Pushteti krijon varesi si kokaina

kokain.jpg


Për shumë diktatorë apo njerëz të tjerë të fuqishëm, pushteti është shndërruar në diçka pa të cilën jeta e tyre është e pakonceptueshme.

Sipas studimeve të një grupi shkencëtarësh, ky vlerësim nuk është vetëm figurativ, por real, pasi pushteti është në gjendje të korruptojë në mënyrë biologjike.

Një studim i një grupi shkencëtarësh arriti në përfundimin se ndienja e pushtetit ka një efekt të ngjashëm mbi trupin si konsumi i kokainës, pasi rrit nivelin e testosteronit dhe prodhon substancën e quajtur androstanediol, si tek mashkulli, ashtu edhe tek femrat.

Këto efekte çojnë në rritjen e dopaminës, substancës që transmeton ndienjën e kënaqësisë dhe nga e cila mund të formohet një varësi e thellë.

Kokaina punon në një mënyrë të ngjashme, duke krijuar efekte të njëjta, si rritje të vetbesimit, të energjive, euforisë, por edhe ankthit dhe paranojës, gjithashtu dy sjellje të pranishme në shumë njerëz të pushtetshëm.

Udhëheqësi i studimit, komentoi të dielën në të përditshmen britanike, “Daily Telegraph”: “Babuinët në shkallën e ulët të hierarkisë kanë një nivel më të ulët dopamine në zonat kryesore të trurit, por impakti i një ngritje në aspektin social është i menjëhershëm. Diçka e tillë i bën më agresivë dhe seksualisht më aktivë. Ndryshimi është i ngjashëm edhe tek njeriu kur atij i jepet pushtet”.
B.t.chanel
 
Pe: Pushteti krijon varësi si kokaina

Ja shiko keta pushtetaret tane...si jane bere per ate cope karrige.
Shahen e behen cdo dite, kur vjen puna per te marre karrige lepijne ca kane peshtyre :(
 
Titulli: Pushteti krijon varësi si kokaina

Po edhe fitimet qe sjell pushteti nuk jan te pakta, se mund te besh korrupsion e te vjedhesh sa te duash, sic bejn e kan ber pushtetaret shqiptar nder vite.
Pasurimi nuk njeh kufinj.....
 
Pushteti krijon varësi si kokaina

Për shumë diktatorë apo njerëz të tjerë të fuqishëm, pushteti është shndërruar në diçka pa të cilën jeta e tyre është e pakonceptueshme.

Sipas studimeve të një grupi shkencëtarësh, ky vlerësim nuk është vetëm figurativ, por real, pasi pushteti është në gjendje të korruptojë në mënyrë biologjike.

Një studim i një grupi shkencëtarësh arriti në përfundimin se ndienja e pushtetit ka një efekt të ngjashëm mbi trupin si konsumi i kokainës, pasi rrit nivelin e testosteronit dhe prodhon substancën e quajtur androstanediol, si tek mashkulli, ashtu edhe tek femrat.

Këto efekte çojnë në rritjen e dopaminës, substancës që transmeton ndienjën e kënaqësisë dhe nga e cila mund të formohet një varësi e thellë.

Kokaina punon në një mënyrë të ngjashme, duke krijuar efekte të njëjta, si rritje të vetbesimit, të energjive, euforisë, por edhe ankthit dhe paranojës, gjithashtu dy sjellje të pranishme në shumë njerëz të pushtetshëm.

Udhëheqësi i studimit, komentoi të dielën në të përditshmen britanike, “Daily Telegraph”: “Babuinët në shkallën e ulët të hierarkisë kanë një nivel më të ulët dopamine në zonat kryesore të trurit, por impakti i një ngritje në aspektin social është i menjëhershëm. Diçka e tillë i bën më agresivë dhe seksualisht më aktivë. Ndryshimi është i ngjashëm edhe tek njeriu kur atij i jepet pushtet”.
 

Attachments

  • kokain.jpg
    kokain.jpg
    14.6 KB · Shikime: 6
Pe: Pushteti krijon varesi si kokaina

Me kujtohet nje shprehje : Nese do te shohesh si eshte nje person,jepi pushtet:)...

Behet si etje pak a shume ajo gje,do ngritje e ngritje me lart,e nuk ngopesh kurr,pastaj hane kokat e veta...
 
Titulli: Pushteti krijon varesi si kokaina

tani kuptoj pse spo e leshon mazalla Saliu pushtetin...
 
Pe: Pushteti krijon varesi si kokaina

Nuk e dija qe testosterni ndikohet nga pushteti...

Une kam lexu qe meshkujt qe kane nje testosteron te larte ,jane te suksesshem ne shume fusha,perfshi ketu edhe politiken.
 
Pe: Pushteti krijon varesi si kokaina

po e testoj cdo dite tek vetja ime ........ deri diku eshte e vertet
 
Titulli: Pushteti krijon varesi si kokaina

Nuk mund te pergjithesohen gjerat keshtu. Une kam qene aktiv ne politike per nje kohe te mjaftueshme, kam qene pjese e pushtetit lokal (udheheqes i nje dikasteri) por politika ne mua nuk ka krijuar varshmeri, me shume mund te them se ka ngjallur dhe akoma ngjalle urrejtje...(them per kete kuazi politiken qe bejne politikuajt tane....)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top