshme e me te rrezikshme qe ka ndaluar Islami. Bixhozi eshte, sipas Islamit, cdo loje me te holla, krahas bastit me ndonje vlere, ku secili pjesemarres eshte i detyruar te fitoje apo te humbe. Cdo loje e ketille eshte e ndaluar (Haram).
Ndersa loja miqesore, per hire t zbavitjes e pushimit, por pa depozitim te hollash ose vlerash te tjera, nuk eshte e ndaluar ngase kjo, ne realitet, nuk eshte bixhoz, me kusht qe nje loje e ketille te mos shnderrohet ne pasion.
Po keshtu, Islami nuk e konsideron te ndaluar nese nje pale, nje person, nga vullneti i vet i mire, ose ndonjë person i trete te depozitoje te holla per t’i marre fituesi, por me kusht qe partneri tjeter te mos kete ndonjë borxh ose detyrim per te depozituar nga vetja.
Nderkaq, bixhozi ku partneret depozitojne te holla ne ndonjë loje, dhe cdonjeri perpiqet te fitoje ne dem te tjetrit eshte i urrejtur dhe rreptesisht i ndaluar (haram) ne Islam. Loja e ketille (bixhozi) konsiderohet sipas Islamit si mekat i madh.
Parimi islam eshte se muslimani duhet te fitoje pasuri me pune te ndershme. Pasuria e huaj, sipas Islamit, eshte e mbrojtur dhe e pacenueshme (parimi i lirise se pasurise), prandaj askush nuk guxon ta marre a ta pervetesoje ate, pervecse ne menyre ligjore (p.sh. me ane te nderrimeve te pronave ose me ane te dhurates).
Nderkaq, marrja e pasurise se dikujt me ane te bastit ose bixhozit paraqet pervetesimin e prones se huaj ne menyre joligjore dhe jo te ndershme, e kjo sipas Kur’anit eshte e ndaluar rreptesisht per muslimanet.
“Mos i hani pasurinë njëri-tjetrit pa të drejtë” (El-Bekare: 188)
Kjo ishte ne pika te shkurtera rreth bixhozit. Megjithese ka shume per te folur rreth kesaj teme
Selamun Alejkum !
sa i mbeshtete islami krimet dhe veprat terroriste, ose me mire cfare vendi ze dhuna ne "berthamen" dhe mesimet e islamit?
Faleminer shum LoverBoy te ndihmoft allahu per keto qe po na i shpjegon ..
desha ta bej nje pytje kshtu po ja filloj :Njeri me ka then qe pija alkoholike dmth eshte lejuar por per ta pir vetem sa per defrim jo per dehje por njerzit nuk e kan rrespektuar ket jan dehur dmth dhe muhameti .... e ka ndaluar qe fetaret musliman ta perdorin alkoholin pra me kto deshta me dit mendimin tend a eshte e vertet apo vetem tregim i thjesht nga njerzit e thjesht ...
a e pine myslimanet veren? a ju lejohet ta bejne nje gje te tille? nese jo pse...
flm
Kushtet e nënshtrimit (Islamit)
1. Dëshmia (shehadeti)
2. Falja (namazi)
3. Zekati
4. Agjërimi
5. Haxhxhi
Kushtet e besimit (Imanit)
1. Besimi në Zotin
2. Besimi në melekët (engjujt)
3. Besimi në librat e shpallura
4. Besimi në të dërguarit(profetet)
5. Besimi në ditën e Gjykimit
6. Besimi në përcaktimin e Zotit
Po nese nje femer nuk i ben keto gjera ateher si te dallohet se esht myslimane,ajo nuk ka asnje karakter myslimane,asnje gje...
Po nese nje femer nuk i ben keto gjera ateher si te dallohet se esht myslimane,ajo nuk ka asnje karakter myslimane,asnje gje...
Besoj qe pergjigjen e ke tek tema "Islami dhe Terrorizmi" e cila qenka hapur nga MeTTi. Nuk e kam lexuar temen te teren, por nqfs nuk e gjen pergjigjen aty, me trego.
