Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Punë për 50 kosovarë në Finlandë

Pesëdhjetë të rinj, nën 30 vjeç, që nga qershori kanë shans të nisin punën në Finlandë

Pesëdhjetë të rinj nga Kosova do të gjejnë punë në Finlandë në qershor të vitit 2009. Këtë punësim stinor ua kanë mundësuar zyrtarë të ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. Ata vlerësojnë se ky numër i vogël, por ky punësim paraqet një test të rëndësishëm për Kosovën, e cila është e interesuar që të ketë marrëdhënie të mira me Finlandën.

“Jemi shumë të interesuar që të dërgojmë të rinjtë për të punuar jashtë vendit, por kjo ka qenë shumë e vështirë, për shkak të pengesave burokratike që kanë ardhur nga këto vende”, tha ministri Nenad Rashiq.

Punësimi në Finlandë mundësohet nga projekti “BRIDGE Kosova Finland”, ku përparësi do të kenë ata mund të bëjnë mirëmbajtjen e ndërtesave, shtëpive, ndërmarrjeve publike dhe sipërfaqeve të gjelbëruara.

Ata që janë të interesuar për punë në këtë shtet, duhet të jenë të regjistruar në ndonjërën nga qendrat e punësimit në Kosovë, të jenë jo më të vjetër se 30 vjet, të kenë përvojë pune në ndonjërën prej fushave të kërkuara dhe të kenë njohuri themelore të gjuhës finlandeze apo angleze. Ndërkaq, përzgjedhjen e përfundimtare do ta bëjnë ekspertët nga Finlanda në bashkëpunim me ata nga Ministria e Punës.

Rashiq vlerëson se fakti që më shumë se gjysma e fuqisë punëtore në Finlandë pritet të dalin në pension në dhjetë vitet e ardhshme, ngjallë shpresa për ata që nuk kanë mundësi të gjejnë punë në Kosovë.

Zëvendësministri, Gjergj Dedaj tha se ministria e punës është krenare për angazhimin që ka bërë në ulen e shkallës së papunësisë në Kosovë. Shkalla e papunësisë në Kosovë vlerësohet të jetë 45 për qind.

gazeta ekspres
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back