Ju pershendes !
Nuk eshte e vertete vella. Alkooli eshte ndaluar gradualisht, si shume gjera tjera. Nuk eshte ndaluar per nje moment ashtu "RRAP TAP" ! Ne Kur'anin Famelarte,
Nuk eshte e ndaluar te perdoret alkooli per dezinfektim, sepse ky alkool nuk eshtë vera e ndaluar, gjegjesisht verë konsiderohet ajo qe eshte e destinuar per pije. Po ashtu, duhet ditur edhe ajo se disa juriste Islam papastertine e veres e kane konsideruar si papasterti morale, e jo materiale.
Argumente per ndalimin e alkoolit kemi si nga Kur'ani, poashtu edhe nga sunneti i te derguarit tone Muhammedit a.s.
Thote Allahu i Madheruar ne Kur'anin Famelarte:
"O ju që besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar!" (Kur`an, 5: 90).
Ndersa i Derguari yne Muhammedi a.s. thote:
„Alkooli është nëna e të gjitha të këqijave dhe nga të gjitha veset është më i turpshmi.“
Pastaj:
„اdo gjë që shkakton dehje (nëse përdoret) në sasi të mëdha, ndalohet të përdoret qoftë edhe në sasi të vogla.“
Une ceka vetem nje ajet Kur'anor dhe 2 hadithe te Muhammedit a.s. ne lidhje me alkoolin. Besoj qe demet qe mund te shkaktoje alkooli, i din cdo kush
Krijuesi yne ka caktuar rregulla ne kete bote. Zoti si Krijues, e din me mire se te gjithe se cfare eshte e demshme e cfare e dobishme per njerezimin. Andaj, besoj qe nuk ka fjale te diskutohet ne keto gjera te cilat jane te ndaluara rreptesisht nga Allahu Fuqiplote.
Amin insha-Allah t'gjitheve Ghost.
p.s. Emrin Allah, mos harro e shkruan me te madhe vella. Merre kete si keshille nga une.
Selamun Alejkum !
Eshte Muslimane por mekatare nese nuk i zbaton ne praktike, e nuk konsiderohet muslimane nese jo vetem qe nuk i zbaton por edhe i mohon si obligime. Ne Islam jane ca vepra te cilat e nxjerrin njeriun nga besimi Islam. Marrim shembull, mohimin e namazit si urdher i prere per muslimanet nga Allahu etj etj etj.
Ky postim krejt pa kuptim...Je dhe me nick Katoliku...dmth qe duhet t'i kuptosh vete disa gjera...nejse nuk po mar mundimin te te sqaroj gjate gjate. :ciaoo:
Nga kjo rrjedh se edhe nje femer katolike nese i rrespekton keto rregulla asht e bome myslimane apo ?Tek djemet rrethprerja i dallon po tek femrat.............:mah![]()
Pse duhet rrethprerja ?
Ghost, NJE ZOT eshte per te gjithe. Emri ALLAH eshte emri i ZOTIT qe nuk mund te perkthehet ne asnje gjuhe te botes.
Pastak, fjala "ALLAH" eshte poashtu e njejta fjale qe perdoret edhe prej arabisht foleseve te krishterë dhe cifut per fjalen Zot.
Sa i perket firmes tende, nuk ka problem vella. (dhashte Zoti eshte "Insha-Allah//Nese don Zoti). Mundesh edhe keshtu >)
Selamun Alejkum =)
Pse duhet rrethprerja ?
Dy pyetje kisha une. Cfare thuhet per jashtokesoret UFO dmth. E di 100% se nuk lejohet pirja e alkoolit, por a lejohet lyerja me te e ndonje plage a dicka te ngjashme?Selamun Alejkum vllezer.
Faleminderit per pergjigjen. Per pirjen nuk kam dyshim dhe as nuk e ve ne diskutim kete gje. Me shume doja te dija per lyrjen e plageve, p.sh. per pucra apo dicka e ngjashme, d.m.th. synimi nuk eshte per ta pire.